INTERVISTA/ Eduard Selami: Do votoj reformën, edhe nëse PD del kundër! Mosmiratimi, pasoja të rënda për Bashën edhe brenda PD

19 Korrik 2016, 17:57Politika TEMA

Eduard Selami ka deklaruar se ai do të votojë pro reformës në drejtësi, pavarësisht qendrimit të partisë së tij.

“Do të votoj reformën të enjten, pavarësisht qendrimit të PD”, deklaroi Selami.

Ai i bëri thirrje ndërkohë Bashës të gjejë konsensusin.

“Basha të pranojë propozimin euro-amerikan”, tha Selami.

“Vota ime është pro reformës si një mirënjohje ndaj Amerikës. Si unë ka shumë demokratë që ndajnë të njëjtin mendim. Për Bashën do ketë pasoja të rënda nëse nuk voton reformën, madje edhe brenda partisë. Ata deputetë që e kanë mbështetur deri tani nuk do ta mbështesin më nëse i del kundër reformës “, tha Selami.

Intervista e plotë:

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, faleminderit për këtë intervistë. Jemi në një kohë intensive, ka lëvizje të shumta për Reformën në Drejtësi. Kur kanë mbetur edhe dy ditë ende nuk ka një marrëveshje. Ju si e shikoni situatën e krijuar? Edhe përpjekja e fundit mbrëmë për bisedime dështoi…

Eduard Selami: “Unë nuk e kam humbur shpresën akoma, pasi ka edhe dy ditë. Por deri tani fatkeqësisht nuk është arritur ajo pritshmëri dhe përfundim që duhej. Unë mendoj se 18 muaj janë një kohë shumë e gjatë dhe Partia Demokratike ka dhënë kontributin e saj që ky draft që mori formën klasike që tani quhet “Drafti Nuland”, që është më i miri për Shqipërinë, unë mendoj që tashmë duhet të ishte përfunduar dhe mendoj se kjo zvarritje në fund është jo produktive dhe e dëmshme”.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Selami, ka kritika të drejpërdrejta ndaj Partisë Demokratike se po i bën bisht të Reformës. Edhe sot ambasadori amerikan Donald Lu foli pa doreza. Ai përmendi pasojat negative që SHBA-të do të parashikojnë për udhëheqësit që do të votojnë kundër Reformës. Ju si e shikoni qëndrimin e PD-së. Veçanërisht tani që gjithshka ka mbetur te roli i ndërkombëtarëve në procesin e verifikimit të gjykatësve dhe prokurorëve?. A e cënon propozimi i zonjës Nuland, sovranitetin kombëtar të Shqipërisë?

Eduard Selami: “Më hapët disa pista. Le t’i marrim me radhë.Ju thatë Partia Demokratike, dhe unë duke falenderuar ambasadorin Lu. i cili në emër të Amerikës po i bën një shërbim të madh dhe një herë demokracisë shqiptare, duke u bërë një nga promotorët kryesorë që të arrihet kjo reformë që është e domosdoshme në radhë të parë për Shqipërinë, për biznesin dhe për integrimin e vendit në Europë, asnjëherë nuk e ka përmendur Partinë Demokratike. Ai ka përmendur me emër kryetarin e partisë Basha. Dhe në këtë pikë unë jam plotësisht dakort me ambasadorin Lu me kritikën e drejtëpërdrejtë që i bën Bashës. Pse e them këtë? Sepse deri në javët e fundit u kërkua me insistim 88-ta, rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Disa herë zoti Basha tha, pati dhe unanimitetin e grupit, megjithë kritikat që ne kemi bërë, se po qe se bëhet 88-a unë që tani, që nesër e votoj Reformën. U bë dhe më shumë seç kërkoi. Erdhi vetë zonja Nuland, një diplomate e klasit të parë, një diplomate nga më të mirat që ka Amerika sot dhe fatkeqësisht akoma nuk po arrihet. Kështu që në këtë pikë unë mendoj se fatura i shkon drejtpërdrejtë zotit Basha dhe jo Partisë Demokratike.

Unë jam në kontakt të vazhdueshëm, të përditshëm çdo orë, nuk ka orë që nuk jam me demokratët. Demokratët e duan këtë Reformë, duan që të vazhdojë rrugëtimi europian i Shqipërisë, demokratët i janë mirënjohës Amerikës. Ne si parti jemi krijuar mbi frymën perëndimore dhe me mbështetjen amerikane. Lidhjet e Partisë Demokratike me Amerikën dhe Perëndimin janë të pazgjidhshme, janë në themelet e saj. Kërkush nuk mund t’i thyejë. Ai që i futet kësaj rruge nuk ka të ardhme në Partinë Demokratike”.

Zëri i Amerikës: Duket se ka shumë pikëpyetje për votimin e së enjtes. Ndoshta për këtë nuk kanë munguar thirrjet, jo vetëm nga ambasadori Lu, por edhe Bashkimi europian, thirrje drejtuar deputetëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre personale. Ju a mendoni se është diçka e arritshme, duke patur parasysh fuqinë që udhëheqësit partiak kanë mbi përfaqësuesit e tyre, dhe më vjen në mendje dhe kërcënimi i zotit Basha se nëse diçka e tillë ndodh, atëherë do të ketë djegie mandatesh…

Eduard Selami: “Unë shfrytëzoj rastin dhe një herë që të them se ka kohë akoma. Dëshira ime si demokrat është që zoti Basha të pranojë konsensusin, të pranojë draftin nga zonja Nuland, të pranojë draftin euroamerikan. Përndryshe kjo do të jetë me pasoja shumë të mëdha për vetë zotin Basha. Nëse kjo nuk ndodh, është plotësisht e mundur që kjo të kalojë në parlament. Unë jam një prej tyre. Deklaroj votën time pro Reformës, është votë për Shqipërinë europiane, është votë kundër korrupsionit, është votë për të ardhmen e Shqipërisë. Mirënjohje Amerikës. Kanë votën time. Dhe si unë janë mjaft demokratë që deri dje mbështetën Bashën, kurse pas plotësimit të këtyre kushteve nuk ka për të patur mbështetje. Dhe ky është mendim që mbizotëron në anëtarësinë e Partisë demokratike. Dhe në Shqipëri, jo vetëm në bazë të anketave, por dhe në një kontakt fare të zakonshëm e shikon se shqiptarët janë të lodhur nga klasa politike. Unë kam shprehur shqetësimet e mia përpara. Ky është një moment që jepet, që edhe këta që janë faktorët kryesorë që e kanë mbajtur Shqipërinë peng deri tani të kenë një mundësi për t’u rehabilituar. Nëse nuk e kap zoti Basha, keq për të. Shqipëria do përparojë. PD do dalë më e forte”.

Zëri i Amerikës: Ju thatë se si ju ka dhe të tjerë. E keni fjalën për deputetë apo në përgjithësi për demokratët që mbështesin Reformën?

Eduard Selami: “Flas për deputetë. Demokratë po e po. Me dhjetra mesazhe, duhet t’u shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e t’ju them se vota pro Reformës, vota për një Shqipëri të pastër, vota kundër korrupsionit, është një votë për Partinë Demokratike, është votë për Shqipërinë e ndershme dhe europiane”.

38 komente në “INTERVISTA/ Eduard Selami: Do votoj reformën, edhe nëse PD del kundër! Mosmiratimi, pasoja të rënda për Bashën edhe brenda PD”

  1. Kellira says:

    95
    96 Bregu
    97 Patozi

    1. Karmina says:

      Ore Zenin si e kam….
      Adresën e magazinës së fishekzjarreve të lutem, se kam për tja bëjë flakë në dt 21.?

      1. Shqiptar says:

        @Karmina.Hahahhahahahahahhahahahahahahhahahahahhahahahahahhahaha

      2. Tani says:

        xenit i con te fala kusherira SADIJA..

  2. iBaba says:

    Shpresa po rilind ne PD
    Bravo Selami!!!

    1. MetaMafjaLSI says:

      Sa naive qe jeni o milet , undefined do te thosha.
      Ky Selami, nga Librazhdi,do votoje per mirenjohje te USA. JO SE DUHET I REFORMA?

  3. Amerika do te triumfoje says:

    OPA OPA OPA OPA OPA OPA ! DO TA VOTONI TE GJITHE SI QEQO ! HAHAHAHA O SA U KENAQA HAHAHAHA

  4. Shqiptar says:

    Bravo Eduart.Jam i majte por kurre nuk kam dyshuar ne Intelektin dhe Pateriotizmin tend.Ke simpatine trasversale te njerezve te ndershem nga e djathta dhe nga e majta.

  5. Ju z .Selami jeni demokrat I vertet patriot dhe jo antishqiptar si karteli qe keni aty ne parti.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Selami, ke jetuar ne Amerike dhe e kupton mentalitetin e saj.. Po bene gjene e duhur dhe ti e ke pas ditur.. Sot ngrite zerin.. Urime qe po jep nje shtyse ketij grupi mendjengushtes..

  7. Aleko says:

    Nje shpres ne fund te tunelit… Brsvo selami!..

  8. fieraku4u says:

    OHHH SELAM, PD DHE BASHA DO SHKOJ PER LESH NESE NUK VOTONI REFORMEN NE DREJTESI. DO KTHEHENI NE SHOQATE, DHE JO PARTI.

  9. xhevati says:

    Reforma nuk kalon te dashur miq.Nuk e voton as Sala e as Meta.
    Behuni gati per shume zhurme

  10. Lpl. says:

    Atehere çfare prisni votojeni reformen efhe largojeni Bashen nga krytare i partise dhe jepini nje mesim te gjithe te pa bindurve atehere do kete kuptim vota pro reformes , se me votu pro dhe me u arratis neper bote ose ne ndonje parti tjeter ska kuptim qendroni aty dhe merreni partine ne dore ky eshte ajo qe ka nevoje vendi se nuk qendrohet pa opozite sado e keqe qe mund te jete .Po mire ju po votoni por a e voton Meta duhet te jeni te sigurt se Meta e voton se per ndryshe ska vlere kjo sakrifice.Sipas jush Basha sehte dakort se ju te tjeret jeni dakort rrezojeni Bashen bejini grusht partise dhe merreni ju drejtimin.

  11. minella says:

    bravo, dhe kisha e kam besim tek ju dhe tek disa te tjere,

  12. Demokrati says:

    Ky eshte qendrimi i duhur i shqiptarit te vertete.
    Zoti Selami, e vetmja shprese e PD

  13. tr says:

    Bravoooooo ,duhet te jene te gjithe largpames !!

  14. Labi says:

    Bravo,njeri I civilizuar dhe me kulture,kurajoz dhe mirnjohes popullit Te vet qe mezi pret kete reforme sipas shba,dhe be,ka mundesi qe k/prokuror Te jet nje gjerman dhe k/gjykates larte nje amerikan. Kjo do ishte fantastike ….!

  15. Ardi says:

    Njeri me integritet e mirenjohes per ate qe SHBA ka bere per ceshtjen e Kosoves

    1. enter"" says:

      Amerika e beri kosoven qendre islami, per interesa te veta….do e kuptosh vete me vone. Shpresoj te jem gabim

      1. Kuq e zi says:

        Enter
        E vertete…
        mbase per ti bere nje dhurate greqise ngaqe hoqi bazat amerikane

  16. A says:

    Bravo EDUARD SELAMI, djale me mend. Nuk shkohet mbrapa gangsterit dhe te marrosurit qe hjedh vetem gure ne lume dhe te thote shko kape. Kjo ndodh qe mender shpellari, demagog, pervers SALI BERISHA kujton se Partia Demokratike eshte prone private personale e tij qe e ka shkerdhyer keto 25 vjet per interesat e tij personale, te familjes se tij biologjike dhe klanit te tij mafioz dhe kriminal.
    Pastaj, ju EDUARD, jeten e keni edhe ne SHBA dhe jo vetem ne SHQIPERI.

  17. Piro says:

    Bravo! Keshtu duhet te jete cdo demokrat. Beju thirrje dhe kolegeve z.Islami qe mos te mbeten nen skuten e erret te Berishes, Bashes dhe Metes.

  18. Azio says:

    Te lumte Eduard Selami.
    Qenke vertete me dinjitet.
    Shba jo vetem per ty,por edhe per mua dhe shume shoke te mi qe jetojme prej me shume se 2 dekata ne kete vend te bekuar ,ka qene dhe eshte vend qe na jep cdo dite jete e shprese per ne dhe femijet tane.
    We are proud to be american..
    Ne as nje menyre nuk mund ti dalim hasha ketij vendi qe po mundohet me gjithe shpirt te na ndihmoje te gjithe si popull per prosperitet begati e drejtesi te barabarte per te gjithe.
    Edhe njehere z.Selami Thankyou very much.

  19. Qerimi says:

    Patjetr do e votonte. Kur Sala donte ta shqyente e moren ne mbrojtje dhe e strehuan amerikanet. Dhe ska perse behet pjese e medriokritetit qe qe e ka zene per fyti PDne.

  20. LUAN says:

    Z. EDUART SELAMI KA QENE ,ESHTE DHE DO TE JETE SHEMBELLTYRA ME E MIRE E NJE DEMOKRATI SHQIPTAR.
    MODELI BERISHA DHE LAKEJTE E TIJ JANE SHEMBELLTYRA ME E KEQE E DEMOKRATIT SHQIPTAR.
    E DREJTA ZHYTET POR NUK MBYTET. TE RROJNE FAKTORET E HUAJ SE KY POPULL DO TE VUANTE AKOMA ME SHUME.

  21. Ledio says:

    Opa opa me ngadale, kush ti bleu ato sandale..? Me sandale do ti cojme ne Beograd treshen mamaq… Berishe-Meta-Basha. Kane 25 vjet qe klyshat e Ramiz Alise edhe spiunet Beogradit e te Moskes e rropen kete vend. Edhe ne koke te Rames pas 2 vitesh.

  22. ceni says:

    Nuk i plasi Selamit, ka hall se nuk e fusin ne USA,ne te kundert.

  23. vito says:

    Z.Selami rimerr partine qe ta rrembyen me dhune dobicat e Serbise. Shqiperia ka nevoje per opozite konstruktive ka nevoje per politikane rracionale.

  24. sit back and relaks says:

    popull dele.akoma se keni kuptuar qe kush e ul bythen ne poste drejtori e me siper i ka ngjyer duart me mut. sa me lart te shkosh e sa me afer ti afrohesh pushtetit aq me shume je zhytur ne batakun e korrupsionit dhe pislleqeve. e ju i thoni bravo selomit. ajo hale e quajtur parlament mban brenda vetem copa muti kush me e madhe e kush me vogel po te gjithe jane bajga. nuk e kupoj sa dele duhet te jesh qe te rrish e te shohesh ne tv sesi hajdutet bejne kompromise me njeri tjetrin qe te mos denohen. po nuk u hapen dyert e burgut per politikanet qe kane vrare e kane vjedhur kete popull per keto 25 vjet ath ju kam dhjere mu ne reforme. populli i zgjedh perfaqesuesit e tij qe te perfaqesojne interesat e popullit e jo te amnistojne hajdutlleqet e njeri tjetrit ne kurriz te popullit. nuk e kuptoni dot o popull dele se ata jane atje ku jane e i coni ju me voten tuaj dhe pasi shkojne atje ne halene e quajtur parlament fillojne e zihen e cirren se kush do marri thelen e madhe. Jo vetem veting per gjyqesorin, por shqiperise i duhet veting per politiken, per deputete e parlamentit, per administraten publike, per gjitheshka qe kjo klase politike e dhjeu ne keto 25 vjet me ndergjegje te plote dhe jo nga padija. une nuk e di se cdo qullosi kjo reforme por me kaq ndryshime qe ju bene nuk besoj se do jete nje pastrim i shpejte dhe cilesor i gjyqesorit nga dallavaret.

  25. Emigrant ne vendin tim says:

    Ed Selami eshte njohes I mire I democracies se e ka jetuar demokracine per me shume se 20 vjet. Ai eshte figure e paster e PD-se dhe do ishte vertet nje fat per PD-ne por edhe për gjithe Shqiperine qe te ishte kryetari I PD-se. Mjaft më me agresivitetin, arrogancen dhe prepotence e Berishes. PD-ja ka nevoje te Rilind. Shqiperia ka nevoje për nje Parti Demokratike qe te jete Demokratike. E djathta ka njerez shume me te afte e me demokrate se keta qe e drejtojne sot.

  26. Pëllumb Kulla says:

    Përshëndetje, Edi! Nga thellësitë e zemrës!

  27. fieraku NGA ferrasi says:

    O edi
    Po Tani egjete ti te besh deklapaten
    Kur edhe ministro drejtesise vetteton deklarate e bashes
    Po c’ cotribut ke dhene ti qe ngeli kjo e reformes.
    Reforma do votohej edhe pa deklarate tende
    Te kishe prite te mbylleshin negociatat atehere te kishe dale.
    Se keshtu ke dale si krrici para gomarit.
    Aluiznit vazhdon te ndaje tokat e pronareve
    Shkel te drejtat e njeriut e ju do vini ne vend drejtesise me reforme.
    Mos kujto se amerika si njeh edhe tipat si ti.
    Jam demokrat s’ kam perfituar asgje as pronen time por PD u mbush me bij sigurimsash si puna jote dhe iku per lesh.
    Vec nje gje te dish ja ke bere vetes jo lul bashes.
    PF eshte humbese ne qofte se mban njerez si ti.

  28. asd says:

    Selami duhet te udheheqe grupin e brendshem te PD-se proReforme. Eshte momenti i leves. Hiqi qafe dy B-ete se na cane B…

  29. agron says:

    te erdhi dita jote ,shfrytezoje, peshurrja fytyren sales dhe kompanise se tij prej banditi

  30. sherifi says:

    Ore mire keta qe po percahen nje e nga nje dhe do behen disa,po une kame merak nga ata te Metes,se ata mund te marin porosi ne fund fare dhe ta prishin kte pune, megjithate respekte per Z.Selami.

  31. sabi34 says:

    ik ktheu ne usa, se albania eshte matane meridianit 20 ne lindje, e mos na caj bythen me

  32. Andon Dede says:

    Reforma në Drejtësi – farsa e radhës e politikës shqiptare

    nga Andon Dede, Nju York

    E ashtuquajtura “Reformë në Drejtësi” prej kushedi sa kohësh ka qënë dhe mbetet tema e ditës në Shqipëri. Vlerësimet për të janë nga më ekstremet: nga një “revolucion” apo “çlirim i dytë”, që do të ndryshojë si me magji rrjedhën e zhvillimeve tona të mëtejshme, e deri në mohimin e saj të plotë, apo, thënë me fjalë të tjera, si të miratohet, si të mos miratohet, asgjë nuk ka për të ndryshuar në atë vend. Unë jam më tepër me këtë të dytën. Për mua, gjithë sa është thënë e është bërë deri tani për këtë reformë, nuk është asgjë më shumë se një nga farsat e shumta që kanë shoqëruar çerekshekullin e fundit pluralist tek ne. Këtë nuk e them vetëm unë, por kam bindjen se e mendon gjithsekush që ka një minimum kulture politiko-sociale e që ka ndjekur zhvillimet pas-diktatoriale tek ne, pavarësisht se, për arsy nga më të ndryshmet, nuk e thotë këtë, madje mban iso të tjerët. E filluam me “çekun e bardhë”, që do të na sillte parajsën e munguar sa të hapësh e të mbyllësh sytë dhe ja ku arritëm tek kjo e ashtuquajtur “reformë”, që si me një shkop magjik, do t’i japë fund njëherë e mirë çdo shfaqjeje korrupsioni, vjedhjeje e padrejtësie…Ndonjeri që nuk na njeh e që dëgjon një retorikë të tillë, do të hapte sytë e do të mblidhte buzët i habitur: “More po ku paskeni qënë ju deri tani?! Si nuk e keni kuptuar e realizuar me kohë këtë, por keni lejuar një situatë të atillë që po ju merr frymën nga korrupsioni e vjedhjet masive, duke filluar që nga ata lart, që kapardisen në kolltuqe qeveritare e lëvizin me makina të blinduara e deri tek hallexhinjtë e gjorë që mezi shtyjnë ditët me ndonjë lëmoshë që iu jep shteti?!”
    Unë nuk habitem fare me gjithë sa dëgjoj nga politikanët tanë të të gjitha krahëve e niveleve, se ashtu ua do puna. Me të tilla demagogjira bajate e retorika boshe e kanë shtyrë dhe do ta shtyjnë deri në zgjedhjet e ardhëshme, por pyes veten: “Po ata dy ambasadorë, që përfaqsojnë potenciale madhore, a thua se vërtet nuk ekanë kuptuar se me ç’politikanë kanë të bëjnë? Mos vallë ata janë kaq naivë sa të presin që vetë shkelësit e ligjit të firmosin vendimin për prangosjen e tyre?” Është thënë edhe nga të tjerë që kjo do të qe njëlloj si dikush të priste degën e një peme ku është ulur vetë. Edhe këtë të vërtetë nuk jam unë i pari që po e them, por e kanë pohuar me gojën e tyre shumë e shumë të tjerë, madje edhe vetë ata që do të ishin preja e ardhëshme e kësaj reforme. Mos vallë dy ambasadorët e sipërpëmendur nuk e kuptojnë kaqë gjë?! Unë nuk do ta besoja këtë se përndryshe do t’i fyeja, por po e përligj qëndrimin e veprimet e tyre me formulën e stërkonsumuar se “ashtu ua do puna”. Dhe sa herë i shoh që, si një çift i lumtur, bredhin dorë për dore, nga njera seli partie tek tjetra, sinqerisht që ndjej dhe keqardhje për ta. Dhe a e dini pse? Jo se dyshoj në qëllimet e tyre të mira se sa nga gjithë sa kam parë e dëgjuar me sytë e veshët e mij. Po e ilustroj,për të mos u zgjatur, me një shëmbull far të thjeshtë.
    Kohë më parë, vendin tonë e vizitoi prokurori kroat që paskej çuar pas hekurave ish-kryeministrin e vendit të vet. Bukur, meriton vërtet respekt Por kur e pyetën se si e kishin zbuluar korrupsioni e tij, iu përgjegj se qenë nisur nga disa tregues të jashtëm, ndër të tjera edhe nga orët e dorës që mbante.(!). “Ua, çudi, sa interesant…Ku iu ka vajtur mendja…”. Unë i dëgjoja këto e s’doja t’iu besoja vëshëve. “Po pse kjo u ka munguar organeve tona të Drejtësisë që nuk kanë bërë të njëjtën gjë si prokurori kroat dhe jo vetëm ai!?”. Neise, kaloi kjo sigjë çudirat tona. Kur dëgjo dhe ambasadorin e ri amerikan që iu thoshte gjyqtarëve, në një konferencë me ta:”Edhe tej ju, kush ka orë të shtrnjta mundtë gjejë veten pas hekurave në të ardhmen…”. Pra, dhe ky i gjori, po e quaj kështu për nga perceptimi i gabuar që kishte, pra dhe ky fliste për orë të shtrnenjta e më the të thashë, kur politikanët e qeveritarët tanë, të të gjitha rangjeve e niveleve, kanë jo vetëm orë të shtrnjta, që edhe mund të mos bien shumënë sy,por vila gjigante që mund t’i kishte zili edhe ndonjë miliarder i huaj. Po ata shkojnëme pushime në vendte më të shtrnjta të botës. Po ata kapardisen në makina super të luksoze …e kështu me radhë. Po ku i gjetën paratë ata për gjithë këto? Mos vallë duhet të jesh shumë i zgjuar që të arrish në një përfundim të tillë se gjithë klasa jonë politike, me ndonjë përjashtim të rrallë, është deri në fyt e korruptuar? Këtë e dinë dhe e thonë të gjithë, pa asnjë përjashtim. Deri tani ne jemi marrë vetëm me ato raste që kanë bërë bujë, që janë kapur me presh në duar, por për të gjithë është fare e qartë se tërë kjo është vetëm maja e ajzbergut e tërë atij korrupsioni masiv që vetë ligjvënësit e qeveritarët bëjnë ç’është e mundur që të mos zbulohet. Dhe ecë e prit pastaj që këta të jenë të interesuar për një reformë që mund t’ju vërë prangat. Unë e quajta farsë, por kjo që ka ndodhur e po ndodh tek ne do ndnjë emër tjetër më kuptimplotë e më tronditës.

    Vetëm naivët dhe ata që nuk e njohinsadopak realitetin shqiptar mund të mendojnë se reforma në drejtësi do të vërë drejtësi tek ne. Sikur neve nakanë munguar ligjet e dalë qoftë dhe nga ndonjë reformë, që kemi arritur në këtë gjendje. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se dhe krimet e diktaturës së Hoxhës nuk mund të konceptohen si pasojë e ligjevetë mbrapshta të asaj kohe se sa nga fakti që ato nuk zbatoheshin apo nuk përfilleshin fare por dënohej sipa urdhërave të diktatorit dhëe atyre që e ndiqnin pas. Dhe tani, qofsha i gabuar por unë as që pres që kjo reformë, sido që të hartohet e nga kushdo që të hartohet,ka për të zgjidhur ndonjë gjë. Me këtë nuk them se nedo të vazhdojnmë të notojmë pa asnjë ndryshim në këto këneta. Ndryshim do të ketë por jo përnmes reformës por pëmes një procesitë gjatë kulturimi e emancipimi që do të kërkojë kohë të gjatë dhe haraç të madh.
    Ka shumë hamëndësime për reformën që synohettë bëhet. Unë mendoj searsyeja kryesore është që të lihet përshtypja se ja dhe tek ne po bëhet reformë nga “reformatori i madh” që e ka emrin Rama, packa se po të zbatohej ligji si gjetkë ai nuk do të qe ulur jo më në karrigen e kryeminsitrit por mbase dh do të kishte përfunduar në ndonjë dhomë pa karrige Kujtoni opër këtë vetëm betonizimin e Tiranës që nukka Perëndi që t’ia falë krimin që ka bërë gjatë kryebashkiakllëkut të tij të shpërblyer edhe nga OKB-ja..
    Edhe fakti që për reforman janë angazhuar ambasadori amerikan dhe ajo e BE-së, as që ma ndryshob mendimin për të që e shpreha më sipër. Jo këtatë dy,por edhe sikur Soloni i madh të çohej nga varri e t’i kushtohej reformës sonë, nuk ma bush mendjen se diçka do të ndodhte. Ne harrojmë se e gjithë e keqja jonë është nga ata që na kanë drejtuar e po na drejtojnë, tek psikologjia që është rrenjosur tek secili tek ne se pa lekë nën dorë në Shqipëri jo është e vështirë por dhe e pamundur të kryesh ndonjë procedurë nëpër zyra e deri të vizitohesh tek mjekët.
    I përmbahem idesë të shperhur edhenë shtyp se pa një formim jo vetëm profesional por dhe moral të punonjësve të drejtësisë, prokurorë e gjyqatrë, as që mund të ketë ndryshim. Pra pa ndryshuar katërsicërisht ata,nuk ka reformë në botë që mund të fusë në shina drejtësinë shqiptare. Dhejo vetëm drejtësinë, pro tërë sistemin tonë shtetëror, gjtihçka që lidhet me jetën e qytatarëve. Është njëlloj si të besosh nga një njeri i ulur në nëj degë të thatë lisi lisi që për të krasitr pemën të presë pikërisht atë degë ku është ulur vetë. Që të kthehet besimi ihumbur tek qytetarët shqiptarë, do të duhej një operacion i përmasave të mëdha. E pse të mos jemi të sinqertë të pakën me veten kur dikutojë për këtë çështje. A nuk mendojnë të gjithë tekne se ata lart janë njerëzit mëtë korruptuar dhe se pa filluar krasitja e tyre, është e kotë çdo reformë e çdo inicativë tjetër. Të gjithë e pranojnë tashmë se korrupsini tekne ka depërtuar tek të gjithë kapilarët e trupit që mban emrin Shqipëri, duke filluar pra nga maja e kupolës e duke përfunduar tek punonjësi më i thejshtë i një institucioni, siç mund të jetë fjala vjen roja e një spitali që s’të lë të hysh pa i dhënë dicka nën dorë. Dhe si mendoni ju se tërë këtë kancer social mud të zgjidhë reforma? Vërtet ka njerëz kaq naivë tek ne?
    Flitet për një rikthim të besimit të shqiptarëve tek drejtësia. A thua se ka ekzistuar ndonjëherë një besim i tillë? Mendoj se jo. Që nga taksidatër e Perandorisë Osmane e deri tek doganiertët e sotëm që po shkarkohene burgosen përditë, nekemi qënë e jemi dhe do të jemi edhe për shumë kohë lehtësisht të korruptuar, kryesisht edhe falë varfërisë ekstreme që kemi përjetuar.
    Nuk besoj gjithashtu se vërtet kaptimistë që besojnë se permes kësaj reformë do të ndreqet ndonjë gjë. Unë nukjam gjyqtar por aq gjë e di shumë saktë se po të kishin funksionuar tërë hallka e sistemit që kemi edhe sot, nëmos të gjitha shkeljet(pra dhe aktetk korurptive) do të minimizoheshin, se për të pretenduar që ato të zerohen,as që mud t’iu shkojë nëmend. Shkelje apo dënime të pameriutuara , lehtësuese apo rënduese, kanë ndodhur e pondodhin edhe në venbdet me shtet të konsoliduar e jo më tek ne që jami akoma në shpërgënj.
    Nuk ka n evojë të radhism shëmnbuj se ata janë me shumicë dhe i dinë të gjithë. Këtë e dinië dhe ndërkombëtarët, që sipas dsave nuk i zë gjumi për Shqipërinë. Ndaj ata, ndërkombëtarët ua kanë vënë si kusht poltikanëvetanë që pa këtë reformë e kanë kot tëtrokasin në dyert e BE-së.
    Nuk është hera e parë që flitet tekne për reforma të drejtësisë por sa herë është folur apo janë miratuar ato, është synuar që politiaknët e ashtuquajtur reformues kanë synuar jo ndreqjen e sistemit të drejtësisë por ta kenë atëm drejtësinë, ose aleat aose ta mbajnë të trembur prej tyre. Këtë po synojnëdhe tani, pavarësisht se sa do t’ia arrijnë. E thashë dhe më alrt se nga kjo rrugë pa krye nuk e shpëton reformën as angazhimi i ndërkombëtarëve,për të mos thënë se protagonizmii tyre, siç po e shohim përditë në media, është turpi ynëmë i madh. P të mos mungonte vullnetipolitiki klasas tonë politike, reforma mund të bëhej edhe pa pjesëmarrjen e tyre, sidomos në ditët tona kur burimet e informacionit janë me bollëk veç të shtypësh butonin e kompjuterit.
    Gjithë kjo zhurmë që po bëhet nga politkanët tanë të Legjislativit e të Ekzekutivit, kërkon të përligjë edhe dicka tjetër: sikur tek ne gjithë fajin përkëtë gjendje korruptive na e paska vetëm sistemi i drejtësiësë se të qe për ata, nukdo të qe kështu se at gjoja janë të ndershëm etj.etj. Ak andonjë budalla tjetër që mudt hajë këtë? Që sistemi i drejtësië ka përegjegjësinë krysore kjo është e vërtetë, pro jo e tëra. Po kaq përgjegjësi kanë dhe vetë të korruptuarit.
    Për këdo është e qartë se që të arrihet të vendoset rendi e drejtësia tek ne, duhet të reformohet së pari vetë poltika shqiptare. Janë ata peshkaqenët e mëdhenj që e pengojnë reformën e vendosjen e ligjit tek ne.Pra, pa ndryshuar sistemi tonëpoltik as që mdun të pritet reformimi i ndonjë sektori tjetër, se janë ata, krerët 3 shtetit që kanë çelësat e dyerve të çdo sektori. Pra përgjegjësinë kryesore për këtë të ashtuquajtur reformë që po na shrdhon veshët, e ka politika shqiptare e mbrapshtë, sidomos e këtij çerekshekullit të fundit, se për më thellë tashmë nuk e vlen të flitet. Poltika shqiptare e ka dshur drejtësinë të pavarur në letër por në të vertetë ka bërë ç’është emundur që ta ketë nën hyqëm. Me të drejtë shtrohet pyetja: si mudn të bëhet një reformë në drejtësi ata politkanë qtë veshur me pushtet të cilët i trëmben asaj më shumë se kushdo tjetër për zulluimet që kanëq bërë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ロボット sex

    ラブドール リアル 多くの大人は、性生活の中で快くて奇妙な何かを探します

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール トルソ

      ダッチワイフ 大人のダッチワイフは、時期尚早の分泌物やインポテンスを治療できますか?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje