“Lista e Zezë” e presidentit të SHBA, si ndëshkim për udhëheqësit politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme

19 Korrik 2016, 19:02Politika TEMA
“Lista e Zezë” e presidentit të SHBA, si ndëshkim

Ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi ata politikanë shqiptarë që bllokojnë reformën në drejtësi, se “do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme.

Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni.”

Po çfarë janë udhëzimet specifike nga Uashingtoni?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës aplikojnë atë që quhet instrumenti i krizës, i cili kur vihet në zbatim, ka disa nivele të tij.

Niveli i parë është niveli i udhëzimeve politike.

Një i tillë i ka ndodhur Partisë Socialiste tre vite më parë, kur hezitonte të votonte draftin e Gjykatës Administrative, stafi i së cilës u zgjodh i gjithë nga rethi i ngushtë i familjes Berisha.

Në atë kohë, ambasadori amerikan në Tiranë i komunikoi zotit Rama shqetësimin politik të SHBA për qendrimin e PS dhe Rama reflektoi.

Niveli i dytë i dorëzimit të instruksioneve për veprim politik, në rast krize, është ky që ambasadori Lu ka bërë sot publike, dhe që thotë se do t’ua dorëzojë liderëve të partive politike.

Por, siç paralajmëroi ambasadori Lu, bëhet fjalë dhe për udhëzime që do të kenë ndikim afatgjatë personalisht për udhëheqësit politik që votojnë kundër reformës.

Edhe pse kjo nuk është e specifikuar, bëhet fjalë për futjen në listën e zezë të presidentit të SHBA, e cila është një nga instrumentet kundër liderëve politik në botë që refuzojnë të luftojnë korrupsionin dhe janë të identifikuar si udhëheqës që blejnë pushtetin e tyre apo me lidhje me terrorizmin.

Lista e zezë e presidentit të SHBA bëhet publike nga presidenti, por ajo hyn në veprim menjeherë kur shkojnë rekomandimet.

Ajo nënkupton izolim fizik, mungesë vize për SHBA dhe BE, si dhe konseguenca në rrethin tënd të afërt familjar në këto drejtime.

Siç po shkon puna, nëse Partia Demokratike nuk e voton reformën, në këtë listë hyn Lulzim Basha dhe Sali Berisha, ndërsa të preferuarit e Perëndimit brenda PD, ngelet të dëshmojnë indvidualitetin e tyre politik për t’u distancuar nga liderët që do të izolohen.

25 komente në ““Lista e Zezë” e presidentit të SHBA, si ndëshkim për udhëheqësit politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme”

  1. Shqiptar says:

    God Bless The United States of America.

    1. biometri says:

      O Mero e presim me nje bast qe as Basha as Berisha nuk hyjne ne ato lista qe thua ti?
      Dhe qe perkudrazi, Basha do vij ne pushtet dhe ambasadori i tanishem apo i ardshem thjesht do mbaroj punet e tij me te?
      Po mjaft ore e trajtuat kete popull si foshnje ne pelena se late nam

      1. g says:

        Edhe Mubaraku ishte mik shtepie i Hillarise, po ia futi sa krahu Amerika kur erdhi puna…
        Keshtu qe keta hajdutet e Shqiperise nuk mund te flene te qete jo…

    2. USA says:

      Amin . Shyqyr qe jane amerikanet sepse ME EUROPIANET DO ISHTE E LAGU APO NUK E LAGU.

    3. jona says:

      Kam frike se Luli ka pasaport hollandeze dhe nuk besoj se do ti bejne dot gje me kete listen e zeze sepse hollanda eshte vend me pesh ne BE dhe duhet te jene arsye te forta qe mos ti lejojne nje qytetari hollandez te shkoj ne USA apo familjareve te tij,mbase keto sanksione do kene efekt vetem tek Saliu dhe ca te tjere afer tij qe nuk disponojne pasaporta te huaja

  2. Nexhmie Hoxha says:

    E vonuar lista, shume e zgjatet!!!!!
    Duhej ta kishit zbatuar me kohe, se kane bere qejf qente, me paret e populllit, i cili vuan padrejtesite e buken e gojes.

  3. Lexues i TemA says:

    Hajde tashi!
    Lueje mace kryet e kaut !!

  4. babo says:

    Hajt per hajer. Po prisni se nuk keni pare asgje akoma. Mos i genjen mendja se qeverisin dot bashke PD+LSI me SHBA kunder??? Qesharake

  5. Kosmos says:

    BASHA NUK DORZOHET PER HIR TE BERISHES . AI D DIN QE DO TE KETE PASOJA ,POF ESHTE J DETYRUAR TI QENDROJ BESNIK SALIQENIT ,ANTUSHQIPETARIT ME TE MADH TE KOHRAVE .

  6. pse says:

    Basha do i beje tetshin Berishes minuten e fundit…nuk ka koqe Basha

  7. Rroft amerika vdekshin politikanet me gjith familie

  8. Rroft amerika vdekshin politikanet shqiptar Mr gjith familie

  9. korrnac says:

    marshallah!
    na nxorret mallin e komunizmit me ato internimet dhe debimet e “armiqve dhe familjarve dhe te afermve te tyre”!
    tamam si kto “porosity” amerikane.
    si n komunizem qe kush ishte me biografi t keqe sepse kishte mendu ndryshe nga c mnendonte dull hanxhari kuq,kush ishte anti dull pra,s delte ne usa dhe europ.
    edhe njerzit e tij…
    por nji gje s shkon ktu. a mund t ja prishi passporten holende lulit ky ambasadsi?

  10. korrnac says:

    luja I thot “un i qi ropt me t mirit”!
    luli ja kthen “me ter men e ke.? a t ja them sales?

  11. Bruxelles says:

    Ne ua qajme hallin plehrave, ata jane me pasaporta perendimore sa naiv popull qe jemi…

  12. Shpresoj says:

    Kombi ynë është për t’u respektuarë veçanërisht nga Europa,( Joseph politikanët shqiptarë),Kristianizmin e shpëtoi Gjeneralizmi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vetëm vendi i Bekuarështë nga Zoti (SHBA) e ka shpëtuarë dy herë , e para nga inati ndjeri President Willson, e dyta nga inati veçanti Presidenti Bill Clinton,respekte I takojnë gjithashtu Presidenti George W.Bush dhe Presidenti Obama, këta tre e zgjuanëma dhe detyruanë Evropën të japë ndihmën e saj në shpëtimin e shqiptarëve nga politikanët e ulët të cilët e zhvatin çdo, I heqin gjithçka. Nuk mund të lë pa ujë shprehur sinqerisht dhe me dashuri e respekt të veçantë për Papa Francis ,I cili I drejtua Evropës kur tha:” Lërini Shqipet të fluturojnë “. Erdhi dita e shpresës, erdhi dita që shqiptarët të jenë të barabartë para ligjit, nuk ka shans që të mos miratohet Reforma e drejtësisë.
    Ju lutem Tema pranoni mesazhin tim, tre herë më keni refuzuar.

  13. Shpreso says:

    Kombi ynë është për t’u respektuarë veçanërisht nga Europa,( Joseph politikanët shqiptarë),Kristianizmin e shpëtoi Gjeneralizmi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vetëm vendi i Bekuarështë nga Zoti (SHBA) e ka shpëtuarë dy herë , e para nga inati ndjeri President Willson, e dyta nga inati veçanti Presidenti Bill Clinton,respekte I takojnë gjithashtu Presidenti George W.Bush dhe Presidenti Obama, këta tre e zgjuanëma dhe detyruanë Evropën të japë ndihmën e saj në shpëtimin e shqiptarëve nga politikanët e ulët të cilët e zhvatin çdo, I heqin gjithçka. Nuk mund të lë pa ujë shprehur sinqerisht dhe me dashuri e respekt të veçantë për Papa Francis ,I cili I drejtua Evropës kur tha:” Lërini Shqipet të fluturojnë “. Erdhi dita e shpresës, erdhi dita që shqiptarët të jenë të barabartë para ligjit, nuk ka shans që të mos miratohet Reforma e drejtësisë.
    Ju lutem Tema pranoni mesazhin tim, tre herë më keni refuzuar.

  14. lili says:

    lui me pashaport amerikane ,e me pashaporte holandez tash eshte pra nuk preket nga ndikimi i Lu-se!

  15. vata says:

    Ne listen e zeze ka edhe ushtarake qe furnizojne Mriken me leke, Sekretar i Pergjithshem Kraja, komandante pianece, drejtore pianece qi mblidhen rreth Mrikes me i dhan dollare, euro, leke sa her asht tu shku jashte se don me ba pazar.. UFFFFFFFFF shteti ka ra me keta hajdute..Shyqir qe nuk jam ma n’ushtri….

  16. Loni says:

    Kush nuk voton Reformen ne Drejtesi, eshte kriminel

  17. Vicidoli says:

    Sali nxir kallepet e tritolit ne Mamuras e Fushe Kruje.
    Merr dhe ata 5 mije trimat ca nga Mamurasdi, por ca edhe nga Serbia qe t’ia marrim pushtetin Edit. Precedentin per te ardhur ne fuqi me ndihmen e mercenareve serbe e ke.
    Sali te erdhi fundi, ti edhe klanit serb qe i mori shpirtin Shqiperise keto 25 vjet.

  18. Goni says:

    GOD BLESS AMERICA FOREVER!
    RROFTE SA MALET TONA ZONJA NULAND!
    RROFTE SA MALET TONA ZONJA VLLAHUTIN!
    RROFTE SA DO TE RROJE SHQIPERIA ZOTI LU!
    AGRON SELAMI

  19. Xhixhi says:

    Thank You Mr. Ambasador Lu for the GREAT support of the Albanian people!!!!
    This is the super move that was very much needed!!! These so-called politicians are the gangrene of our good-hearted country, Albania!
    MAY GOD BLESS THE UNITED STATES OF AMERICA!!!!

  20. beni says:

    Reforma do te votohet se e thote Amerika!

  21. populli says:

    po per çlista flet ky, kur (nuk mund te them per tani), por kjo ambasade u be streh e spiuneve te enverit, duke i punesuar aty . po kta jan me 100 bytha, kete listen dikur ja tunden edhe Rames, po kur e pane se Rama nuk luajti nga istikami e graduan duke e ber kryeminister. nuk ka vend te botes ku nje ambasador te marre pjese ne protesta, apo te beje fushate per kete apo ate forc politike, ndoshta per kete aresye duhet shporrur kjo klase politike qe ja drejton bythen gjithkujt vetem te mos u merret karrigia. keta vijne pa brek ne bythe ne Shqiperi, dhe kthehen miljonere, shqiperia per ta eshte nje miniere ari ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje