“Deklaroj votën time pro reformës, është votë për Shqipërinë europiane, kundër korrupsionit, për të ardhmen e Shqipërisë. Mirënjohje SHBA, kanë votën time, dhe si unë janë mjaft demokratë që deri dje mbështetën Bashën, por pas plotësimit të këtyre kushteve, nuk ka për të patur mbështetje dhe ky është mendim që mbizotëron në anëtarësinë e PD-së”
Ishte kjo deklarata e prerë e deputetit demokrat Eduart Selami në VOA (Zëri i Amerikës). Ish-kryetari i PD-së në vitet 1992-1995 dhe deputeti i saj në ’91-’96 i rikthyer pas 17 vjetësh kritika nga SHBA ndaj Berishës, duket i prerë në atë që thotë, duke qëndruar për hir të së vërtetës koherent si gjthmonë në qëndrimin e tij pro-amerikan. Siç shkruan edhe Avokati Spartak Ngjela pak pas trasnmetimit të intervistës së zotit Selami, “ai nuk do të vihej kurrë kundër atlantizmit, perëndimit dhe destinacionit europerëndimor të Shqipërisë”.
Në kohën kur Berisha thjeshtë po hesht e dirigjon, në kohën kur Basha i rri larg propozimit të SHBA-ve, Selami pati guximin që të dilte publikisht dhe t’i jepte votën reformës. Siç kërkojnë 95% e shqiptarëve, duke u dakordësuar me Nuland-in në një moment që vetëm Edi Rama është pro reformës me firmën e SHBA/BE.
Kjo është me pak fjalë lëvizja e Selamit sot, i cili zgjodhi pikërisht Zërin e Aerikës për t’i dhënë votën reformës së mbështetur nga SHBA, BE dhe PS.
Por, përtej vështrimit të parë të kësaj deklarate, e cila flet për një ndasi të qartë brenda PD-së sa i përket votimit të reformës në drejtësi, ka edhe një anë tjetër e cila duket sikur po ngjizet në këtë moment kritik politik. Sepse, në momente të vështira lindin përherë mundësi për njerëz “të rinj”. Kjo mundësi mesa duket po lind për Selamin. Pro amerikanin dhe pro perëndimorin e djathtë i cili përpos të shkuarës nuk ka lëvizur asnjëherë përsa i përket orientimit të Shqipërisë. Përballë tij gjendet Basha që nuk arriti të bëhej lider dhe të mos pyeste Berishën në këtë moment historik për vendin. Nëse do e bëntë, ai siç thotë edhe Selami, anëtarësia e PD do mund ta shihte si liderin e ri të PD.
Kjo nuk ndodhi. Basha është dukshëm anti SHBA/BE. Ndaj në PD ka dy linja mendimi. Selami u shpreh se mbështet ambasadorin Lu për atë që thotë për Bashën , që do të thotë se SHBA-ve po ju del nga Partia Demokratike nje ish-kryetar, sot deputet i PD-së i cili është pro amerikan në politikën e tij. A është ky hapi i parë drejt një grupi brenda PD-së me udhëheqës Selamin që do të votojë pro reformës në drejtësi, duke marrë me këtë kauzë edhe drejtimin e Partisë Demokratike pas kalimit të reformës?
Po të shohësh gjuhën dhe të shkuarën e Berishës dhe Bashës, është e dukshme se e kanë humbur jo vetëm besimin e SHBA/BE, por edhe të vetë demokratëve (siç u shpreh sot Selami).
Kjo pra është situata e re e krijuar në PD, e njëkohësisht kjo është edhe drita në fund të tunelit për PD-në, e cila e ndodhur në një qorrsokak ku e ka futur frika e Berishës dhe Bashës nga drejtësia, sot ka parë shkëndijën e parë të ndryshimit me Selamin si një lider të mundshëm që më së paku, është në një mendje me demokratët për sa i përket të ardhmes së vendit, pra drejt perëndimit dhe jo izolimit.
Bashkë me reformën në drejtësi, ka shumë gjasa që të mos fitojë vetëm Shqipëria një drejtësi siç i ka hije, por edhe PD-ja një kryetar me shikim nga SHBA/BE-ja, ndryshe nga sot. (Lexo.al)
Pd duhet te perfaqsoet nga demokrat patriot dhe jo antishqiptar nga brezat pasardhes te perndjekurve politik qe i kan tallur dhe te spastroet njeher e mir nga kanceri berisha pasi ky te denoet me djalin e tij me burgim te perjetshem
Model i suksesit në biznes e familje! Bravo të madhe! Por për të korrur atë që ke mbjellë do korrësh!
nuk e di ai pelqen gjahu Selamit
Kush e ka shkrujt kte, Ilva Tare??????????
Sipas kesaj logjike, krytar i PD behet ai qe i pelqen SHBA-ve.
Po “populli demokrat” a pyetet gjekundi ?
Po te ndodhte vertete kjo….do ishte nje fat i madh jo vetem per PD por per Shqiperine me shume. Sido qe te jete, Selami ka qene gjithmone pro USA dhe madje i nxitur nga Usa per te mare fatet e vendit ne dore, por berisha si satana qe eshte e nxorri jashte loje dhe per pak sa se beri deshmor si hajdarin, apo sic desh te bente dhe Zef Brozin…..ishalla kthehen te dy keta
..do kete me shume shpresa per nje Shqiperi me te mire….
Eduart Selami..RESPEKT PER ATE QE THUA;E BESOJME ATE QE THONI Sepse ju nuk jeni “Lyer”nga Kthetrat e Korrupsjonit VRASES qe ka Ndertuar Kupola e Politikes Shqipetare ne kete “Demokraci” te Dhjere.
1-Vetem Duhet te dini se Vendi Juaj ne PD-e, nuk eshte per ju THJESHT Ne PD-kemi Vrases si Berisha..Tradhetare si Berisha dhe Lul Basha…ect.
Nuk Po Zgjatem Ed Selami…Vota Juaj eshte Mirenjohje per te Gjithe EMIGRANTET,dhe jo vetem Per Ameriken….
Barbari berisha,eshte ne grahmat e fundit,nje vdekje e sigurt politike dhe juridike e tij.Por ai po e ben si Luigji i 16,mbreti i Frances,qe deklaronte “apres moi le deluge”-pra” pas meje le te behet kiameti”—m.qn.se Saliu po shkon ne varr,do qe te marre me vete edhe Pd,bashke me pjesen tjeter te opozites.Ai e ka privatizuar Pd dhe i duket si prone private e tij dhe e familjes se kriminelit Sali.
Brravo Zoti Selami. Rrespekt nga shum shqiptar te cilet jane poshteruar nga gjyqtare dhe politikan te korroptuar si Berisha.
Mendoj,dhe e theksoj me te madhe se koha erdhi ,nuk duhet pritur me.Mendoj se E.Selami e meriton te quhet shpresa e PD.Une si shume te tjere e pershendesim z.Selami,ndoshta eshte njeriu i duhur dhe ne kohen e duhur qe mund te ri-ngrije PD nga balta ku po e cojne Sali-Basha e sorrollop.Mendoj se ai mund te jete alternativa e vlefshme per te perballur z.Rama qe te themi te drejten vetem po e zhvat Shqiperine duke e bere me keq se paraardhesit .Nese opozita do kishte nje njeri vizionar ne krye besoj se kryeministri do ishte ne pension tani,e bashke me te dhe sivellezerit e tij Meta-Berisha qe i kane pire gjakun si shushunje ketij populli.
BRAVOOO>
Horr 100 karat.ktheu ne Amerika dhe laj pjatat
Ben Blushi ne krye te PS dhe Eduard Selami ne PD do te ishin dy lideret perfekte te politikes Shqipetare .Politikane te kohes modern largpames, te paster e te drejtperdrejte.Me keta lidere do te kishim dhe parlamentin me dinjitoz qe ka pasur ndonjehere Shqiperija.Uroj te ndodhe kjo sa me pare ne te mire te partive te popullit dhe Shqiperise.
Qendrimi ndaj Selamit &Co do te jete nje test per PD: SA NDIKON ISH KRYETARI?