Lu dhe Vlahutin, na ndihmoni t'i pastrojmë këto plehra

19 Korrik 2016, 21:07Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Kjo është një gjykatëse e Gjykatës së Lartë (e pezulluar) maja e piramidës së drejtësisë së një shteti.

Kjo i mori 50 mijë euro një njeriu për t’i dhënë vendimin në favor.

Ai burri që i dha paratë, tani është në burg, ndërsa kjo që i mori, është e lirë.

Ai burri, me gjasë, pagoi për të marrë atë që i takonte. Logjika ta do se kishte të drejt!

Kishte një çështje prone, që e kishte fituar në dy shkallët e para.

Absurdi i madh është që kjo gjykatëse i mori para dikujt për t’i dhënë të drejtën.

Për ata që kërkojnë të fitojnë padrejtësisht, çmimet janë disa herë më të shtrenjta.

Absurdi tjetër është se kjo tregtare e ligjit është e lirë, ndërsa ai që u detyrua të pagujë, është në burg.

Para se të firmosnin vendimin për pezullimin e saj dhe arrestimit e të shoqit sekser, dhe njëkohësisht këshilltar për Sigurinë Kombëtare (O Zot në duart e kujt është siguria), kolegët e saj e njoftuan.

Ajo iku, fshehu burrin në Itali, dhe u kthye, e qetë se mes sojit të saj nuk e gjen gjë.

Njerëz, edhe kjo gjykatëse është zgjedhur me konsensus politik.

Edhe të tjerët si ajo janë zgjedhur me konsesus. Konsensusi PS-PD-LSI. Këta monstra janë produktet e konsensusit tonë politik, që në shqip do të thotë Pazar. Pazar i ndyrë!

Ndaj duhet të miratohet ajo reformë.

Ajo nuk është çudibërëse, nuk është magjike.

Por unë kam besim se prezenca e ndërkombëtarëve, e amerikanëve më saktë, do të bëjë që këta njerëz të mos emërohen nga pazaret e politikës sonë atje dhe të bëjnë këtë që bëjnë, duke i siguruar mbrojtje atyre, e duke bërë batërdinë për vete.

Ndaj të bëjmë gjithçka mundemi për të ushtruar presion mbi politikën.

Faleminderit SHBA dhe BE për këtë vendosmëri të paparë, për ta bërë këtë reformë, për të pastruar këto plehra.

24 komente në “Lu dhe Vlahutin, na ndihmoni t’i pastrojmë këto plehra”

  1. Me kujtohet nje emision me te ftuar nderkombetare per Irakun ku ishin te ftuar intelektuale irakiene ne mergim. Intelektualet irakiane ngrenin e mbronin tezen qe amerika duhet ta ndihmoje popullin irakian qofte dhe me lufte; Sadam Hyseini duhej te rrezohej. Perballe ishin ne studio intelektualet Gjermane qe thonin: Gabim liria vetm fitohet nuk dhurohet. FAZIT: pa koment Iraku i sotem…

    1. babo says:

      O koder pas bregut te Sales. Ne nuk po ndryshojme rregjim apo rend social me tanke, duam te heqim gjyqtaret e kooruptuar miq te politikanve. Dhe keta nuk i skarcojne dot politikanet o Bari FAlli, keta i skarcojne pa lufte – me leter e laps ata nderkombetaret.

    2. XXX says:

      O Kodra Rrashbullit
      O hajvan qe ske shokun qe po na shtireni patriot te kulluar.
      E verteta eshte qe ti dhe te tjeret si ty kane frike nga reforma se po ju troket ligji te dera e do ju duhet te justifikoni milionat e vjedhura perndryshe humbni pasurite e ju pret dhe burgu
      Natyrisht qe do me pelqente nje drejtesi me gjykates te ndershem shqiptar.
      Por duke pare keta mostrat qe kemi amin ora kur do vijne te huajt e te na vene drejtesine.
      Per pronen time kam paguar leke lart e posht e keta vampire jo qe se zgjidhin problemin por e lejne kastile qe te perfitojne sa me shume.
      Te informoj qe une jane miliona shqiptare
      Prandaj edhe po ti shof te verem prej llape tuj kullu gjak keto qelbesira jo qe s do ti ndihmoja por do veja ene i cik kryp e limon te plaga

  2. Tarrasi says:

    Budalla gazetar !
    Cfare do te thuash pas dy vitesh kur te kapet ( po u kap ndonjehere ) ndonje gjyqtar qe ka marre 100.000 euro ?
    Hajde ti ore Putin te pastrojme te gjithe keto plehra ?

    1. g says:

      Me cudit fakti qe shume njerez i meshojne filozofise dhe abstraktizmit te nocionit te “pavaresise” qe konkretisht dhe praktikisht nuk ekzistion ne nje vend skandaloz si Shqiperia. Ne te njejten kohe te gjithe cirren per tu futur ne Evrope dhe praktikisht kane kohe qe plotesojne detyrimet qe kerkohen nga konventa nderkombetare. (si venecia per shembull).
      Pavaresi ekonomike skeni— vendi me i varfer ne Evrope
      Siguri territori skeni —- cdo shtet tjeter te pushton kur te doje
      etj, etj,,,,
      Per cfare pavaresie flisni juve? Pavaresi abstrakte?!

      Pallvrat e Saliut se po i vete laku tek fyti. (shpresojme…)

  3. Kjo thith lopa te merret ne pyetje nga FBI per ceshtjen Meta dhe gerdecin mbas reformes ne drejtsi dhe te denohet pastaj te dal te shes cigare te hapme trotuarit ose banane si gjith populli hallexhi

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Epo te paguash gjobe dhe te futesh ne qeli dhe sekseri qe I merr vezhgon.. Qesharake.. Manjani, bej “short” me gogla bashke me “Gjon Gjinin” ta marri kjo persiper ceshtjen relatore te vetvetes dhe beni drejtesi..

  5. babo says:

    E sigurte eshte qe kjo do ishte tek lista e hapur qe do PD+LSI , pa filtrin e nderkombetarve.

  6. Zadigu says:

    Kam frike se ketij pordhacit te gjate prape po ja fusin. Pranoi 6 me 6 por pa kaluar Java u bene 8 me 4 Tani po ja paralizojne dhe nderkombetaret. Me mire mos te votohet dhe PS te mbledhe mendjen dhe ti shtrengoje rip in ketij lolos qe kane per kryetar.

  7. Ylli says:

    Do zoti e shtetet e bashkuara nuk na braktisin ne keto minutat e fundit te shteses se ndeshjes, ata jane e vetmja garanci per ne njerezit e thjeshte

  8. Altin says:

    Shkrim i mbushur me disinformim dhe pasaktesi.
    1.Kete gjyqtare e kane votu vetem te majtet ne parlament,bashke me disa parti te vogla(ka marre 74 vota),pra nuk eshte rezultat pazari apo konsensusi.
    2.Personi qe ka pagu leket per te fitu gjyqin,nuk kishte te drejte.Ishin 40 ha toke ne Butrint!!!!Edhe dy shkallet e tjera i kish fitu me leke.
    3.Per gjyqtaren vete prokuroria nuk kerkoi arrest,por vetem per te shoqin.Gjykata e Larte dha masat qe kerkoi prokuroria.
    4.Nuk eshte lajmeruar nga koleget e saj sepse ata jane thirr ne mbledhje urgjent te shtunen dhe u eshte caktuar gjyqi,kolegja kishte ikur nje nate para.Prokuroria ka material qe gjyqtarja e dinte per hetimin qe dy-tre dite para,pa shkuar letrat ne gjykate.

  9. vjola says:

    Per nje periudhe sa te vihemi ne brazde duhen nd/komb me patjeter.Ka hyr hajdutlleku ne cdo qelize dhe nder breza trashegim nga prinderit hajdut e vrases.

  10. nord.al says:

    Vertete kjo gjykatese eshte zgjedhur me konsensus , por kemi ruajrur sovranitetin.

  11. E drejta triumfon nje dite says:

    Dhente Zoti qe kete here Amerika dhe EU ta kene me shume seriozitet e te mos lodhen nga ato qe do shohim e degjojme pas reformes. Prona qe do sekuestrohen, gjyqtare qe do shkojne para gjyqit, politikane qe do diskreditohen, biznesmene qe do rrefejne se te kujt jane kompanite qe drejtojne e keshtu me rradhe. Populli do lodhet duke degjuar lloj lloj bemash qe ne fund te dites jane para qe ja kane marre ketij populli. Hakat e fukarait do ti zene nje dite keta horra!

  12. Devolliu says:

    Kjo mut gjyqtare e Sali Kriminelit e nxorri të pafajshëm Like Floririn me bllok në dorë dhe videoskandalin e tij e quajti zero pasi “mungonte fakti”. Për të larë borxhin, Like Floriri, burrin e kësaj monstre, që i mbledh paratë me thes e që tani na është arratisur, e ka bërë Këshilltar për Sigurinë në Kuvend. Epo si ta dojë Likja Reformën në Drejtësi?

  13. Devolliu says:

    Kjo hale gjyqtare gjykoi videoskandalin e Like Floririt me bllok në dorë. Faktet bënin muuu…. me figurë e me zë, por sipas urdhërit të Sali Kriminelit, Likja doli i pafajshëm pasi “nuk ekzistonin faktet”.
    Like Floriri ia shpërbleu nderin kësaj shtrigës duke ia emëruar bashkëshortin Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë. Ky këshilltari i Likes, që tani është arratisur, i mblidhte paratë e gjyqeve me thes.
    A mund të më thoni tani se si mund ta duan Reformën në Drejtësi Likja me Saliun?

    1. bujar haznedari says:

      Likja doli i pafajshem nga nje ekspert……..NDERKOMBETAR!!!

  14. Phoenix says:

    Doli dhe Rama me ze dhe figure, akuzoi Meten qe doli me ze dhe figure.
    Perfundimi
    Koalicioni i 1 Prillit, qe do ulte TVSH-ne, e vezes.

  15. Kete baxhelle bashke me burrin e vet ja kisha shitur ISISI per dylber e cavije do te kenaqeshin k…zinjt e ISISI por edhe keto te dy nje rruge e dy pune

  16. Udhetari i drejte says:

    Po zoti Kikia drejt ke, nuk eshte kjo grua e gjykatrs se larte e vetme. Keni harruar te pedmendni dhr gruan e ish guvernatorit te bankes se shtetit, i cili lejoi vjedhjen e bankes nga punonjesit e emerusr prej tij, jo qe nuk u denua por u shperblye se gjoja eshte i stresuar fhe nuk fle gjume naten i shkreti. E dhoqja gjyqtare ne gjykaten e larte muk mund te mos ruante burrin nga “padrejtesia”. Apo jo z. KIKIA, KA SHUME TE TILLA E TE TILLE.EDHE UNE THEM TE VOTOHET REFRMA, POR A JANE DAKORT ATA QE DUHET TE NGREJNE KARTONIN? KUSH I GARANTON SE NUK DO PAGUAJNE PER ZULLUMET
    Udhetari i drejte 20/07/’16

  17. genti says:

    Nuk po kuptoj se kujt i thone sovranitet politikanet tone. Na ngaterrojne me grate e kalamajte e tyre. Se ne populli nuk duam ti shojme. Per ne gjthe administrata te ishte e huaj me mire eshte. Gjyqtaret dhe prokuroret vetem te huaj, vetem ata do te mbanin drejtesi ne kete shoqeri te kriminalizuar .

  18. Fieraku says:

    O miq ne duam qe te pastroet sa eshte e mundur administrata shteterore nga te koruptuarit ,qe te realizoet kjo kerkon struktura shteterore te zbatimit te ligjit qe te punojne per te,por si dote punet per ligjin kur ne shqiperi me te pasurit jane POLITIKANET,GJYQTARET dhe POLICIA E SHTETIT, Turkia i dekonspiroi disa qe i paguan per interesat e politikes se saj ne Shqiperi,ose tjeter perbri hajdutit Zamir Mane ne RUGET e KALTERA poshte LLogarase qe po e shkateron kete perle te rivieres sone me betonizime prane ujit,disponon nje prone te vjedhur, vjeri i Ardin Cipa, Petro Petromilo. e plote te tjera si keto. Sepse atij fukarait tjeter ne Llogara ja shembi menjeher Rama

  19. Ndue MJEKAJ says:

    Ku te prekesh me 10 e ke! Kjo eshte shprehja kur Malesoret luanin “kapuqa”, per te “hallakatur idet e kundershtarit se ku ishte fshehur “zari “.
    Ka mundesi qe kjo shprehje te jete e sakte dhe e drejteperdrejte per”Gjyqetaret” tan.
    Urojme e te shpresojme me te miren pas Reformes me Drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje