Komisioneri Hahn i telefon Metës: Dua garanci për reformën!

19 Korrik 2016, 20:52Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi sot në mbrëmje një bisedë telefonike me Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin diskutuan mbi zhvillimet e fundit për miratimin e reformës në drejtësi.

Duke iu përgjigjur interesimit të Komisionerit Hahn mbi ecurinë e fazës përmbyllëse të miratimit të paketës kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë, Meta e informoi atë mbi takimin e djeshëm në Kryesinë e Kuvendit mes kryetarëve të partive kryesore politike në vend dhe vuri në dukje se fryma konstruktive dhe progresi thelbësor i arritur gjatë bisedimeve në tryezën politike duhet përshëndetur pozitivisht nga të gjithë palët.

Meta e siguroi Hahn se pas deklaratave të sotme dhe angazhimit të qartë të shprehur prej Rames dhe Bashaes, ekziston një predispozitë e shëndetshme për miratimin konsensual të reformës në drejtësi të enjten në 21 korrik 2016, paketë e cila është futur tashmë në rendin e ditës së Kuvendit.

Meta theksoi gjatë bisedës telefonike me Komisionerin për Zgjerim se, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, do të bëjë gjithçka për të ruajtur frymën konsensuale e konstruktive për miratimin e paketës kushtetuese të enjten në seancë plenare, në interes të ruajtjes së stabilitetit politik të vendit dhe integrimit evropian të tij, si dhe në shërbim të suksesit të fazës së ardhshme të zbatimit të kësaj reforme të rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

 

8 komente në “Komisioneri Hahn i telefon Metës: Dua garanci për reformën!”

  1. Rroft amerika me nderkombtaret po na ndihmojn shum

  2. Gomo says:

    Nese partia e ilirit dhe monikes se eshte kjo qafa dhe truri i ilirit te pakten per punesimet dhe bizneset, nuk voton reformen, iliri rrezikon te arrestohet ne daljen e pare jashte vendit me urdher te fbi qe ja ka kopsitur dosjen edhe po e votoi perseri e ka vendin ne burg, amerika e ka targetin kryesor per burg. Atje do kete mundesi te predikoje urtesine dhe dashurine me spunin

  3. Oketo says:

    Meta eshte gjarper me dy koka

  4. Oketo says:

    Meta eshte gjarper me dy koke

  5. Devolliu says:

    Konsensusi i Like Floririt = Si të thotë Sali Gërdeci.

  6. Argjirokastriti says:

    Si mund te te ndihmoj Amerika ty, Dixhital, e shkruan amerika me shkronje te vogel, kur dihet se Zot shkruhet me te madhe…
    Dhe shume e, te mungojne ne fjalet e tua, apo per te treguar qe nuk je nga jugu?!

  7. Labi Vlore says:

    Meta nuk e voton Reformen ne Drejtesi.Ketu do jemi.Keni per ta pare.Do beje vetvrasje politike per te shpetuar PD-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje