Dritëro Agolli, thirrje deputetëve: O sot, o kurrë. Kadare dhe 25 personalitete bashkëfirmosin

20 Korrik 2016, 09:09Politika TEMA

Dritëro Agolli nuk ka mëdyshje: “O sot o kurrë, kjo reformë në drejtësi duhet votuar”.

“Kam dëgjuar se mbi 90 përqind e popullit e do këtë reformë dhe e mbështet atë. Unë e besoj këtë shifër që jepet. E kur ke popullin me vete beteja është e fituar. Wshtë revolucion. Wshtë i drejtë krahasimi i kësaj reforme me revolucionin” – tha dje shkrimtari i shquar pwr gazetwn DITA

Dritëroi tha se kanë folur deri më tani vetëm partitë politike, por pak është dëgjuar zëri i intelektualëve. Ai kërkoi që apelin e tij drejtuar deputetëve ta mbështesnin edhe intelektualë të tjerë, shkrimtarë e artistë, personalitete të shquara të fushave të ndryshme. Dhe kështu u bë, teksa lista e firmëtarëve mbetet e hapur.

DITA  kontaktoi dje shkrimtarë, akademikë, ish-presidentë duke i njohur me tekstin e Dritëroit. Lista e atyre që e nënshkruan apelin është më poshtë bashkë me tekstin:

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë!

Orët e nesërme të miratimit të reformës në drejtësi janë pa asnjë dyshim vendimtare dhe nga më të rëndësishmet që ju kini provuar ndonjëherë. Këto janë orë të një prove të madhe të përkushtimit dhe të ndershmërisë suaj para qytetarëve që iu kanë dhënë votën. Vota juaj nesër do të tregojë se jeni vërtetë të shqetësuar dhe të përkushtuar për përparimin e këtij vendi, për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë më shumë se 25 vjeçar dhe se sa e doni integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.

I kemi ndjekur me vëmendje debatet dhe diskutimet për reformën që vazhdojnë pambarimisht prej afro dy vjetësh. Ka një shqetësim dhe një pritje të madhe me padurim nga shumica dërmuese e qytetarëve të këtij vendi që reforma të bëhet.

Kjo është reforma më e rëndësishme që po bëhet në Shqipëri që nga përmbysja e regjimit komunist. Kjo reformë kushtetuese i ndalon njerëzit e inkriminuar e të korruptuar të hyjnë në politikë dhe në organet e drejtësisë. Pastron parlamentin, administratën dhe partitë nga njerëz që kanë bërë krime apo që kanë vënë pasuri të paligjshme. Po të ishte bërë më parë kjo reformë, nuk do të flitej për dekriminalizimin. Drejtësia nuk do të ishte kaq e korruptuar. Prandaj dhe populli e ka humbur besimin te drejtësia. Shqipëria jonë do të ishte shumë më e përparuar dhe më e begatë nga ç’është sot.

Prandaj, nisur nga momenti historik dhe rëndësia e jashtëzakonshme e kësaj reforme, është më mirë që secili prej jush, deputetëve të këtij Kuvendi, nesër kur të hyni në seancën për miratimin e reformës të dëgjoni në radhë të parë e mbi të gjitha zërin e qytetarëve të këtij vendi që ju kanë votuar dhe të pyesni e vendosni me përgjegjësinë e ndërgjegjes suaj.

Ne jemi të bindur se reforma do të bëhet. Po është mirë të bëhet tani. Sepse këtu ndahet e shkuara me të ardhmen. Ky moment i hap Shqipërisë perspektivën evropiane, ndaj dhe në favor të kësaj perspektive duhet të vendoset pa hezitim nga ju që populli shqiptar u ka votëbesuar.

Ne na vjen mirë dhe përshëndesim faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë një qëndrim të palëkundur pro kësaj reforme. Ky qëndrim i prerë i partnerëve tanë perëndimorë jep garanci jo vetëm që do të bëhet reforma, por që do të bëhet ashtu si duhet. Deputetët e ndershëm nuk duhet t’i tremben këtij fakti. Kjo reformë vë në binarë demokracinë dhe shtetin e së drejtës, për të cilat ne aspirojmë prej më shumë se një çerek shekulli.  

Dritëro Agolli, shkrimtar

Moikom Zeqo, shkrimtar

Pëllumb Xhufi, Profesor

Alfred Moisiu, ish-President

Bamir Topi, ish-President

Servet Pëllumbi, ish-kryetar Kuvendi

Ismail Kadare, shkrimtar

Pajtim Lutaj, Profesor

Arben Puto, Profesor

Alfred Uçi, Profesor

Daut Gumeni, shkrimtar

Xhevat Lloshi, gjuhëtar

Diana Çuli, shkrimtare

Luan Omari, konstitucionalist

Niazi Jaho, konstitucionalist

Sabit Brokaj, mjek

Nasho Jorgaqi, shkrimtar

Limos Dizdari, kompozitor

Irini Qirjako, artiste

Xhevahir Spahiu, poet

Fatos Tarifa, Profesor

Ksenofon Krisafi, Profesor

Ymer Minxhozi, publicist

Luftar Paja, aktor

Bardhosh Gaçe, Profesor

Fatos Klosi, Profesor

Idajet Beqiri, avokat

 

Tiranë, 20 korrik 2016. Apeli dhe lista janë botuar sot në DITA

23 komente në “Dritëro Agolli, thirrje deputetëve: O sot, o kurrë. Kadare dhe 25 personalitete bashkëfirmosin”

  1. Zyber says:

    Inteligjenca duhet te veproje sa me shpejt. ….fati I shqiptareve nuk lihet ne dore kriminelesh. …..

  2. logjika says:

    Ku jane intelektualet e tjere ne qoftese e quajne veten intelektuale? Ku jane ata qe e quajne veten profesor te komunikimit si Artan Fuga, ku jane analistet se Artur Zheji e Fatos Lubonja, ata qe i thone lamtumire kryeminister si Agron Gjekmerkaj, ku eshte akademiku Beqir Meta…ku jane apo kane shkuar ne plazh e bejne qejf se veten e kane siguruar? Prandaj atyre lloj intelektualeve qe i degjojme perdite qe gezohen qe Shqiperia dhe shqiptaret te mos kene drejtesi, te mos u degjojme me zerin, shoqeria duhet ti bojkotoje si mbeturina te kohes “tranzicion” qe e pertypen bashke me idhetaret e tyre kete vend. Respekt per Dritero Agollin qe edhe ne kete moshe eshte i fresket i pergjegjshem per popullin e tij. Respekt per keta njerez qe e ndiejne mbi shpatullat e tyre peshen qe rendon kete popull. Degjoni thirrjen e tyre , ju qe sot ju eshte besuar parlamentarizmi shqiptar, se eshte thirrje per Shqiperine dhe shqiptaret qe u katandis ne kete terenxhe nga ca kerpudha qe u futen si pyka ne drejtimin e politikes shqiptare per ta çfrytezuar demokracine dhe lirine sikur te ishte prone e tyre. Drejtesia dhe shteti ligjor do ta bejne vendin dhe vendasit zoter te tyre. Beni detyren, ju deputete te ketij kuvendi, ndryshe do ngeleni nje njolle e zeze ne historine shqiptare. Edhe nje here , respekt per keta njerez te medhenj te botes shqiptare!

    1. zuss says:

      O logjike. Ti sqarojm qe duhet te bohet reforma ktu ska debat do bohet sesbon ik ka vdek nona osht e domosdoshme..po ti mos mendo se te gjithe kto jane burra t mire..nga 25 perso do flas vetem 2 emra..ismail kadare dhe servet pllumi kto kane hore koka njerzish ne kohen e monizmit amon mos i boni heronj ju lutem…respekte

  3. Dr. Kadri Kadiu says:

    Flasin profesorët, artistët, akademikët, shkrimtarët, shkencëtarët, intelektualët më në zë të Shqipërisë. Po vallë kanë veshë për të dëgjuar Mulnokat, palokat, strazot, ristanët e turli horrash e injorantësh që janë mbledhur në stanin e Saliut të shpellave?

  4. Infermier Osmezeze says:

    Tani qe pash emrin e pajtim lutaj me erdhi per te vjelle……..nga nje delenxhi e bir delenxhiu e nip delenxhiu!!

    1. Grigor says:

      Koment denigrues qe duhet mbeshtetur me fakte dhe argumente. Nuk e njoh fare kete Pajtim Lutajn dhe mbase edhe eshte si thua ti. Por nga menyra si komenton, dukesh pa nivel dhe ndoshta ke ndonje gje personale me te.
      Por ketu nuk eshte vendi per te bere biografine e Lutajt. Ai e ka rreshtuar veten ne krah te reformes dhe bravo i qofte.
      Ka patur plot patriote te nderuar midis viteve 1912-1939. Por ne Luftën e Dyte Boterore u rreshtuan ne krahun e okupatorit fascist dhe historia sot I denon si kolaboracioniste dhe tradhetare te kombit.

      Kur I nderuari Daut Gumeni ka pranuar te hedhe firmen tek kjo deklarate, do te thote qe biografia e personave te tjere nenshkrues nuk ka rendesi.
      Enver Hoxha merrej me biografine e njerezve gjysh stergjyshi. Edhe ti nuk je larg atyre pseudo-komunisteve te devotshem qe spiunonin kedo qe kishin inat.

  5. Alban says:

    duhet te dalin te gjithe intelektualet dhe te mos struken,, eshte koha ta shkepusim kete vend nje here e mire nga e kaluara otomane dhe ti bashkohemi europes

  6. dash says:

    Me ne fund…te behet cte behet por intelektualet e vertete duhet te flisnin. Respekt per Driterone ne keto momente te veshtira..

  7. nn says:

    lista eshte shume me e gjate se kaq ….. natyrisht qe intelektualet e ketij vendi votojne pro

  8. shqipe says:

    Me Peticionin e Dritero Agollit te firmuar nga 25 vete, nder ta edhe Ismail Kadare, jane solidarizuar sot dhe e kanë firmuar po sot, ne nje ceremoni te vetme, edhe anetaret e klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin” dhe klubit “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”. Ky eshte nje rast i rralle, por i kondicionuar nga fakti që iniciatori i te dy klubeve dhe njekohesisht edhe “President Nderi”-eshte Mareshalli SuperSaliQëni–”Qëni që të ha tinës”, “Antishqiptarit më të madh të të gjitha koherave”, “Qëni i lig ngordh pa shoke”. Me poshte lista e pjestareve, sipas klubeve, qe firmuan peticioni:
    1) “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”
    -President Nderi i Klubit -“Qëni që të ha tinës” –Mareshalli SuperSaliQëni,
    -Kryetari i klubit “Bujari ju degjon”-Bujar Nishani,
    -Nen Kryetari- “Toqja qe qesh”-Arja Çani ,
    -Sekretarja-“Kape per leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), dhe
    Anetaret e asociuar te klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
    -“ Fytyra e vrenjtur, me sy te vegjel”, pushti politik- Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi,
    -“ Fytyra e qeshur”, pijedashesi – Arben Ristani,
    -“Dy -pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqenit-Aldo Bumçi,
    – “Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka,
    – “Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
    -“ Nje kercu ne Londer” – Njepllomati – Gjol(mal)Berisha
    -“Mere me leng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj dhe
    -“ Mendja e madhe e keqja e te zot”- Veshegjati – Besnik Gjongecaj
    -“Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Grida Suma(Duma),
    -“Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshem shvejkjan -Genc Burimi,

    2) Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik:
    -President Nderi i Klubit -“Qëni që të ha tinës” –Mareshalli SuperSaliQëni,
    Kryetari i Klubit: Arkitekti popullor, i shpifuri – Fatos Lubonja,
    Nen Kryetari: Ironiku lolo-president i republikes – Artan Hoxha,
    Sekretarja: “Bukuroshja e fjetur” e TV AGON – Sonila Meço,
    Anetaret e asociuar:
    -Pinjollit te klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    -Orangotangut – Armand Shkullaku,
    -Injorantit noterik Çlirim(Qim) Peka,
    -Akadem-ikut qe çalon Artan Fuga,
    -Sindroma “Bari Falliu”, Star Rakia-Ylli Rakipi,
    -E Dhirta– Desada Metaj,
    – Pinjolli i padenje i familjes – Artur Zheji,
    – Haleja alla turka – Frrok Çupi,
    – Bejtexhiu shakaxhi -Andi Bejtja,
    – Përç Shkrimtari – Preç Zogaj.
    – Komunisti Antikomunist-Sindroma Rrudhat e Ballit- Bari Falliut(Alias Fari Balliut)

    V.O.: Perseritja e Lubonjes ne te dyja listat, nuk eshte lapsus. Si antishqiptari i dyte me i madh i kohrave, pas Presidentit te Nderit -“Qëni që të ha tinës” –Mareshallit SuperSaliQëni.

  9. Landi says:

    Urgjent duhet ta miratojne. Ngelem gjithmone si dele e zeze perkarshi botes….

  10. LLL says:

    Dallkauku , demagogu ,oportunisti Dritëro Agolli !
    Ka kohë që rri ulur në dy karrike .
    Mëndja I kërkon të qëndrojë majtas kurse gjenet e mbajnë të lidhur në batakun e një ballisti mikroborgjez .
    Ky njeri degradoi keq !

  11. Emigranti says:

    I Madhi Dritero ashtu si ke Emrin shndrin porsi Ylli Polar per ti orientuar ne rrugen eduhur per te dale populli yne nga kjo nate e erret dhe egjate ku perpiqen delenxhinjte ta mbajne Nuk e harroj thenjen tuaj ; perafersisht ;”NE e denim se kur populli do ta hiqte saliun nga President Ai do te kapej pas kangjellave te presidences por kurre nuk eimagjinonim se ai do te kpej pas Shqiperise e do ta shkulte nga rrenjet ATE .Cdo fjae e Juaj ka peshe te pa matshme FAT I Atdheut qe ka njeres te medhenj si Ju .Nga larg ju uroj pleqeri te Bardhe o I Madhi Dritero.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Përrc, përrc, përrc, përrc, përrc, përrc, përrc, përrc, përrc, përrc, përrc………

  12. Plaku Xhuxhumaku says:

    Rrofte Komiteti Qendror i Partise se Punes se Shqiperise me ne krye shokun Drit…., o me fal shokun Isma….o me fal, shokun Pilo Peristeri.

    1. Grigor says:

      Je per gjynah. Te paska mbetur ora ne vitin 1985. Ku ke qene keto 30 vjet? Ne gjendje kome?
      Te nderuar komentues te rregullt te Temës. Do ketë dikush mirësine t’i tregoje ketij fakirit plak se Enver Hoxha ka 30 vjet qe ka vdekur? Por thuajani avash avash qe mos i bjere si ‘bombe’.
      Thuajini edhe qe te mos behet merak se komunizmi rron ne zemren e Saliut.
      O trap, shiko kush ka hedhur firmen aty – I nderuari Daut Gumeni, I persekutuari i regjimit komunist, I atij regjimi qe e mori Sali Berishen nga malet, e beri doktor, e beri edhe sekretar partie, dhe na e beri dhurate ne pastaj, se vetem ate kishim mangut.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Gori, eshte me e thelle se c’te duket ty kjo pune, apo preferon te ta shkurtojme Gore?

    2. Esell says:

      Asgjo nuk po kuptoj mo… ksaj i thon me u bo zurzull pa i fut pike raki…

  13. Blerimi says:

    Respekt per Driteroin si nismetar dhe per nenshkruesit e tjere. Besoj se cdo mendje e ndritur e vendit tone i bashkohet sot me firme e me fryme nje kesaj iniciative. Neser uroj te filloi e mbara.

  14. Aqifua says:

    Hiq driteroin dhe ismailin..te tjeret jane mere me long se mishi u maru..pika reformes..te gjithe jane prosovjetik ne gen..

  15. lili says:

    Sa shume kohe iu deshka ‘intelektualeve’ per me reaguar n’Albanistan!
    ne cdà vend jeter qe moti do kishin protestuar vete ne rruge,vetem n’Albanistan pritin urdherin nga nalt, si dikur,per te hane idets e tyre!
    Po per portin 5 milliardest qe i jepet nje shoqerije fantazme me 100 pound ,e asnje veper te kryer do protestojne intelektualet ate dite?
    app edhe jeta duan te bejne ma shume zhurme qe ligji per portin e shoqerine skandaloze te kallojne pa u verejt e pa u diskutuar hiç

  16. Esell says:

    Akoma gjalle eshte Agolli…eshte ne fazen e fundit ku sheh fantazmat si borxhe te jetes…dmth eshte i rrjedhur

  17. Tahir Zajazi says:

    Zajazi

    Ate qe nuk e arrin dot ta bene politika, domosdo thirremi ne forcen e shkences.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje