Para dhe pushtet/ Zbardhet pasuria e Guvernatorit Sejko. 4 apartamente dhe rrogë 3 herë më të lartë se Rama e Nishani

23 Korrik 2016, 10:25Politika TEMA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është ndoshta një nga zyrtarët më të pasur në vend.

Deklarata e pasurisë, e zbardhur nga Open Spending Albania, fakton pasurinë e Sejkos që nga banesat, llogaritë bankare, të ardhurat nga paga, interesat e depozitave bankare etj. Kështu, në deklaratën e pasurisë, Sejko ka pranuar se posedon 4 apartamente, 3 në Tiranë e 1 në Durrës, si dhe disa llogari bankare në qindra mijëra euro. Por diçka nuk shkon në deklaratën e guvernatorit milioner.

Bankieri Sejko, për të cilin na u tha se kishte një karrierë mbi 20 vjeçare në sektorin privat dhe publik bankar, bën një gabim të madh kur sqaron se si është bërë pronar i 4 apartamenteve. Në deklaratën e pasurisë, Sejko ka shkruar se 3 prej këtyre apartamenteve i ka fituar me trashëgimi dhe se këtë e vërteton me kontratë dhurimi. Ky është një paradoks, por dhe një gafë, që vetëm një bankier nuk do të duhej ta bënte. Sipas ligjeve të shtetit shqiptar, një pronë që dhurohet tatohet si e ardhur, ndërsa një pronë që trashëgohet jo. Një pronë që dhurohet bazohet në akt/kontratë dhurimi, një pronë që trashëgohet bazohet në testament dhe akt çelje trashëgimie. Për Guvernatorin Sejko, ka ndodhur që 3 apartamente i ka trashëguar nga prindërit e tij dhe për ta vërtetuar këtë, posedon kontratë dhurimi për secilën, raporton gazeta Sot. Siç tregohet në deklaratë, prindërit e Sejkos kanë firmosur kontratë dhurimi për të birin, për të 3 apartamentet në të njëjtën datë, praktikisht më 8.4.2010.

 Pronat dhe paratë e Sejkos

Sipas deklaratës fillestare të pasurisë, pra asaj të vitit 2014, Gent Sejko është pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 104 m2 në Tiranë, pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 65 m2 në Tiranë, pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 70.2 m2 në Tiranë, të gjitha të përfituara me trashëgimi nga prindërit dhe që justifikohen me kontrata dhurimi të datës 08.04.2010. Sejko rezulton po ashtu bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 136.86 m2 në Durrës, blerë më 28.08.2013 për 103 000 euro, pjesë e regjimit martesor. Gjithashtu, ai është pronar i një trualli me sipërfaqe 238.7 m2 në Durrës, mbi të cilën është ndërtuar apartamenti i banimit me sip. 136.86 m2. Ndërsa bashkëshortja e tij është bashkëpronare me 25% në një apartament banimi me sipërfaqe 69 m2, si dhe bashkëpronare me 25% e një trualli me sipërfaqe 4 420 m2 në Sarandë, trashëguar nga familja e babait. Veç pronave të patundshme, guvernatorit nuk i mungojnë dhe paratë cash, të depozituara në banka. Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2014, rezulton pronar i një depozite bankare me afat 12-mujor në shumën 260 000 euro; bashkëpronar me 50% së bashku me nënën i një depozite bankare me afat 12-mujor, në vlerën 75 000 dollarë; pronar me 100% i një depozite elastike në vlerën 37 532 euro si dhe pronar me 100% i një llogarie bankare në vlerën 145 438 lekë. Së bashku me bashkëshorten, ata posedonin në 2014 edhe 2 kartë krediti, njërën në vlerën 4 000 euro ndërsa tjetrën me limit 325 425 lekë.

 Të ardhurat gjatë 2015  

Të ardhurat për 2015, shtohen llogaritë bankare

Guvernatori i Bankës Qendrore përfiton afro 3-fishin e pagës së Presidentit dhe Kryeministrit të vendit. sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2015, Gent Sejko përfiton nga paga si Guvernator 4 184 406 lekë në vit. Po ashtu, ai përfiton 8 265 euro të ardhura nga dieta për udhëtime e qëndrime jashtë vendit nga Banka e Shqipërisë; 1 000 dollarë të ardhura nga dieta nga misioni në FMN; të ardhura nga honorare si Anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, 2 147 145 lekë. Ndërkohë, vihet re se gjatë vitit të kaluar ai ka shtuar 40 000 euro në gjendjen e depozitës bankare me afat 12-mujor që posedon së bashku me bashkëshorten, ka shtuar 25 000 dollarë në gjendjen e depozitës bankare me afat 12-mujor të cilën e ka së bashku me nënën, si dhe ka shtuar 39 395 dollarë në gjendjen e llogarisë së tij bankare.

 Pasuria e deklarimit fillestar në vitin 2014 nga Gent Sejko  

Pasuri të paluajtshme

1) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 104 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit më 11.07.2007 për 5 500 000 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010.

2) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 65 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit më 11.07.2007 për 3 000 000 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010.

3) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 70.2 m2 në Tiranë, përfituar nga prindërit me privatizim të vitit 1993 dhe vlerësohej për 56 242 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010.

4) Bashkëpronar me 50% i një ap.banimi me sip. 136.86 m2 në Durrës, blerë më 28.08.2013 për 103 000 euro, pjesë e regjimit martesor.

5) Pronar i truallit me sip. 238.7 m2 në Durrës, mbi të cilën është ndërtuar ap.banimit me sip. 136.86 m2, 442 375 lekë.

6) Bashkëshortja, bashkëpronare me 25% e një ap.banimi me sip. 69 m2, përfituar me blerje më 16.12.1996, 1 700 000 lekë.

7) Bashkëshortja, bashkëpronare me 25% e një trualli me sip. 4 420 m2 në Sarandë, trashëguar nga familja e babait.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

1) Pronar me 100% i një depozite bankare me afat 12-mujor, 260 000 euro, pjesë e regjimit martesor.

2) Bashkëpronar me 50% së bashku me nënën i një depozite bankare me afat 12-mujor, 75 000 dollar.

3) Pronar me 100% i një depozitë elastike, 37 532 euro.

4) Pronar me 100% i një llogarie bankare, 145 438 lekë.

5) Kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 21.09.2006 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet, interes 5.6% dhe këst mujor 341 euro.

6) Kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 17.09.2008 me principal 52 000 euro, afat shlyerje 18 vjet, interes 2.06% dhe këst mujor 280 euro.

7) Kartë krediti e papërdorur me limit 4 000 euro.

8) Kartë krediti së bashku me bashkëshorten e papërdorur me limit 325 425 lekë.

9) Bashkëshortja, pronare me 100% e një llogarie bankare, 2 000 euro.

10) Bashkëshortja, pronare me 100% e një llogarie kursimi, 1 168 euro.

Automjete

Bashkëshortja, pronare me 100% e një veture tip Renault Clio, blerë në vitin 2005, 4 000 euro.

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike / private 2015

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

Të ardhura nga paga, 4 184 406 lekë.

Të ardhura nga Bonuse

1) Të ardhura nga dieta për udhëtime e qëndrime jashtë vendit nga Banka e Shqipërisë, 8 265 euro.

2) Të ardhura nga dieta nga misioni në FMN, 1 000 dollarë.

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga honorare si Anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, 2 147 145 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

1) Të ardhura nga interesa bankare, 4 973 euro.

2) Të ardhura nga interesa bankare, 1 403 dollarë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 3 123 025 lekë.

2) Bashkëshortja, të ardhura nga bonuse, 1 440 euro.

Të tjera

1) Gjendje e depozitës bankare me afat 12-mujor së bashku me bashkëshorten, shtuar me 40 000 euro.

2) Gjendje e depozitës bankare me afat 12-mujor së bashku me nënën, shtuar me 25 000 dollarë.

3) Gjendje e depozitës elastike, pakësuar me 37 532 euro.

4) Gjendje e llogarisë bankare, shtuar me 39 395 dollarë.

5) Gjendje e llogarisë së pagës, 40 461 lekë.

6) Detyrime të papaguara në vlerën 20 098 euro për kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 21.09.2006 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet, interes 5.6% dhe këst mujor 341 euro.

7) Detyrime të papaguara në vlerën 31 233 euro për kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 17.09.2008 me principal 52 000 euro, afat shlyerje 18 vjet, interes 2.06% dhe këst mujor 280 euro.

8) Detyrime të papaguara në vlerën 91 172 lekë për kartë krediti.

9) Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare, pakësuar me 1 982 euro.

10) Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare, shtuar me 3 832 euro.

11) Bashkëshortja, gjendje e llogarisë së pagës, 400 022 lekë.

38 komente në “Para dhe pushtet/ Zbardhet pasuria e Guvernatorit Sejko. 4 apartamente dhe rrogë 3 herë më të lartë se Rama e Nishani”

  1. Bujar says:

    E lexova me vemendje kete deklarate pasurie: I kuptoj shume gjera ne kete deklarate, por tre gjera nuk kuptoj:
    E para, dietat brenda dhe jashte vendit jepen per t’u shpenzuar atje ku shkon, apo per te shtuar parate ne numrin e llogarise?
    Se dyti, sherblimet si justifikohen, dmth çfare ka bere ky guvernatori qe merrka shperblim?
    Dhe e fundit, a mund te me thote ky dhe cdokush tjeter, pagen qe merr, pse e merr? Per cfare pune? Se normalisht, qe te marresh shperblim duhet te kesh bere nje pune qe nuk parashikohet ne kontraten e punes?

    1. Aleksander says:

      Ajo qe s’kuptoj une eshte se a kane shpenzime jetese keta njerez, apo çdo qindarke te fitimeve(pa i hyre se e si) e llogarisin kursim neto e direkt ne llogari bankare ?!!!-Dhe ,banka e Shqiperise qe eshte nje banke jo private,gjithe fitimet e saj i perdor per shperblime e dieta per ata qe punojne ?!-Sa fitokerka kjo banke keshtu ?!-Sa fiton PUBLIKU,shteti SHQIPTAR ,pronar dhe aksioner i kesaj banke ?-Po per klientet aksioneret e vegjel a mbetet ndonje fitim, apo kjo eshte banke qe punon vetem per punonjesit e saj ?!

    2. NYC says:

      Shpresoj qe reforma te preki edhe kete zoterine ketu, qe paska 20 vjet pune dhe eksperience dhe nuk e di qe ne kapitalizem shperblime jepen vetem nga sektori privat. Shteti nuk jep shperblime, jep rroge dhe disa here edhe me pak se privati.

    3. pilo lala says:

      Pse nuk merreni me Visho Ajazin, Gjin Gjonin?
      Te pakten Governatori Sejko ka bashkpunuar me Qeverine

      1. @pilo says:

        Pilo te rrofte kosherja! Idiotesia jote eshte e frikshme.

      2. kosherja says:

        Pilos i paskan ikur bletet,,,,

    4. zef says:

      Ju te gazetes tema po filloni revulucionin kulturor kinez me keto krahasime
      Po ku eshte pare ne ndonje vend te europes se qyteteruar qe guvernatori
      i bankes eshte nje varfanjak, ne shume vende guvernatori merr rroge me shume
      se presidenti sepse eshte administrator delegat i nje shoqerie operacioni apo jo.

      Pyesni femijet e berishes apo rucit ku i kane gjetur parate qe shesin pordhe
      neper tirane.

  2. Jerry says:

    I`m Shocked. What is the reason of these benefits? Is he another Fullan in Albanian National Bank?

    1. ben says:

      Kur te njejtet leke I mer fullani quhet vjedhje abuzim etj
      Ndersa kur te njejten gje e bejne rilindasit kjo eshte e merituar.
      Nejse populli ka dhe ca dite bar me reformen ne drejtesi. Pastaj kismet nga shtatori shpikim ndonje gje tjeter.

  3. Rozana says:

    Nqs nuk hetohet se si e ka bere kete pasuri nga BKH te dhj…shs reformen ne drejtesi.

  4. MeteH says:

    Ky qenka me keq se Fullani.Te paguhet me shume se Kryeministri do te thot se ben me shume pune se ai.Kjo eshte marrezi..!

    1. Vlonjati 12 says:

      Banken ia ka lene babai qe perfiton kete page . Çdo e ardhur per nepunesit e administrates shteterore vjen nga taksapaguesit shqiptare, edhe ky po rrugen e te ziut Fullan po ndjek. Ne Shqiperi s’ka hierarki pagash, qe do te thote kreret e shtetit te kene pagen me te larte e keta te tjeret te vijne pas tyre, po ky nuk kullot ne aren e babait prandaj loz me lekun e popullit.

  5. Spata says:

    Turp qe ndodhin keto kur pame se cbene hajdutet e Fullanit.

  6. Dardania... says:

    Z. Bujar,(komentuesi i mësipërm…nuk je nishani besoj…) ke plotësisht të drejtë… I pari …menjëherë pas Fullhanit..ky duhet të jetë që të shkojë në burg…por më përpara duhet konfiskuar pasuria,e gjith..sepse është e vjedhur…Mjaft më me hi syve…ligjit…

  7. katarakti says:

    A e mbani mend kur kryemaloku çirrej ne mitingjet e PD-se para 25 viteve kunder “privilegjeve” te Bllokut?! Dhe ne bashke me te. Kerkonim “barazine” kapitaliste kunder “pabarazise” socialiste. Ta mbajme me shendet tani. Ky sistem eshte per hajdutet, te degjeneruarit dhe kriminelet. Dhe nuk eshte per njerezit e ndershem.

  8. bledi says:

    vetem nje verejyje kam pse si mbyll ato kredite te rri rehat

  9. Xhan Xhan Tulipan says:

    Ky eshte USHTAR besnik i Sorosit. BanKa punon per Sorosin, prandaj te gjithe ju Shqiptare qe cirreni forumeve qepeni gojen, se keta ju kripin koken. Akoma nuk emoret vesh se necfare Bote jetohet !?

  10. Rita says:

    Thoni c”te doni ,,,por ky do te jete Presidenti i vendit ne vitet e ardheshme !!

  11. DRINI says:

    E lexova komplet shkrimin dhe as pak nuk u habita se para 2-vjetesh na I bete Seikon hero dhe tani na e nxirrni hajdut,ketu eshte puna e dobet e qeverise e cila nuk e kontrollon por e le te livadhise Sejkon dhe je 4-fishon rrogen sikur ky ben” veze te kuqe”.

  12. Aristidhi says:

    Turp te keni qe komentoni gjera te pa sakta .Cfare ka ketu per tu cuditur qe prinderit i kane lene prona djalit te tyre te vetem(se nje vella i ka vdekur i vogel aksidentisht) .Ne truallin e shtepise se tyre u ndertua pallat dhe moren disa hyrje . Po pse diskutoni rrogat qe kane mare kaq vite ne Banka private .C’eshte kno xhelozi.Ku e shihni te keqen ju ketu .Si duket ju qe shkruani jeni komuniste te felliqur qe keni zili kur tjetri ka lek me djerse.Po pse diskutoni rrogen ne B SH .Pse rroga e guvernatorit do te jete sa cereku i rroges se CE O-ve te banka e te nivelit te dyte.Sa hidhesi shkruani o njerez.Po z.Mero e ka nje inat qe kur po diskutohej emerimi dhe s’le rast pa e goditur .Turp!

    1. Aleksander says:

      Qetesohu Aristidh,asgje personale !Po behet fjale per nje post PUBLIK ,per nje RROGETAR te shtetit,per nje banke qe eshte banke E TE GJITHEVE ,nese eshte akoma e pa privatizuar.Dhe njerezit,populli i thjeshte ka te drejte ta thote nje fjale(edhe me shume se kaq) sepse DEMOKRACIA KJO DUHET TE JETE.Askush dhe askujt nuk ju kujtua te thoshte qofte edhe dy fjale per Sejkon kur nuk ishte ne kete detyre, I EKSPOZUAR siç ishte deri dje Fullani apo jo ! Une kam mbi njezet vjete qe punoj si punetor ne nje fonderi jashte Shqiperise dhe parate e mija TE FITUARA ME DJERSE ja kam besuar kesaj banke…bankes kryesore shqiptare.Sipas teje duhet te fle gjume kur shoh qe rroga e Kryebankierit(e quajne sejko fullan shejtan…nuk me duhet fare),pra kur shoh qe keta djersitkan shume me shume se une qe shkoj me tre turne e cfilitem ne nje temperature 1200-1300 grade ,dhe mar gjysmen 42 milioneshit te ketij te djersiturit qe ty te ardhkeka keq se po e sulmokerkan ?!!!-Nese shifrat me lart jane te verteta…thjeshte duhen verifikuar kontrolluar.Kush zgjedh apo pranon nje post publik DUHET TE PRANOJE EDHE KONTROLLIN EDHE DEBATIN PUBLIK .Jo vetem te emblat Aristidh !

  13. kola says:

    ti Mero nuk i boton te gjitha .Ato qe te cenojne ty nuk i vendos .Turp! Si diktator.Botoje ate te aristidhit

    1. katarakti says:

      Nga e di ti qe Mero “diktatori” nuk ia ka botuar komentin e aristidhit?! Kur je budalle bie me kembet e tua brenda.

      1. Aleksander says:

        Ka gallate me Aristidhet…. katarakti ! Hahahaa nje here kolè nje here Aristidh !-Keta jane kripa e jetes …lezeti .

  14. Zyber says:

    Nje full han tjeter

  15. ZZZZZZZZZZZ says:

    po ki cami mre a nuk i ka pronat e babes ne cameri….?????????????????????

  16. Baxhanaku says:

    Para pak kohe ,nje shoku im profesor ne Fak. Ekonnomik Tirane,ne bisede e siper ,me tregoi per Sejkon guvernatorin e zgjedhur nga NishANI ,e kishte ngelur ne provim,ne vit te kater,sepse ishte nje tape-topi,
    por “miqte” e tij,mu versulen ne ate kohe,qe aman kaloje ne vjeshte,se keshtu dhe ashtu….u them,le te mesoje dhe ta marre provimin…..ne vjeshte “miqte” me kishin hequr nga komisioni i provimit,dhe Sejko e kaloi klasen?!
    P.S.I jati i Fullanit,i lutej shokut te tij,pedagog ne ekonomiku,qe ma kalo djalin katranjoz….e mo nje 5 jepi,se sikur do behet guvernator banke,nje cope ekonomist ne ndonje ndermarje do punoje.

  17. COBAN says:

    JU skuptuat shume gjera ne deklarime por une skuptova nje gje tjeter, a kishte mundesi rilindja ta kalonte ne shoshe ta shkundste mire tek deklaratat qe ka bere vetem dhurata ne apartamente dhe dhurata ne cash nga mamaja #
    dhe e dyta cdo gje qe marrin I fusin tek kursimet ,
    mire po a blejne automjete keta DHE AUTOMJETI A DJEG NAFTE?
    , a bejne pushime keta zoraxhinj APO JAN NIKOQIRSA
    a han buke apo pine vere APO JAN ZORTHARE
    se mesa shof eshte direct merr parate e tek kursimet
    kush e rekomandoi dhe kush e kontrolloi FULLANI 2

  18. emigranti says:

    NE nje kohe qe i ka te deklaruara di edhe ti mbroj ato eshte bankier dhe SI i tille ka ditur te manaxhoj parate e tij. POR vetingu do te kaloj te gjithe zyrtaret e larte ne site me i varfer do te dali sala me nje apartment te dhuruar dhe likja nga pasuria e vjeres rama nuk ka sepse dhe nje shtepi ne.fshat nuk po perfundon dot reforma u votua te presim zbatimin duhet durim

  19. bakja says:

    leket I qe te bleje ilace perkarqino

  20. bakja says:

    ilace per karqino ti behen

  21. Normal qe merr me shume se KM, ky raporton qe ekonomia eshte per mrekulli dhe ja ku u be dhe puna e KM. Si ai tjetri qe ia kalonte dhe Gjermanise. Mos e merzisni Sejkon se do na kerkoje 2 mil. Euro demshperblim.

  22. Ek Ceko says:

    Z.Mero!-Nga menyra se si jane shkruar te dhenat e ketij artikulli nga gazetari,
    une,si lexues nuk kuptoj asgje,veç faktit qe Formulari I Deklarimit eshte bere
    per te mos u kuptuar.
    Une beje nje llogari te thjesht:
    Te ardhurat evitit 2015 per guvernatorin:
    1 Paga vjetore 4184406 leke
    2 Paga si anetar I Kmbikq 2147145 leke
    3 Dieta-euro 8265 140 1157100
    4 Dieta-USD 1000 120 120000
    Shuma e te ardhurave 1 7608651
    Te ardhurat evitit 2015 per Bashkeshorten:
    1 Paga vjetore 3123025 leke
    2 Bonuse-Euro 1440 140 201600
    Shuma e te ardhurave 2 3324625
    Totali I te ardhurave si familje 10933276
    Rritur Depozitat ne Banke:
    1 Depozita ne Euro 40000 140 5600000
    2 Depozita ne USD 25000 120 3000000
    3 Depozita ne USD 39395 120 4727400
    Shuma e kursyer dhe depozituar ne Banke 13327400
    Shpenzuar per te ngrene e bere qejf -2394124
    Ky ja vlen per Guvernator. Te mesojme nga ky se si shtohen depozitat.
    Jo vetem qe nuk ka ngrene e nuk ka pire gjithe vitin,por dhe eshte shtrydhur
    dhe ka pjelle dhe 2.394.124 leke per te shtuar depozitat
    EK Ceko

  23. Na mbyten kafshet says:

    Po ka punuar ne banka te niv2 te pakten 15 vjet, ka qene dhe drejtor, ska ndonje gje per tu habitur. Po Meros mos nuk i ka marre njeri me pune e po ngacmon. kapuni me politikanet o njerez qe jane te kamur me paga deputeti e mos u merrni me bankiere qe ne fund te fundit si ky ka plot. Drejtora bankash me paga mbi 4000€ ka plot. Dhe kt ka qene nje nga keto keshtu qe mos u cidisni kaq shume! Po kush e di kush ja ka vene syrin e ka leshu mediat:) u mesu ky popull me media gjobaxhi njsh! Hajt tung!

  24. inf says:

    Krye Hajduti e vuri pse çuditeni o te mjere
    hajduti ka emeru hajdutin qe te beje kerrdine ah se harrova
    po FULLHAJNIT JU DHE DEM SHPERBLIMI SE KA PAS TRAUM NGA AJO QE VODHI PAK
    Mir tha Zornija e tij ED RAMA TYM I ZI DO I DALI PALLATIT TE DREJTESIS NGA REFORMAi

  25. alphade says:

    Marrezite e regjimit te eger shqiptar , bankieri, miliona , 26 mije pensionistet 150 dollare ne muaj ! O zot rrenoje rregjimin e ndyre shqiptar !

  26. Gjeto says:

    Nuk them qe eshte shenjt po duhet te beni pak analize me te thelle. Ky ka punuar te pakten 10 vjet ne pozicione te larta bankare. Ka lene rrogen 7000 euro qe ka shku guvernator. Shikoni datat e blerjeve te pronave, shikoni sa ka pas para se te hyje ne shtet, llogarisni sa interes fitojne. Mos hidhni vetem tym. Psh kredit nuk i shlyejne se si punonjes banke, kane nitma shume te ulta.

  27. Çobani says:

    Nuk di nese eshte koicidence po ky po me duket njelloj si fullani(perjashto 100 mije euro vajzave te volebollit te bankes, nuk di i ka dhene per to apo jo).
    Edhe ky çoban si Fullhajni eshte , cudi si kane kaq shume pushtet keta cobejte ne Shqiperi?????? Kjo me habit shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje