Zv.ministri i LSI: Ende nuk e kuptoj shprehjen: “Të pasurohesh me punë të ndershme!”

23 Korrik 2016, 16:20Politika TEMA

Zëvendësministri i Jashtëm, përfaqësuesi i LSI Selim Belortaja ngre disa pikëpyetje për të gjithë ata që thonë se pasurohen vetëm nga puna e ndershme. Në një status në Facebook ai ka një argumentim personal në lidhje me këtë fakt.
“Dakord, me punë të ndershme mund të ndërtosh një jetesë më të mirë nga e të tjerëve, 3, 5, ..ndoshta 10 herë më të mirë. Po s’i mund të jesh 10 mijë ose 1 milion herë më i pasur?
Jo, këtë se kuptoj. I bie që të jesh 1 milion herë më inteligjent, të kesh 1 milion-fishin e energjive, të punosh 1 milion-fishin e kohës së të tjerëve. S’ka as mundësi ..teknike!
Kemi bërë të njëjtën jetë, të njëjtën shkollë, kaluar të njëjtat teste dhe trupi e mendja njerëzore kanë ..limitet që dihen. Koha po ashtu ka të njëjtën rrjedhje ..për të gjithë. Hajt, po i lemë për një çast “burimet” që nuk e justifikojnë kurrsesi “fluturimin miliarder”, po ..ç’nevojë ka xhanëm për një motivim ..miliona herësh?
Ok, pasurimi individual është ..motivimi, është ..zemereku i Sistemit. Po a nuk ka forca të tjera, më njerëzore, më natyrore, që ta shtyjnë njeriun normalisht drejt performancës e produktit?!
Ja kete pyetje s’e zgjidha që s’e zgjidha dot..Bobo, prite kur t’më vërsulen tani lexuesit e ‘Macroeconomics”-eve më të fundit”, shkruan ai në profilin e tij në rrjetin social facebook.

20 komente në “Zv.ministri i LSI: Ende nuk e kuptoj shprehjen: “Të pasurohesh me punë të ndershme!””

  1. XHAXHI BEHARI says:

    ILIR META DUHET TI PERGJIGJET ( FLORIRI ) SI JANE PASURUAR ( ME DJERSEN E BALLIT)

  2. aleko says:

    Asnje miljarder apo miljoner ne kete planet eshte bere me pune te ndershme.. harroe!…..

  3. MeteH says:

    Bravo z.Belortaja.Kete qe beni ju eshte kurajoze por shume batakçije nuk duan tu kuptojne.Populli i kupton te gjitha…por votimi eshte me liste dhe kryetari eshte ne krye teblistes.E thone qe jemi votuar nga populli??? Perfshi dhe te tute,ku ne zgjedhjet lokale e kerkuan 100 vota per nje vend-pune,ndaj ka filluar sherri PS-LSI.Kjo faktohet ne nje bashki te madhe ne Myzeqe.Nese do kemi nje nr.telefoni do merremi veshm.

  4. Shushica says:

    Logjikisht jam me ty z.Belortaja.Por logjika e kapitalit funksionon ndryshe …mos kij droje ,lexo Marksin që ta kuptosh më mirë si funksiono mekanizmi .E studjojnë në të gjithë botĕn moderne, bile edhe në ShBA.Ose,pĕr të mos u hedhur në të kaluarën ,lexo Tomas Pikety,Kapitalin e shekullit 21,intrepetimi neomarksist i fenomeneve bashkëkohore në ekonomi .Pikety është një studjues shumĕplanësh i ekonomisë ,nuk ĕshtë rus,as kinez,natyrisht jo shqiptar,është francez,konsulet i një numër qeverish progresiste në Europë dhe Amerikën jugore,një nga lektorët më të kërkuar në universitetet më të famshëme.Të rinjtë shqiptarë që studjojnë jashtë sigurisht që e njohin…nuk di ata në Shqipëri.Sidoqoftë ,për postin që ke ,duhet ta lexosh,megjithëse e kuptoj se ke bërë një provokacion për të stigmatizuar banditët ekonomikĕ.

    1. shpiragu says:

      i nderuar Shushica,me pelqen komenti juaj ne lidhje me statusin ne Fb te z.Belortaja….
      Te pasurohesh me pune te ndershme ka game te gjere interpretimesh por une do te vecoja me kryesoren ( ate qe ka thene Marksi ),Puna e papaguar e punetorit…..por,ne bote,edhe tek ne,format e pasurimit jane te pafundme nqs do te quajme cdo pike djerse,cdo rreze ideje,cdo sakrifice,fuqi dhe dhune mbi te tjeret,fuqi pushteti,mundesi abuzimi,,,,madje edhe grabitje,athere cdo pune me sforcim do ta quanim pune te ndershme.

  5. Dialektika says:

    Ndoshta eshte llafi per ata qe merren me pune private apo bisnes.

  6. COBAN says:

    Ti mor daku qenke lsi-ist I vecante , e cuditshme

  7. budallai says:

    Wow, Hera e pare qe degjoj nje minister (zv. minister) te deglaroje boterisht qe eshte BUDALLA. Mendo sa del x per ate qe i ka dhene ate karrige.

  8. budallai says:

    Mos u mundoni ta sqaroni, nuk do tju kuptoj.

  9. BLEDI says:

    Shumica e milionerve dhe miliarderve behen me pune po te doni kerkoni 1 kompani me emrin FORM G THEC esht ne AMERIK dhe e ka Shqiptar

  10. Petro says:

    He mo se po mbytet gjemia me federale….Z Belortaja ka nuhatje.Sigurish pergattet te rikaloje ylberin.Keshtu ka bere gjthmone.Nga nje parti ne tjetren, tere vitet pas 90-tes.

  11. Hyso Labi says:

    Dukesh qe je marksist leninist i vjeter, nuk ke per te gjetur gje sepse nuk e kupton dot sesi funksionon bota e kapitalit, thjesht.Une te fus se marksiste e moderuar me origjine nga fshati me fal se mbase ke lind ne qytet por mua me duket si thashe.Hajt tung

  12. AGIM ANASTASI says:

    Nuk eshte vetem thenia se me pune te ndershme pasurohesh. Akoma ne ditet e sotme perdoret shprehja se me shume pune pasurohesh. Sigurishte keto thenie jane shume demode dhe aspak actuele ne ditet tona ku fuksionon kapitalizmi kazino. Mundet te punosh dite e nate me te gjithe familjen ne emer tende dhe nuk mundet te pasurohesh. Nuk eshte e nevojshme te komentoi se kush fiton ne kete raste. Nese do te merresh me kembim padyshim do te fitosh, por jo ne vendet perendimore ku te behesh ne pak kohe i pasur. Ndryshe ndodh ne vendet ish komuniste ku linden milionere e miliadere ne pak vite, ndersa ne perendim u desh nje kohe shume e gjate.Perse. Sepse shteti nuk tatoi dhe u be ortak me te “pasurit” duke lene jo vetem diferencimin por dhe varferimin e shtetit. Korrupsioni dhe iformaliteti u be metodologji drejtuese dhe tatimi progresiv ,u quajte nje ide marksiste,gje qe bente te qeshura ne vendet perendimore. Ajo qe eshte interesante ne vendet e lindjes,eshte se u bene milionere edhe politikanet te cilet pjesen e madhe te tatimit qe duhej te kalonte ne arken e shtetit e kalonin ne konton e tyre private, Kete oligarke u bene drejtuesit e rinje dhe prona private qe dikur komunistet ja kaluan shtetit, tani nuk ja kthyen pronarit te dikurshem por me menyra abuzive e pervetesuan. E perfundimishte ai qe punon dite e nate jo vetem qe nuk u pasurua por humbi e harroi dhe familjen.

  13. Hysmet says:

    Ne vitet 90 i gjithe populli shqipetare doli nga nje sistem ku pasuria ishte vetem enderr,mbijetesa ishte rrealitet per te gjithe.Shpejtesia marramendese e pasurimit te politikaneve shqipetare ka vetem nje emer dhe ai eshte Vjedhje Permes Korrupsionit dhe bashkpunimi me krimin e organizuar.Ky eshte realiteti shqipetare dhe kjo eshte klasa politike qe po udheheq sot vendin.Jemi i vetmi vend ne Europe qe aprovoi ligjin per dekriminalizimin me presionin e nderkombetareve.

  14. AGIM ANASTASI says:

    Eshte i goditur komenti i Shushices. Mua personalishte po me ndjeke pas kudo hija e Marksit. Ke pare. Ruana o Zot. Nuk desha qe theniet e ketij njeriu, te me dalin ne çdo hape. Nje komshi ketu ne Frankfurt me tha o shko ve nje lule te varri i Marksit ose shko njehere per vizite te psikologu, I bera te dya, ke pare ti tani po me del hija e ketij njeriu qe une e urreja kaq shume ne vitet e diktatures ,po me del ne gjume. Psikologu kishte rreshqitur e me tha si i ke punet me komshijte. E pashe qe nuk me ndimonte vendosa te degjoja me vemendje fjalimet terheqese te Sali Berishes, i cili folte me urrejtje per autorin e Kapitalit dhe mburte Rikardon. Perseri nuk gjeta derman. Me ne fund vendosa te shkoi ne shtepine ku lindi Marksi ne Trier. Po qe ja kane bere shtepine muze, aty ishte nje liber shenimesh dhe une direkte vajta ne tryeze te shkruaja. U mahnite dhe ciceroni. Çfare shkrova. Ju luta te mos me dale me perpara. Po nuk me ndryshone dhe kjo, diheni qe do te kerkoi nje takim me Z. Berisha. Kam besim tek ai,pamvarsishte se nuk echte hoxhe.

  15. AGIM ANASTASI says:

    Eshte i goditur komenti i Shushices. Mua personalishte po me ndjeke pas kudo hija e Marksit. Ke pare. Ruana o Zot. Nuk desha qe theniet e ketij njeriu, te me dalin ne çdo hape. Nje komshi ketu ne Frankfurt me tha o shko ve nje lule te varri i Marksit ose shko njehere per vizite te psikologu, I bera te dya, ke pare ti tani po me del hija e ketij njeriu qe une e urreja kaq shume ne vitet e diktatures ,po me del ne gjume. Psikologu kishte rreshqitur e me tha si i ke punet me komshijte. E pashe qe nuk me ndimonte vendosa te degjoja me vemendje fjalimet terheqese te Sali Berishes, i cili folte me urrejtje per autorin e Kapitalit dhe mburte Rikardon. Perseri nuk gjeta derman. Me ne fund vendosa te shkoi ne shtepine ku lindi Marksi ne Trier. Po qe ja kane bere shtepine muze, aty ishte nje liber shenimesh dhe une direkte vajta ne tryeze te shkruaja. U mahnite dhe ciceroni. Çfare shkrova.? Ju luta te mos me dale me perpara. Po nuk me ndryshone dhe kjo, diheni qe do te kerkoi nje takim me Z. Berisha. Kam besim tek ai,pamvarsishte se nuk echte hoxhe.

  16. LORA says:

    Meqe nuk e kupton pasurimin me pune te ndershme,n’a trego se qysh ia dell te jesh ne sofren e cdo qeverie?
    Ti Selim mbase do te testosh kujtesen publike per ty personalisht,tuj u hudh si marifetci ne persiatje
    mender-filozofike,,,,,,o mbijetues dhe shushunje pushtetesh rradhe -rradhe.

  17. al says:

    Ehhh….te ka zene nje hall I madh. Po nejse…Ju I shoshitni hallet e punet mire ne lsi.
    E merr kastrioti e ja jep Takut…..E hedh taku e pret Likja……..

  18. Kush e njeh Belortan says:

    Per ata qe se njohin Belortan-
    O bablok. Jo me shume, por dy tre ministra si Belortaja te kishte kjo qeveri e uruar, te falnderoje Zotin pastaj e ti kerkoje te Madherishmit qe atyre tu jepte ymwr. I zoti kudo qe ka punu, me nje barre mendje dhe mbi te gjitha I NDERSHEM. Por mua me vjen keq qe ndonje nga komentusit ketu, te me fal, por ja fut katunit sic themi ne ketej, se nuk e njef fare.

  19. Dani nga Elbasani says:

    Lo(q)es si Lores. Te ben pershtypje si Belortaja eshte ne sofrat e cdo qeverie. Lere helmin menjane dhe lexo prej ketij Njeriu te ndershem, profesor i vertete, ekonomist qe lene bisht ca te ashtuquajtur ministre finance, ekonomie e te tjere, Ne tere keto ke Njeriun edhe me zemer te madhe, edhe ezigjent ne cdo gje, intelektualin model shumeplanesh. Interesohu me shume dhe jena i sigurt se do te reflektosh pas kesaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje