FOTOT/ Fshati i izoluar 19 vjet pa energji, OSHEE vendos shtyllat me helikopter!

24 Korrik 2016, 10:44Ekonomia TEMA
FOTOT/ Fshati i izoluar 19 vjet pa energji, OSHEE vendos shtyllat me helikopter!

Ishte viti 1997, kur me rënien e shtetit, u rrëzuan edhe shtyllat me linjat elektrike të fshatit Val Martanesh me rreth 50 banorë, njësi administrative e bashkisë Bulqizë.

U deshën 19 vjet pritje, që një investim i OSHEE të risillte energjinë elektrike në qershor 2016 në fshatin në kufi me Tiranën.

Drejtuesit e OSHEE thonë për Tema Online se “investimi për ndërtimin e rrjetit të ri me vlerë 100 mijë euro nuk ka qenë i lehtë, për shkak të terrenit të thyer, mungesës së rrugës për dërgimin e bazës materiale, madje firmës private i është dashur të përdorë helikopter për vendosjen e linjës 10 kV midis të shtyllave, pasi pjerrësia ishte 90°, në mes shtrihej lugina e lumit të Tërkuzës, lartësia ishte 15 m, etj”.

Punimet nisën më 19 nëntor 2015, por u ndërprenë më 4 janar për shkak të reshjeve të borës dhe motit aspak të favorshëm.

Për vendosjen e 11 km linjë elektrike dhe 178 shtyllave , OSHEE-së i është dashur detyrimisht të hapë edhe rrugën.

Fshati Val Martanesh është rreth 10 km larg Shën Gjergjit këtu në Tiranë (4 orë rrugë), dhe rreth 48 km larg Bulqizës, njësi administrative nga varet, kurse energjia elektrike është rikthyer duke u lidhur me N/stacionin e Krastës në Burrel.

4 komente në “FOTOT/ Fshati i izoluar 19 vjet pa energji, OSHEE vendos shtyllat me helikopter!”

  1. Miri says:

    Lajm i mire per banoret e Valit. Nje person me automne i sujet 30 minuta me makine nga Shengjergji dhe 2 ore me kembe pasi nje kembesore ecen 5 km ne ore.

  2. Bravo OSHEE ju lumshin duart njerez jane dhe ata pavaresisht se u bene kafshe ne 1997, ngaterruan shtetin me lopen cicemadhe te Cecos ishalla ju kane ardhur mendte tani.

  3. vlonjati says:

    Hahahahaha cfare gallate, ata e prishen vet sistemin elektrik qe e kishte bere Enveri, nuk jane mesuar me elektrik, prap do i presin shtyllat prej druri per zjarr dhe do i shesin per skrap ato prej hekuri

  4. xzxzxz says:

    Bravo, pune e mire,, edhe pse ata shtyllat kane qene po ata qe hodhen ne ere,,se nuk ju erdhe njeri nga tirana apo durresi per ti hedhur ne ere,,, megjithate te shkuara te kaliara,,mend per her tjeter,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje