Kuvendi voton Arben Malajn anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

22 Korrik 2016, 09:42Ekonomia TEMA

Pas ndryshimeve Kushtetuese, Kuvendi miratoi mbrëmjen e djeshme edhe kandidaturën e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Malaj u votua me 107 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ish-deputeti socialist, njëkohësisht edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u propozua për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë nga disa deputetë të PS-së dhe do të zëvendësojë në këtë post Ermelinda Meksin, e cila ka dhënë dorëheqjen në muajin shkurt të këtij viti.

Kuvendi mbrëmjen e djeshme miratoi edhe marrëveshjen për ndërtimin e portit në Karpen. Edhe ky projekt që ka ngritur mjaft pikëpyetje mori shumicen e votave si dhe miratimin e opozitës.

2 komente në “Kuvendi voton Arben Malajn anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH”

  1. Xen deledashi says:

    Ben Llakatundi eshte emerimi me i pershtatshem. Me sa mbaj mend, ka qene njesh ne statistike, ne mos me i miri .

  2. Lani says:

    Zgjedhje shume me vend ndonese e vonuar . Eshte lluks per Shqiperine te lere jashte vemendjes njerez me pervoje si Arben Malajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje