Port gjigant në Kavajë? Mbërrin projekti 5 mld dollarësh në Kuvend

15 Korrik 2016, 16:58Ekonomia TEMA

Pa e përmendur asnjëherë më parë në publik, qeveria ka dërguar në Parlament një projektligj, i cili parashikon ndërtimin e një superporti në Karpen të Kavajës me vlerë 5 miliardë dollarë.

Sipas qeverisë, investimi do të kryhet nga një kompani britanike nga Uellsi, përmes një kontrate që do të lidhet me një procedurë të veçantë. Qeveria e ka klasifikuar projektin si një investim strategjik, i cili sipas saj do të injektojë në ekonomi një shifër sa 57 për qind e prodhimit kombëtar dhe do të hapë 6.200 vende të reja pune.

Sipas relacionit të dërguar në Kuvend, Porti i Karpenit do të mundësojë hyrjen e anijeve të mëdha tregtare, që kanë nevojë për një thellësi prej 20 metrash. Për realizimin e qëllimit të këtij porti është e domosdoshme të ndërtohet edhe një zonë ekonomike, e cila në përfundim të projektit është parashikuar të këtë një shtrirje prej 1.700 hektarësh.

Në relacion qeveria thotë se, projekti i portit të pagëzuar me emrin “Morgan” është një mundësi unike zhvillimi, e propozuar nga një aleancë kompanish të mirënjohura në këtë fushë.

Nga verifikimi “online”, në Qendrën britanike të Regjistrimit rezulton se kompania “Star Bridge” të jetë regjistruar në vitin 2011. Ajo nuk ka raportuar asnjë aktivitet ekonomik gjatë këtyre viteve dhe ka një kapital themeltar prej 100 paundësh.

6 komente në “Port gjigant në Kavajë? Mbërrin projekti 5 mld dollarësh në Kuvend”

  1. A says:

    E kuptoni qe politika shqiptare, qeveria shqiptare jane te pa pergjegjshem. Ne menyre prej skuthi, ne menyre te pa pritur sjellin ne kuvend, nje projekt per te ndertuar nje port detar ne Karpen te Kavajes.
    E para eshte qe cdo propozim per zhvillim te vendit duhet te vije me nje studim paraprak nga nje grup studimi se ja vlen te behet nje gje te tille.
    E dyta duhet te shikohet me vemendje dhe skrupolozitet te madh ne rradhe te pare qe mos te shkaterrohet mjedisi, ambjenti dhe natyra shqiptare.
    Deri tani shikohet qe politika dhe qeverite shqiptare rendit pas fitimit, se prishet natyra dhe ambjenti nuk ka rendesi. Keto nuk kane problem qe ne Luginen e Lumit Valbona, ne Lumin Vjosa te ndertojne me dhjetra hidrocentrale, se prishet mjedisi nuk ka asnje problem.
    Ne krye te vendit, te shtetit, te qeverise fatkeqesisht kemi vazhdimisht mender njerez te pa papergjegjshem, te pa ndergjegjshem, te pa skrupullt qe per interesa te ngushta fitimi dhe perfitimi financiar se kane per gje te shkaterrojne nje shoqeri dhe nje vend.
    Tani, i ka dalur boja ketyre prototipave si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
    Ja kemi rastin e berjes se ligjeve qe te ndertojme ligje te drejta duke denuar rende te gjithe ata qe nuk e duan te zbatojne rregullat dhe ligjet e shtetit dhe ka 24-ter muaj qe sillen dhe perdrillen ne Kuvend me fjale boshe e pengojne nje gje te tille.
    Meqenese e dine qe keto ligje i dergojne keto persona ne burg dhe duke ju sekuestruar pasuria e vendosur me pisllik, mafiozllik dhe korrupsion sillen dhe levizin ne te gjitha drejtimet e mundeshme qe kjo reforme te mos behet.
    Urojme qe nderkombetaret, SHBA-ne dhe BE-ne ta kene seriozisht dhe me gjuhen e forces dhe me veprime te gjithe politikanet e pozites dhe opozitesh te shkojne ne ate te semes se na cane trapin duke penguar zhvillimin, begatine dhe mireqenien e shoqerise shqiptare.

  2. Tony says:

    Bravo, kompani me kapital themltar 100 paund.

  3. Lirim says:

    O Popull O Popull e kuponi se nuk kan vull, KU është vulla? (Vulkan) Babai po Thot!!!! Në Shengjin e gjen DRAGOJ energija shpëtimi Reonal dhe Europljan, dhe vetëm tek DRAGOJA do përgjigjesh për veprimet kunder popullit Shqipëtar dhe Europljan, shum shpejt ke me dal vet.

  4. Ai në Itali says:

    Ja dhe Rama do beje spekulimet e radhës…..ca letra në parlament, dy tre skica me photoshop, vlera e tokës që shumëfishohet….ca do bëjnë miliona( Rama & co) , populli duartroket ndërkohë që e ha tegelin edhe një herë …..

  5. Mentari says:

    Kto jane mashtrimet e rradhes se Aleances se Qelbesirave,Kush ben port ne 2 metra thellesi Ujisic eshte vendi iKavajes?ore flisni per 5 milliard apo per 5 ,ilion dollar? Na bshkoj kenga e injorances (popullore)

  6. Bujar Mersini says:

    ‘Klubi Selanikut’ Çajupi…aktual dhe te len pa fjale. Ministresha ‘beu yne’…a e kupton se çna prallise?! Injorance totale. 5 miliard $…po me 2.2 miliard Europorti Shengjinit i sharlatanit Lirim Muharremi propagandue nga Berisha, do te ishte i dyti ne Mesdhe. Mos flasim per ate te konteniereve ne Pyllin e Sodes 1.7 miliard qe u konfirmue dhe me VKM. Kur Europorti i Shengjinit i DYTI po ky me ke do te krahasohet?! Po pse moj zonje nuk thirre Haxhinaston qe tashme asht jo vetem minister pikerisht i transporteve por dhe nji garanci …qe nuk ka dale mendsh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje