Një tjetër shuplakë për sistemin e drejtësisë/ Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria, ndër 20 vendet më problematike

12 Korrik 2016, 16:12Ekonomia TEMA

Forumi Ekonomik Botëror e renditi Shqipërinë ndër 20 vendet me sistemin më problematik të drejtësisë në botë.

Në raportin e fundit global mbi teknologjinë e informacionit, Forumi vëren se sistemi shqiptar i drejtësisë është jo eficent dhe krijon kosto të larta për biznesin.

Forumi ka renditur sistemet gjyqësore në 139 ekonomi të botës, duke përdorur 3 tregues: pavarësinë, eficencën në zgjidhjen e konflikteve tregtare; si dhe eficencën në sfidimin e institucioneve publike apo rregullave.

Për treguesin e parë, atë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, Shqipëria renditet e 119-a ndër 139 vende të marra në vlerësim.

Sipas raportit, në Ballkan vetëm Serbia ka një sistem gjyqësor me pak të pavarur sesa Shqipëria, ndërsa të gjitha vendet e tjera renditen më mire, raporton Top Channel.

Për treguesin e dytë, atë të eficencës së kuadrit ligjor dhe sistemit gjyqësor në zgjidhjen e konflikteve tregtare, Shqipëria renditet në vendin e 120, duke lënë pas vetëm 19 vende në botë.

Ndërsa në treguesin e tretë, atë të hapësirave që krijon sistemi për të sfiduar vendimet arbitrare të institucioneve publike apo qeverisë, Shqipëria renditet lehtësisht më mirë, por sërish në vendin e 108.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror është vetëm dokumenti i fundit që e vë theksin te sistemi problematik i drejtësisë në Shqipëri.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar gjithashtu se, përmirësimi i sistemit gjyqësor dhe forcimi i së drejtës së pronës do të jenë kritike për ekonominë shqiptare.

1 komente në “Një tjetër shuplakë për sistemin e drejtësisë/ Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria, ndër 20 vendet më problematike”

  1. Ardiatik Allmuqa says:

    Salo e shkatërroj Shqipërinë në 97, shkatërroj imazhin e Shqipërisë edhe për 50 vitet e ardhshme, bëri aq shumë të këqija që janë të pa numërta DHE PRAP KA PALAÇO QË E ADHUROJNË mendja e shëndoshë zor është ti kuptoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje