Rreperi i famshëm amerikan Chris Brown i befasoi të gjithë kur mes një serie koncertesh kryesisht në Spanjë, kishte vendosur të kalonte edhe nga Shqipëria.
Ish i dashuri i Rihannas performoi dje në një prej klubeve në Durrës.
Klubi në rrjetin social Facebook kishte bërë publike çmimet për këdo që do të dëshironte të shihte këngëtarin e tij të preferuar, të cilat shkonin nga 200 euro deri në 3 mijë euro.
Një ditë pas koncertit, reagoi Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe i cili kërkoi sqarime nga organet tatimore nëse subjekti privat ka paguar TVSh apo ka bërë evazion fiskal.
“Po lexoj për koncertin në Durrës. Me thënë të drejtën, më bënë përshtypje çmimet, por për tatimet pyetjen e kam: A ishte kush nga tatimet për të vërtetuar xhiron dje në “koncertin” e Chris Brown? Do ta bëj pyetjen edhe zyrtarisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të kuptuar shpenzimin e djeshëm, faturimin dhe TVSH e deklaruar”, shkroi Braçe në profilin e tij!
Por nuk ka vonuar edhe sqarimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
“Dje në orën 10 ka filluar monitorimi i subjektit në Durrës. Subjekti kishte të instaluara 4 kasa fiskale, 1 te dera ku pritej bileta dhe 3 në banak. Kishte 37 të punësuar. Në subjekt, punonjësit e inspektoriatit tatimor kanë qëndruar për rreth katër orë. Të gjitha të dhënat e konstatuara dje do verifikohen në Tiranë.
Subjekti është i regjistruar në Tirane dhe do mbahet në monitorim të vazhdueshëm pasi do ketë evente javore. Drejtoria e Përgjithshme ka udhëzuar që në fillim të sezonit drejtoritë rajonale të monitorojnë këto aktivitete në çdo qytet”, thuhet në reagimin e Tatimeve.
Dmthn ky eshte reagimi zyrtar? Erjoni puetjen e kishte te drejtperdrejt. Deklarimi i tvsh perllogaritet ne kohe reale. Sa ka deklaruar mbrem ky subjekt?
O braçe ziu nuk behet shtet ne 1 dite duhet per dittttëë=hale.
Po pse kush kujton ti se e ka pubin, kta qeveritare legena e kane.
Ore po shkoni nje here nga jugu, se qe nga Vlora deri ne Sarande nuk gjen asnje subjekt qe leshon kupon tatimor. Hotelet jane te paregjistruara fare, e cmimet gjitheandej jane dyfishi.
O Zoti Brace .ju respektoj per Punen qe Beni ku Kane tatimoret ne ksamil….8000 leke shezllonat. Per kuponi tatimor aus qe behet fjale??!qe ketiu fillon