“Mallkimi” i detyrimeve të prapambetura; ja lista e plotë e borxheve të ministrive

9 Korrik 2016, 09:23Ekonomia TEMA

“Monitor” siguron listën e plotë të borxheve që ministritë kanë krijuar ndaj firmave dhe individëve të ndryshëm për punë publike të papaguara dhe vendime gjyqësori

Lajmi kryesor gjatë vitit 2012 dhe deri në nisjen e qeverisjes “Rama” ishte goditja që kishte marrë ekonomia dhe sipërmarrja private dhe klima e biznesit nga sjellja e institucioneve me ta. Përveç vonesave në pagesat e rimbursimit të TVSH-së, precedenti i cili ngjalli pakënaqësi kudo ishte pikërisht ndërtimi i veprave publike pa u paguar. Jo vetëm klasa politike, por edhe ekspertët, ekonomistët, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kritikuan administratën e atëhershme për një gabim të madh që bëri duke dhënë pasoja direkte në ekonomi. Fillimisht, askush nuk pranoi nga kabineti se ishin krijuar këto borxhe, bizneset kishin frikë të dilnin dhe të flisnin hapur, megjithatë ata nuk ngurruan të takonin gazetarët dhe të lëshonin dokumente të cilat vërtetonin punët e bëra, paratë e paderdhura në llogaritë e tyre, por ajo që ishte edhe më e dhimbshme kishte të bënte me faktin se një pjesë e firmave kishin paguar edhe taksën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për objektet e përfunduara dhe nuk kishin marrë asnjë qindarkë.

Një listë me 60 emra kompanish, të cilat nuk ishin paguar edhe pse rrugët që kishin ndërtuar kishin përfunduar, qarkulloi në atë kohë. Në ato rreshta të cilat dilnin nga borderotë e kompanive dhe ishin shënuar të gjitha në detyrimet e Ministrisë së Financave shihje rrugë të cilat të kujtonin shiritat e prerë pareshtur nëpër fushata zgjedhore, por që i ngarkoheshin si borxh tashmë, përveç qytetarit edhe firmave. Ndërtuesit nuk i denoncuan publikisht sepse kishin frikë se nuk merrnin kurrë paratë. Kjo shpjegonte gjithçka. Edhe nëse ata do të ankimonin në gjykatë të drejtën për t’u paguar, siç nuk ngurronin shpesh ta përdornin si argument qeveritarët, kishin frikë se nuk do të arrinin të merrnin më tenderë.

E gjithë kjo histori i dha një tjetër rekord vendit tonë, dolëm të tretët në Europë për nivelin më të lartë të kredive të këqija dhe të parët në rajon. Kompani të ndryshme, të cilat nuk kishin fonde të mjaftueshme për të përfunduar tërësisht veprën, merrnin kredi në banka duke lënë garanci kontratën me shtetin dhe në fakt prisnin vite që të paguheshin. Përveçse kreditorë të këqij, ata u kthyen edhe në biznese të sëmura të cilat sillnin probleme dhe për kompanitë e tjera. Në shumë raste nuk paguheshin furnizuesit e materialeve të ndërtimit, firmat nënkontratkore por edhe punonjësit. Në maj të vitit 2013, Ministria e Financave arriti të paguante një pjesë të këtyre detyrimeve me paratë që arkëtoi nga shitja e 4 hidrocentraleve firmës Kurum për 110 milionë dollarë, por vorbulla që u krijua 4 vite më parë nuk mund të mbulohej me kaq para…

Një premtim elektoral i socialistëve, shlyerja e detyrimeve të prapambetura u vu në krye të axhendës së qeverisë. Pas kësaj perdeje u justifikua rritja e taksave ndaj biznesit të cilëve u thoshin: o rritje taksash e pagesa të detyrimeve ose e shtyjmë në kohë pagesën e nuk ndryshojmë nivelin e taksave. Një kredi gjigante nga FMN e një marrëveshje e re me fondin do t’i siguronte buxhetit të shtetit paratë për të paguar vlerën 720 milionë dollarë që nxori si borxh total auditi i Deloitte.

Sot të gjitha këto para janë paguar, të shoqëruara edhe me shumë ligje, vendime dhe udhëzime që të parandalojnë krijimin e detyrimeve të reja. Por, me sa duket, Shqipëria e ka të vështirë t’i shpëtojë një “mallkimi” të tillë. 80 milionë dollarë janë detyrime që ndodhen në inventarët e bashkive, të cilat janë trashëguar por ende nuk dihet nëse do të kthehen apo jo ndonjëherë te kompanitë private. Buxheti i shumë njësive vendore është i ulët, çka e bën të pamundur pagesën për punët publike që kanë shkaktuar këto njësi. Kësaj vorbulle nuk i kanë shpëtuar as institucionet e tjera. Ministria e Transporteve vijon të mbajë vendin e parë në listë, e një pjesë tjetër e detyrimeve vijnë nga vendimet e gjykatave të paekzekutara.

Më shumë se një “mallkim”, institucionet shqiptare e kanë kthyer në një traditë mungesën e respektimit të kontratave. Në dokumentet e siguruara nga “Monitor” konstatohet se për shumë rrugë dhe punë publike nuk është planifikuar fondi i nevojshëm për të paguar edhe pse veprat po ndërtohen dhe po avancojnë. Vetëm në katër muajt e parë, Ministria e Transporteve krijoi 9 milionë dollarë detyrime, ndërsa për të gjithë periudhën nga viti 2015 e deri në prill 2016, detyrimi shkon në 16.8 milionë dollarë.

Lista e institucioneve që kanë krijuar detyrime në 4 muajt e parë të 2016-s.

Detyrimet e Ministrisë së Transporteve:

Detyrimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:

Detyrimet e Ministrisë së Drejtësisë:

Ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave:

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes:

Ministria e Financave:

Ministria e Integrimit Europian:

Ministria e Kulturës:

Ministria e Mjedisit:

2 komente në ““Mallkimi” i detyrimeve të prapambetura; ja lista e plotë e borxheve të ministrive”

  1. Kola says:

    Demet qe bene muxhahedinet e Salehut, vecanerisht ne dorezimin e pushtetit me 2013, ku arkat mbeten te gjitha me minus, jane te pallogaritura. Vetem ne Shqiperi mund te mbeten te pagjykuara e te padenuara krime te tilla. Megjithate duhet te jemi krenare qe edhe pse na udhehoqi UDB-ja per gjithe ata vjet, s’mundi te na e zhduk dot faren. Tani eshte radha jone te zhdulim faren e tyre te qelbur.

  2. Zzzz... says:

    KETO DUHET TU NGARKOHEN. ATYRE PUNONJSVE QE I SHKAKTUAN DHE JO POPULLIT…PROKURORIA TI HETOJE E TU PRITET FATURA…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje