Promovohet nesër në Kinema Millenium filmi dokumentar “Antagonisti” mbi jetën dhe veprën e Gramoz Pashkos, dhe shpallet krijimi i Institutit Europian Pashko, një organizëm që do të drejtohet nga Dr. Selami Xhepa, zv.rektor për Kërkimin Shkencor në Universitetin Europian të Tiranës.
Idetë e Gramoz Pashkos, ideator i reformave ekonomike liberale në fillim të tranzicionit, mbështetës i ekonomisë së tregut dhe një nga aktorët më të rëndësishëm të debatit publik në këto 25 vite tranzicion, janë akoma aktuale dhe për to ia vlen të debatohet. Emri i tij dhe simboli që ai mbart kanë sjellë lindjen e “Institutit Europian Pashko”, një organizëm i themeluar nga Universiteti Europian i Tiranës. Ky institut do të shpallet sot për publikun gjatë premierës së filmit dokumentar “Antagonisti” mbi jetën dhe veprën e Gramoz Pashkos me regji të Roland Sejkos. Dr. Selami Xhepa, zv.rektor për Kërkimin Shkencor në Universitetin Europian të Tiranës tregon si u themelua dhe si do të funksionojë ky institut.
Si u themelua Instituti Europian Pashko dhe si do të funksionojë ai?
Instituti Europian që do të mbajë emrin e profesorit të ekonomisë politike, Gramoz Pashko vjen si një iniciative e ristrukturimit të vetë aktivitetit të Universitetit Europian të Tiranës pas 10 vjetësh të veprimtarisë së tij, një përpjekje ristrukturuese që ndan punën akademike nga veprimtaria kërkimore-shkencore dhe njëkohësisht vendosja e veprimtarisë kërkimore-shkencore të gjithë stafit tonë në funksion të përmirësimit të debatit publik, politikave publike dhe rritjes së dobishmërisë tonë publike nëpërmjet këtij aktiviteti që do të realizohet. Sigurisht që veprimtaria kryesore e institutit fokusohet së pari në kërkimin shkencor të universitetit, pra veprimtaria e kërkimit shkencor do të përfshihet brenda këtij instituti dhe bashkë me të do të përfshihet dhe veprimtaria e Fondacionit Mapo dhe veprimtaria e Fondacionit për Liri Ekonomike, dy institucione të rëndësishme që funksionojnë tashmë pranë Universitetit Europian të Tiranës, të cilat janë të dedikuara në promovimin e vlerave të lirisë, qoftë në ekonomi, të lirisë së shtypit, lirisë së medias, në funksion të debatit publik në çështje që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare qoftë në aspektin ekonomik apo në dimensione të tjera të zhvillimit social dhe të demokracisë në përgjithësi.
Çfarë simbolizon Pashko, pse merr emrin e tij ky organizëm? A ka lidhje emri me ideologjinë e vetë institutit?
Fakti që instituti do të mbajë emrin e profesor Pashkos, sigurisht që shpreh nëpërmjet këtij emri dhe aspektin ideologjik të debatit publik. Vlera fondamentale, thelbësore e këtij instituti mbështet në promovimin e dimensionit të lirisë, pra në këtë kuptim principet themelore në aspektin ideologjik mbështetet tek promovimi i atyre që janë vlerat më fondamentale në të cilat ne besojmë që e zgjerojnë më shumë dimensionin e demokracisë dhe funksionimit demokratik të një shoqërie, por edhe arritjen e një shoqërie të mirëqenies që bazohet në një veprim më të madh të forcave të tregut, ku liria ekonomike dhe liria e shprehjes së individit janë edhe si principet më themelore. Pra kjo është në aspektin ideologjik, sidoqoftë qasja shkencore dhe akademike nuk lidhet me aspektin ideologjik sepse principet e kërkimit shkencor janë të tjera nga principet ideologjike. Kështu që, duhet të kuptojmë drejt raportin midis kërkimit shkencor dhe nga ana tjetër dimensionin që duam të zhvillojmë pranë institutit dhe që lidhet me veprimtarinë e dy fondacioneve të rëndësishme që e zhvillojnë veprimtarinë brenda kuadrit të Institutit Europian. Sidoqoftë edhe një herë, mendoj që edhe pse kanë kaluar në Shqipëri më shumë se gati dy dekada e gjysmë nga tranzicioni, ku shoqëria shqiptare vazhdon përpjekjet e saj dhe të krijimit të një ekonomie të tregut të lirë funksionale dhe të një shoqërie demokratike dhe me institucione të forta funksionale, sërish mendoj që dimensionet e lirisë mbeten të kërcënuara jo vetëm në Shqipëri, por flasim dhe në nivel global. Duke pasur parasysh edhe ne planin doktrinar që për shkak të krizës së fundit globale të vitit 2007 dhe në vazhdimësi, duket që pendulumi i kritikës akademike lëviz nga derregullimi drejt rirregullimit ose rregullimit të fortë të ekonomisë, por sidoqoftë të gjitha këto tema të debatit akademik në nivel global është e nevojshme sot që të sillen në kontekstin tonë lokal duke patur parasysh edhe një herë parasysh që sfidat me të cilat ne ballafaqohemi janë ndoshta shumë herë më të mëdha nga sfidat me të cilat ballafaqohet ekonomia globale. Ne akoma vazhdojmë të mbetemi një shoqëri me institucione të dobëta ku rregulli, ligji, vazhdojnë që të mbeten shpesh herë të parelizuara kështu që duhet të dallojmë mirë mungesën e rregullimit me shkeljen e ligjit sepse këto janë qasje të cilat në kontekstin se si operon sot shoqëria shqiptare shpesh herë vendosin shenjën e barazimit midis anarkisë dhe liberalizmit ekonomik, vlera të cilat ne përpiqemi ti promovojmë. Liberalizmi ekonomik nënkupton një ekonomi të rregulluar por të rregulluar sipas një filozofie minimaliste, por ku rregulli funksionon, ku liria kontraktore funksionon, ku strukturat institucionale vendimmarrëse ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë funksionale dhe efektive. Ky është edhe dallimi midis qasjeve anarkiste që shpesh herë vendosin një lloj sinonimi me filozofinë libertare dhe vlerat e liberalizmit që ne promovojmë në ekonomi. Ne përpiqemi të ndihmojmë në shoqërinë shqiptare nëpërmjet një debati të strukturuar akademik që synon të japë alternativa dhe zgjedhje alternative për funksionimin e një shoqërie demokratike me institucione të forta dhe të rregulluara ku liria kontraktore funksionon, ku konkurrenca funksionon dhe konkurrenca e lirë nënkupton gjithmonë prosperitet, mirëqenie më të mirë por njëkohësisht edhe mbrojtje të interesit të konsumatorit dhe interesit të qytetareve, të ekonomisë publike ose interesit publik në përgjithësi.
Ju e keni njohur vetë profesor Pashkon, si do ta përshkruanit figurën e tij dhe ndikimin që pat në zhvillimet politike e ekonomike në fillimin e tranzicionit?
Personalisht profesor Pashkon, që nga koha e studentit, sigurisht që e kam njohur si një profesor jokonformist që dallonte për jokonformizmin ose idetë e tij më liberale dhe qasjen e tij më liberale që kishte edhe në kontekstin e një ekonomie apo vendi të centralizuar, e një vendi nën diktaturë. Elemente të veçantë të intelektualizmit ka patur që në atë periudhë, pra ka manifestuar shfaqje liberalizmi dhe profesor Pashko ishte një prej tyre. Ishte një nga ata profesorë jo konformistë i lexuar, që dallonte nga të tjerët dhe si profesor që na jepte leksionet e ekonomisë politike, ishte një zë ndryshe, por sigurisht që më shumë e kam njohur në punë dhe nëpërmjet kontributeve që kemi patur në mbështetjen ose në hartime programore apo në çështje të tjera të debateve intelektuale, akademike apo në forume të ndryshme për sa i takon elementeve të caktuar shkollave apo mendimeve të politikave ekonomike të vendit. Kështu që personalisht kam patur një njohje në rrethet profesionale dhe padyshim që ruaj respekt dhe konsideratë të veçantë për të.
A kanë akoma ndikim edhe sot idetë e tij të viteve ‘90?
Vitet ’90 ishin vitet e naivitetit të madh jo vetëm për Shqipërinë, por kam parasysh dhe rënien e perdes të hekurt, besoj në të gjithë botën u shoqërua me një lloj qasje do të thosha naive në kuptimin e pritshmërive të mëdha që kishte publiku në përgjithësi që thjesht rrëzimi i regjimit do të shoqërohej brenda një kohe shumë të shkurtër me një prosperitet, me një mirëqenie dhe me zgjidhjen e atij problemi eminent me të cilin ballafaqohej shoqëria në atë periudhë. Dhe unë besoj që në një farë kuptimi kjo është realizuar sepse uria materiale që kishte shoqëria u shua për një kohë relativisht të shkurtër, por sigurisht që sfidat e ndërtimit të një shoqërie demokratike të mirëfilltë janë akoma të realizuara në një mënyrë shumë modeste, ose ëndrrat fillestare janë të realizuara në një mënyrë shumë modeste siç ishte procesi i integrimit europian apo siç shprehej në atë periudhë “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, i konceptuar si një proces përafrimi institucional ose një konvergjence në termat e konvergjencës reale në termat e konvergjencës sonë me atë europiane. Në këtë kuptim edhe programet politike që janë miratuar në atë periudhë ku profesor Pashko ishte një nga ideatorët e rëndësishëm dhe përqafuesit sepse në atë peridhë kam parasysh që programet ekonomike të tranzicionit buronin nga ajo që njihet si doktrina e Uashingtonit, që kishte një tërësi principesh bazuar në filozofinë e ekonomisë liberale klasike, neoklasike që bazoheshin në privatizim, rregullim dhe liberalizim dhe stabilizim makroekonomik, këto ishin dhe shtyllat fondamentale të atij programi ku sigurisht që profesor Pashko duke qenë në krye të politikëbërjes të Shqipërisë në atë periudhë dhe duke qenë një zë që vinte nga një segment intelektual që i përkiste kësaj lloj shkolle dhe kësaj lloj rryme sigurisht që ishte dhe një përqafues, propagandues dhe një shndërrues i kësaj lloj rryme filozofie në programe qeverisëse të cilat në qofte se i shikojmë sot në retrospektivë sigurisht që ka vend për të menduar edhe për reflektime që ndoshta elemente të caktuar mund të ishin zhvilluar më ndryshe ose disa politika mund të kishin patur axhustimet e nevojshme por e marrë në tërësinë e vet progresi ka qenë i konsiderueshëm dhe në një masë të madhe është e justifikuar ajo zgjedhje e filozofisë politike që ka përqafuar Shqipëria në atë periudhë.
Nuk ka asnjë dyshim që qasja që në duhet të adoptojmë dhe mënyra se si duhet të shikojmë është gjithmonë reflektim kritik jo vetëm mbi të shkuarën por edhe mënyrën se si këto programe duhet të realizohen më mirë por shikimi me sy kritik i asaj se si ne duhet ta shikojmë politikbërjen në të ardhmen dhe si politikbërja mund të vihet më mirë në shërbim të interesit publik në mënyrë që të kemi një proces të shëndetshëm edhe të politikëbërjes dhe të pritshmërive që ne kemi nga realizimet që do të realizoje implementimi i politikave të tilla. Në këtë kuptim mendoj që qoftë programi jonë kërkimor dhe në veçanti sjellja e programit kërkimor ose kërkimit shkencor në debatin publik për ta bërë atë të përtypshëm edhe për opinionin publik mendoj që do të jenë kontribute të rëndësishme që ne do të përpiqemi të realizojmë me veprimtarinë e këtij instituti.
Selami Leshi , sepse Sali Serbi ndoqi idete e Gramoz Qenit ky vend vajti edhe eshte akoma nen zero. Dogjem edhe shkateruam cdo gje nen premtimet boshe se do ndertonim te reja edhe tani pas 25 vitesh nuk prodhojme asnje gje pervec domateve, specave edhe emigrante ne cdo skaj te botes. Dogjet edhe shkateruat cdo gje edhe me vone i privatizuat me letra gjoja me vlere. Gramozi shiste ndihmat qe vinin falas edhe leket i mbante per vete zoti Xhepa. Nejse iku i ngopur te pakten edhe paska lene akoma ceqe te bardhe nga mbrapa , ceqe me te cilat po ndertone institute famkeqe si puna e ketij qe do drejtosh ti zoti Xhepa.
-BoooooBOOOOOoooooo……….!!!!!! ..Ku jemi../
— Lerini rehat te vdekurin pa varr. Perse e ngacmoni . Vlerat, Organizimet e Institutet te vetquajtura shkencore ne ne keto vite tranzioni; dihen se si e perse jane perdorur. – Vazhdoni, vilini ” institutet e interesuara” per shkaterrimin e shqiperis
xxxxxxxxxxxxxxxx
–Ne se do te ket nje institut te vertete ..AI DUHET TE JETE ; – NSTITUTI I ANTI- VLERAVE NE KETO 25 VJET.
—–Ky lloj ja vlen . SHqiperia e prdorur sinje kopesht eksperimental, mund tu sherbeje ORGANIZMAVE TE CAKTUARA NDERKOMBTARE SE SI DUHRT TE VEPROHET [ MOS VEPROHET] PER SHKATERRIMIN [ DESTABILIZIMIN] E NJE EKONOMIJE DHE NJE SHTETI. –Ne kete fushe mund te vlejne vlerat e PASHKOS si dhe te ketij kallepit pa kokrra. ———– TALLUNI………….TALLUNI
Injorantet e mesiperm me mire shkoni pini ndonji espresso andej nga filoqyli mos u merrni me ekonomine dhe institutet qe hapen ne menyre private nga universitet me nivel privat. gjithe bota keshtu vepron krijon grupe pune qe bejne analiza bazuar mbi historine e ekonomise dhe hedhin idete qe parti dhe grupe te ndryshme interesi ne vend i marrin dhe i vene ne zbatim dhe kjo eshte demokracia dhe liria ekonomike. nese shumica pelqen nje menure menagimi ekonomik athere ai vihet ne zbatim deri sa dalin frytet e tij ( te mira dhe te keqija) kjo pastaj vleresohet me zgjedhjet e mepasshme ne vend ku populli i voton apo jo perseri keto nisma. Kete duhet te ndergjegjesohet populli yne qe me voten e tij vendos per fatet e veta dhe te zgjedhi me te miret per ti bere punen jo kriminelat dhe te fortet e lagjes se ata nuk te japin gje vetem sherre e telashe. Kjo eshte arryeja pse ecem me bythe keto 25 vjete ne se nuk vume ideologet qe perpunonin keto nisma por ata qe dhe kur ja thoshe troc ne sy nuk arrinin ti kuptonin se cfare idesh ekonomike benin pune ne vend dhe vetem ngrinin kartonin kur e ngrinte kungulli i madh. njesoj sic po behet dhe tani. pra se ka fajin Pashko me institutin po keta qe as i pjerdhin se ca thone expertet dhe bejne ligje si tu doje bytha dhe interesi i tyre vetjak.
Arjan topja : ndoshta nuk jam njeriu me i ditur ne kete bote , por te garantoj qe nuk jam injorant. Fal literatures me bollek, fal internetit, fal experiences dite per dite di te shikoj, di te analizoj edhe di te them kush jane pergjegjesit. Gramozi qe nje demagog edhe hypokrit i pashoq , nderkohe qe me vone ishte edhe hajdut. Sali Serbi ndoqi tezen qorre qe hodhi perendimi ne ate ate kohe , perkrahur edhe nga teoricieni Gramoz . Teoria e tije e ” terapis shok ” qe fatale, pasi u shkaterua cdo gje qe ishte ndertuar me mund ne 50 vjet edhe ne kembim njerzit moren me te gjatin, papunesi, rradhe pa fund , emigracion, injorance etc . Sigurisht Sala, Gramozi e te tjere nuk i pane edhe nuk i ndihen keto vuajtje sepse u zorri syte leku edhe pasuria pa fund. Shpresoj ta kuptosh kush eshte injoranti tani.
…dhe kame qene deshmitar si vidheshin ndihmat ku Pashko me njerezit e tije i shisnin me leke .U premtoi vlonjateve cekun e bardhe per ti mashtruar , nuk me vijne mire qe them keshtu po ky ishte realiteti.