Nga 1 shtatori rivlerësim apartamenteve, ulen taksat

14 Korrik 2016, 11:02Ekonomia TEMA

Të gjithë ata që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme nga 1 shtatori do të kenë mundësi ta rivlerësojnë atë me çmimin e tregut dhe t’i paguajnë shtetit  si detyrim vetëm 2% të diferencës nga 15 % që paguhet deri më sot.

Kjo pasi qeveria  ka vendosur që përmes një projektligji të rikthejë aministinë për aprtamentet .

Sipas draftit të qeverisë miratimi i projektligjit do të ketë efekte të drejtpërdrejta në nxitjen dhe formalizimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Sa përfitohet nga amnistia?

Aktualisht, në rast se një person  shet një apartament duhet të paguajë tatim fitimin  në masën 15% të fitimit të realizuar. Ky fitim del nga diferenca mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes.

Kjo diferencë tatohet me 15%.

Pra në rast se një person ka blerë një aparatment 60 mijë euro dhe e shet atë 70 mijë do të fitojë 10 mijë euro.

Nga ky fitim do të paguaj 15% që do të thotë 1500 euro tatim.

Nga amnistia e re përfituesit më të mëdhenj janë ata që kanë deklaruar çmime blerjeje minimale  dhe të gjithë ata që kanë  shtëpi të ndërtuara para 1992.

5 komente në “Nga 1 shtatori rivlerësim apartamenteve, ulen taksat”

  1. ARIU says:

    Prap do fitojne mafiozet qe kane vene cmime blerjeje fallco.Shtet fallco.

    1. Edkari says:

      qeveria BERISHA ja dha kete mundesi shqiptareve duke paguar vetem 1perqind dhe tatim fitimi ishte 10perqind.Ne cdo rast del se shqiptaret kane paguar gjithmone me pak ne kohen e Berishes.cfare mund te presesh nga nje qeveri qe si te babezitur vjedhin ke ilacet e te semureve dhe ke ushqimi te burgosurve.shtoj se vendi yne ka nevoje per nje HERO qe ti tregoje vendin kryemafiozit.

  2. ILIRIA says:

    Nese megjithe mend qeveria mendon se do ta zgjidhi kete problem dhe ka lidhje edhe me formalizimin e ndertimeve me dhe pa leje duhet te kete diferencime meqenese kjo qeveri e ka qejf taksat progresive dmth per ndertimet familjare te jete taksa 0.5% , per ndertimet e perziera familjare dhe bisnes i vogel taksa te jete 1% , per ndertimet vetem per bisnesin e vogel taksa te jete 1.5% ndersa per ndertimet per bisnesin e madh tatimi te jete 3% e fitimit. Taksat e uleta ul edhe iformalitetin edhe korrupsionin sepse nuk e ben korrupsionin populli i varfer por e ben ai qe perfaqeson shtetin keshtu qe sa me te uleta taksat aq me shume lek mbledh buxheti i shtetit. Faleminderit

  3. A says:

    I them qeverise, i them si pozites dhe opozites, i them shumices dhe pakices politike, taksat duhet te jene te ulta, normale, me se te perballueshme ne menyre qe te kryhen veprime te drejta, ligjore per pasurite e paluajteshme. Ne qoftese thua qe per nje shit blerje taksa do te jete 15 %, atehere kesaj i thone vjedhje, grabitje e hapur me ligj. Kur ne nje kohe qe paga mujore me material porositesi, FASON, eshte 100 Evro.
    Deri tani politika, pushteti ne Shqiperi gjate gjithe kohes kane vepruar ne dem te shoqerise shqiptare.
    Kuptohet se keto situata kane ardhur nga politika te shtremberta ekonomike dhe sociale te tipave te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Njeri me maskara dhe horr se tjetri, njeri me mafioz se tjetri, njeri me hajdut dhe grabitqar se tjetri.
    Si perfundim kemi 26-te vjet te shtetit dhe qeverive te Shqiperise kemi elementin me te papergjegjshem dhe te pa ndergjejgjshem. Po te analizosh tipat e mesiperm dalin turli takemi pervers dhe injorant te tipit shpellar, intrigant, ngaterrestar, pijanec, qylaxhi, opotunist, hajdut, grabitqar, demagog, genjeshtar, kriminel, i pa afte per zanatin baze, lypsare rrugesh, barbon dhe keto bejne presion me te mbushe mendjen qe me pa arritjen e tyre, duan te bejne kaq budalla dhe te thone qe ne jemi per zhvillim, begati dhe mireqenie si Shqiperi, ne vendin e dyte pas Gjermanise.
    Tjetri te thote qe do te dalim nga kjo gjendje e mjeruar dhe keto i ka vetem brockulla dhe pallavra.
    Ku jemi vendi, shteti dhe populli me i varfer dhe mjeran i Evropes dhe i Ballkanit. Nje pjese e popullit eshte pa ndergjegje dhe integritet sepse ankohet se ka femijen shume te semure me semundje te renda dhe ne spitale s’ka ilace prej muajsh dhe prinderit e ketyre femijve jane kaq te tromaksur dhe te frikesuar qe edhe per te miren dhe shendetin e femijes se tyre nuk protestojne. Cfare pret prej tyre se do te dalin ne protesta per mireqenie, begati dhe zhvillim??!! Prandaj ka ardhur te veprojme rende ndaj ketyre vemjeve te politikes shqiptare qe aderojne ne parti te tilla pushtetmbajtese si PD + LSI + PS dhe ti hedhim neper xhirizet e gropave septike. Tung.

  4. Usa says:

    Kjo eshte vetem per apartamentet? Po kur ke shtepin tende qe nuk e ke blere dhe do ta shesesh e kap ky ligj I ri.
    Ju lutem me sqaroni per kete problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje