Punimet për të shndërruar Hotel Dajtin në ambiente për Bankën e Shqipërisë do të nisin këtë vit. Banka e Shqipërisë ne planin e zhvillimeve afatmesme 20016-2018 ka njoftuar se gjatë vitit 2015, kanë përfunduar procedurat për marrjen e lejeve nga institucionet shtetërore për punimet në godinën e hotel Dajtit dhe brenda vitit 2016 do të realizohet procedura e prokurimit dhe fillimi i punimeve të rikonstruksionit.
Banka sqaron se përfundimi me sukses i rikonstruksionit të ish-Hotel Dajtit do të bëjë të mundur akomodimin në kushte optimale të personelit të Bankës së Shqipërisë për një periudhë afatgjatë, duke siguruar njëkohësisht proceset e punës së institucionit dhe ruajtjen e vlerave historike kulturore të ndërtesës.
Zhvillimet kanë shoqëruar aktivitetin e Bankës së Shqipërisë këto vite kanë bërë që kërkesat për hapësira ndërtimore për të ushtruar aktivitetin e saj ditor të rriten në vazhdimësi, raporton Monitor.
Në qershor të vitit 2010, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi blerjen me prokurim të drejtpërdrejtë të Hotel Dajtit me fond limit 4.148.400.000 (katër miliard e njëqind e dyzetetetë milionë e katërqind mijë) lekë, por për 6 vite e ka zvarritur shnderrimin e hotel Dajtit ne banke.
Banka e Shqipërisë, në kuadrin e restaurimit të ndërtesës, ka hartuar planet për funksionimin e ndërtesës në shërbim të veprimtarisë së saj.
Burimet zyrtare te Bankës pohojnë se restaurimi do të kryhet në përputhje me idetë fillestare të arkitektit Bosio, por të përshtatura me kushtet e kohës, pa harruar edhe ambientin e gjelbëruar përreth tij.
Kjo godinë me bibliotekën shumë të pasur të saj do të jetë një dritare e kontaktit të drejtpërdrejtë me publikun veçanërisht më kërkuesit, akademikët, studentët dhe median.
Me sipërfaqen e saj të madhe dhe vendndodhjen fizike, godina plotëson kërkesat e Bankës së Shqipërisë për zgjerimin e strukturës.
Godina është ndërtuar rreth viteve ’30, nga Gherardo Bosio, një arkitekt fiorentinas i shkollës së “racionalizmit“ të shekullit XX, dhe e dizenjuar në detaje nga Gio Ponti, i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian.
Nga këndvështrimi historik, hotel “Dajti“ për qytetarët e Tiranës ka qenë një nga veprat më të spikatura dhe njëkohësisht më të lakmuara. Eleganca, pajimet dhe mobilimet e hotelit ishin të një niveli të veçantë, në përputhje me rangun e tij. Në planin rajonal, kjo ndërtesë është vlerësuar për shumë kohë si hoteli më modern i Ballkanit.
Se cafare bukuri arkitekturore ka ish-Hotel Dajti nuk arrij t’a kuptoj. Nuk jam arkitekt, por njeri qe ka shetitur ne disa vende ka ka pare, pak bote me sy. Sa per Ish-H.Dajti, me duket thejshte nje ndertese drejtkendeshe, me ballkone, dhe asgje me shume, taman si nje ndertese kineze e viteve 75-80. Nese do te ndryshohet, te modernizohet ne strukturen e jashtme, mendoj se do ti jape nje bukur atij bulevardi, nese jo, thjesht do t’a lere ne varferine e tij.
Ciao
O “banor i tiranes ” a e di ate shprehjen gjermane: i mungojne 7 vitet e para? Edhe ti mesaduket e ke kalu ate kohen ku formohet shija. Sado me shetit si i rrit… aha lale ske gjo m’traste sic do thoshin tironasit ?
hajde sh’net e byth t’forta e merru me no i gjo tjeter
Si do ti bien lapsit
Llogaria nuk iu del
Vlerat do ti ruhen
Të bëhet sërish hotel.
☆
Me cmirën e Salehut
Me ndihmën e Fullanit
U dhje edhe Hoteli
Më i bukur i Ballkanit.
☆
Tani që Hotel Dajti
Nuk ka më atë rol
Hoteleria jonë nis
Nga kulla në Viçidol!
☆
Ne heshtim duarlidhur
Saliu vazhdon e leh
Sado që i vjen hidhur
Edvini rri e sheh.
☆
…
” ? “
Hotel “DAJTI” ne Tirane eshte simbol i hotelerise shqiptare. Prandaj ai duhet restauruar ne kushtet me optimale te arkitektures dhe te artit. Kete mund ta beje vetem XHEVDET PACOLLI, i cili eshte marre me restaurime te veprave te arkitektures boterore duke filluar nga Kremlini, Moske, ne Rusi.
Ky person e ka treguar vehten qe ben ndertime, riparime dhe restaurime te spikatura. Te behet preventivi real dhe ti jepen per ta kryer kete pune dhe Hotel “DAJTI” te jete i administruar dhe menagjuar direkt nga shteti dhe qeveria shqiptare per fjetje dhe ceremoni zyrtare. Ne kete menyre edhe ulen edhe shpenzimet e shtetit dhe qeverise qe bejne ne hotele te tille si Hotel “TIRANA”, Hotel “ROGNER” dhe Hotel “SHERATON”. Te cilet kane shifra marramendese qeraje per aktivitete zyrtare.
Do te thote ndonjeri qe shteti dhe qeveria shqiptare nuk e din kete gjendje??!! kuptohet nuk kane interes sepse eshte ne konflikt ineterese me hotelet e mesiperme dhe nga keto hotele ne fund te muajit i shkojne disa perfitime financiare “cingerrima” dhe jane bere barrikade qe Hotel “DAJTI” te mos behet hotel. Kjo eshte e gjitha. Ka 26-te vjet qe qeverite e ashtuqujatures demokraci nuk kane bere asgje te hajrit ne ndertime, por kane sjellur vetem shkaterrime dhe e vazhdojne kete katrahure te qellimeshme dhe te piset per interesat e tyre perverse.