Qeveria do të shpall një falje të gjerë për borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana. Ministri i Financave tha se falja nis me borxhet para vitit 2011.
“Ideja e projektligjit është të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”, shprehet ministri Ahmetaj për Top channel.
Për detyrimet tatimore apo ato doganore të krijuara pas vitit 2011 do të ketë një skemë të pjesshme falje.
“Detyrime, gjoba dhe kamatvonesa pas 1 janarit të vitit 2012, kush paguan 70% të detyrimit final i falet 30% dhe të gjitha penalitet e tjera, megjithëse ende nuk është vendosur”, shpjegon ministri.
Në total borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj shtetit arrin në mbi 800 milionë dollarë. Ahmetaj thotë se drafti u fal bizneseve mbi 3 për qind të prodhimit kombëtar.
“Mund të shkojë gati në ulje gjysmë për gjysmë të borxhit tatimor”, thotë Ahmetaj.
Faljet e detyrimeve shpesh hapin debate që prekin edhe drejtësinë fiskale. Por ministri i Financave thotë se qeveria po bën gjënë e duhur
“Sigurisht që mund të ngrenë pikëpyetje nga ana e politikës fiskalë, e relaksimit të klimës së biznesit, e kalimit në nivelin tjetër të zhvillimit ekonomik dhe e të bërit biznes, është gjëja e drejt që për t’u bërë”, shprehet ministri.
Falja do të përfshijë të gjitha llojet e detyrimeve tatimore, përveç atyre që lidhen me sigurimet e papaguara të punonjësve.
Po borgjet tona te dritave njerezit qe futet ne burgje per borgj per ndertim te kolibes qenit kur falen e keni vene borgjin e dritave qe se eshte vene sahati ne 2004 kur ne nje kohe ishin fale deri ne 2007 .Dot mbahet mend gjate kjo qeveri si kolere ashtu nuk e duam Evropen vetem keta te largohen e mos tjua degjojme me zerin .Ne 2013 thonim fuke u tallur e mbani mend Brrishen se skeni per ta pare me u gjendem gabim ai paska qene ar me i krahasuar me perbindeshat e rilindjes .Mos votoni reformen qe tju jaoim tatpjeten ketyre monstrave bishave te mbeturinave te komunizmit qe jane akoma fare e keqe paskan qene e thote edhe te filmi Vlashit puu fare e keqe kolere zgjebe qe nuk shqitet kurre eshte rasti tani o kurre ti shporrim .
Si mund te faken ato borxhe
Ato jane taksa e tstime qe buzneset duhet ti iaguajne oatjeter ise te shkojn ne ndjekje ornale
Ca qeverie esht kjo , qe fut njeriun e varfer ne burg oer 20 dolliare per mospagim te dritave , apo i detyron keta njerez te varfer te bejn vet vrasje per ket shum te vogtl
dhe nderkaq i fal borxhin 800 milion dollare biznesmeneve ,
?
Kjo qeveri atehere qenka qeveri e milionereve , jo e popullit qe e ka votuar
Tamam qeveri anti popullire ? Kunder interesave te njerezve te thjeshte , te atyre 1 milion votuesve
Kjo qeveri mori gjith ate borxh prej 1.2 miliard euro mga FMN duke e zhytur Njeriun e thjeshte ne varferi totale , nderkaq j ju fal po aq leke bizneseve
Duhet te gjithe te ngrihen ne protesta kunder kesaj qeverie te pa-shpirt ndaj 90% te shqiptareve
Qeveri qe te drejtohet nga nje akrep
O sa bukur. Hap nje biznes,krijoj borxhe dhe pas 4 ose 8 vitesh paguaj maksimumin ne rasting me te mire 70%, ne rastin normal 50% dhe ne ate me te mire, asgje. Ka lezet, republike bananesh. Kjo mund te jete dhe marreveshja qe opozita te firmose draftin e drejtesise, se perfitojne shume bizneset qe ata i lejuan te bejne para gjate sundimit te tyre.
Mire beni se gjynah te shkretet vuajne per buken e gojes.. Se shteti ne fakt mbahet me taksat e qytetareve jo te bizneseve. Po te vesh Ahmetajn, qe ne klase te trete e thirren ushtar keshtu do ndodh.
NJe Bravo te madhe. Me ne fund shume biznese qe gjobiteshin ne kohen e Salehut
Do te fillojne te marrin fryme dhe ristartojne aktivitetet e tyre,
Kjo eshte pjese e fushates se zgjedhjeve te parakohshme.
Jua ben mire Berisha juve. Gjysma e deturimeve te prapambetura eshte e TV Klan, Sandrtit, shokut te sotem te Rames.
Nese bizneset nuk paguajne taksat, kush do paguaj atehere, populli? Rrogetaret? Ata punetoret e fasoneve qe bejne 5 mije leke te vjetra ne dite?
Po afrojne zgjethjet e parakohshme!!!!!!!
Mos komentoni kot