Inteligjenca britanike: Ja çfarë ka ndodhur realisht në Turqi natën e puçit

25 Korrik 2016, 17:19Politika TEMA

Revista “Focus” ka botuar një lajm të titulluar “Pushteti, çmenduria dhe Erdogani”, ku ka ndarë melexuesit informacione tejet të rëndësishme lidhur me përpjekjen për grusht shteti të datës 15 korrik.Në  këtë  lajm,   i   cili   mban   poshtë  emrin   e   Frank   Nordhausen-it,   thuhet   se   janë   dhënë  disa“informacione të  siguruara nga shërbimi sekret britanik GCHQ” Sipas tyre, GCHQ-ja, vetëmgjysmë ore pasi kishin filluar të shkrepeshin plumbat e parë prej armëve të forcave të armatosura qënisën tentativën për grusht shteti, ka marrë  nën kontroll bisedat telefonike, postën elektronike dhekanalet  e tjera  të  komunikimit virtual.  Sipas  informacioneve të  përftuara  përmes  përgjimeve,qeveria   ka   kërkuar   që  ditën   tjetër   të  nisnin   menjëherë  punimet   për   spastrimin   në  radhët   eadministratës civile dhe ushtarake, si dhe për deklarimin e Fethullah Gylenit si personin përgjegjëspër organizimin e tentativës për grusht shteti.

Ai është gati të hajë edhe eshtrat për të ruajtur pushtetin

Veç të tjerash, Nordhausen-i ndalet veçanërisht edhe në faktin se presidenti turk e cilësoi grushtin e shtetit që në çastet e para si një “mirësi e Zotit”, duke qenë se ajo i jepte tanimë mundësinë për të bërë pastrimet e nevojshme. Madje, fjalë për fjalë, gazetari gjerman shprehet me fjalët: “Fjalitë përçmuese dhe tallëse të këtij njeriu tregojnë se ai është i gatshëm pë r t’ua ngrënë deri edhe eshtrat njerëzve, vetëm si e si të ruajë pushtetin. Ekspertët shprehen se është e dyshimtë edhe që ai të ketë ndjekur një agjendë islame me partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.” Shkruesi i këtij artikulli është takuar edhe me shkrimtarin Nicolas Cheviron, i cili është njëherazi edhe autori i një prej biografive për Erdoganin. Sipas fjalëve të Cheviron-it, edhe pse mund të duket sikur Islami luan një rol të madh për Erdoganin, qëllimi i tij i mirëfilltë nuk është islamizimi. “Për Erdoganin i rëndësishëm është pushteti. Gjithçka tjetër vjen pas tij,” – ka deklaruar ai.

Bëri gjithçka që i duhej për të arritur një pushtet absolut

Edhe Nordhausen-i vetë thotë se Erdogani ka ndjekur një plan të pandryshuar qysh nga ditët e Kasëmpashës në rrugën e tij drejt pushtetit, duke bërë çdo gjë që iu duk e dobishme për ta vënë në jetë këtë plan. Madje ai ka shtuar se ky ka qenë gjithmonë parimi i tij politik. Duke nënizuar se edhe reformat e ndë rmarra gjatë viteve të para kur erdhi në pushtet kanë qenë pjesë e kësaj taktike, gazetari gjerman shton se: “Erdogani ka qenë ai që e pati rrëzuar ligjin e dënimet me vdekje (me varje), të cilin tani po kërkon që ta kthejë edhe njëherë në fuqi. I dha edhe njëherë rëndësi të veçantë ligjit të mbrojtjes së nderit në rast ngacmimi; u ofroi kurdëve mundësi për të mësuar gjuhën nëpër qendra kursesh; hapi kisha për besimtarët e krishterë, si dhe theu njëfarësoj pushtetin absolut të forcave të armatosura në Turqi. Qe ai që i nisi bisedimet me Bashkimin Evropian, që arriti deri edhe hapat e Kinës përsa i përket rritjes ekonomike. Fitoi simpatinë e popullit duke shkuar nëpër fshatra gjatë dimrit për t’u shpërndarë qymyr familjeve në nevojë. Atyre me të ardhura të pakta u ofroi mundësi mjekimi, ndërsa familjeve të varfra u dha mundësinë e banimit në banesa sociale të shitura me kredi të përshtatshme. Ndërsa për ngjitjen e tij politike përdori “turqit ezmerë”.

S’ka gjë që nuk e bën për të mos e humbur pushtetin

Nordhausen-i e tërheq vëmendjen edhe te roli që luan familja e presidentit turk në pushtetin e siguruar prej tij, duke u ndalur edhe në jetëshkrimin e këtij njeriu që jeton një jetë luksose që do t’ia kishin pasur zili edhe sulltanët osmanë. Ai artikulon se e shoqja e tij, vëllai dhe fëmijët e tij kontrollojnë një vëllim prej 100 milionë eurosh përmes fondacionit “Turgev”, ku ia vlen të theksohet se e shoqja është grushti i hekurt që e mban familjen e tyre të lidhur. E vetmja pikë e dobët e saj është se ajo është shumë e dhënë pas luksit. Teksa dobësia e Erdoganit ë shtë se, nëse i ikën nga duart ky pushtet, ai do të dalë menjëherë përpara gjykatës. Ndaj edhe Cheviron-i i që ndron argumentit se kjo është arsyeja pse Erdogani nuk do që ta humbasë me çdo kusht pushtetin. Andaj edhe e pandeh botën si një vend të mbushur plotme komplotistë që punojnë veç kundë r tij, duke mbijetuar vetëm falë polarizimit të shoqërisë, siç bën çdo autokrat.

Zgjodhi kaosin për të përsëritur edhe njëherë zgjedhjet nga doli i humbur

Nordhausen-i duket sikur ka zgjedhur që të na e freskojë edhe njëherë kujtesë n, duke i përsëritur edhe njëherë ato që Erdogani ka bërë për të mos humbur pushtetin. Pasi rikujton se si i ndali bisedimet me PKK-në vetëm për hir të përsëritjes së zgjedhjeve, ai konstaton se “parimi i tij ishte përhapja e kaosit dhe luftës brenda vendit, për t’u shfaqur mandej si shpëtimtar i popullit.” Madje, jo vetë m kaq, por deshifron edhe të gjitha lëvizjet e presidentit turk për të dalë i larë nga akuzat që mund të ngrihen ndaj tij në të ardhmen. Sipas këtij lajmi, nga njëra anë Erdogani i cilëson dhe i damkos kundërshtarët e tij politikë si “gjakpirës”, “ateistë” dhe “terroristë”, kurse nga ana tjetër mund të arrijë gjer atje sa të fusë në burg edhe një “pastruese”, një “mis”, apo një shkrimtar, me akuzën se “ka fyer presidentin e Republikës”. Në fund, një hapësirë e veçantë në këtë lajm i jepet edhe paraqitjes së detajuar të një vargu aferash korruptive që e tregojnë atë, nga të lidhur me biznesmenin iranian, Zarrabin, deri te mashtrime si ai i mungesës së diplomës së universitetit.

11 komente në “Inteligjenca britanike: Ja çfarë ka ndodhur realisht në Turqi natën e puçit”

  1. Ilir says:

    Te lumte pena!
    Kthjellet!
    Ti plasin trute kush i ka mangut…

  2. tfgs1 says:

    cfare ndryshimi kishte beqiri sunit Hoxha me turkun Erdogan…..!!!!???
    plehra arabe…………

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      @tfgs1

      Di une nje ndryshim. Enver i mori ne maje te k…it hoxhen e erdoganit dhe priftin e sat eme. Po nuk me besove pyet janullen te ta tregoje….

  3. kuq e zi says:

    ka thene gje te vertete ne jeten e vet inteligjenca angleze????
    faktet jane kokeforte perendimi kaloi ne ekstaze gjate pucit pastaj tregoi keqardhje kur deshtoi me vone e cilsoi pucin te kurdisur
    fakti eshte qe turqia duhej te ndiqte fatin e irakut,sirise libise etjer qe europa te shkaterrohej dhe te arrihej qellimi anglez “shkaterrimi i europes me lokomotive gjermane”
    historia tregon qe jane bere dy luftra boterore qe gjermania mos te komandoje europen por ce do kush ka gjak komandanti dine vetem te komandoje

  4. Tahir says:

    Si esht e mundur qe Europa kuva i ofron mundesine e liberalizimit vizave per turqin e diktatorit dhe idiotit Erdogan

  5. Toni says:

    Dhe keti Frankut zbulimi anglez ja paska zbardhur tere prapaskenen e pucit ushtark ….
    Marrira te veres si duket

  6. Arturi says:

    Titull bombastik dhe lajm … bosh!

    1. albani says:

      Artur
      Titull bombastik dhe informacion Gjylenist qe nuk na tha se cfare ndodhi ate nate,por po na propagandon “Erdoganin diktator”
      Disa te tredhurve ketu une do ti beja nje pyetje.
      A do te ishte dhe Rama nje diktator ne qofte se fitonte tre apo kater zgjedhje radhasi?
      Sipas llogjikes se mbetjeve Greke ne Shqiperi,dhe Rama do te quhej nje diktator,sepse llogjika e mbetjeve eshte e prapambetur.

  7. Arben says:

    SIGURISHT SE ORGANIZATORI ESHTE PREGATITUR EDHE PER FUSHATE MASHTRIMI.

    ALLAHU EKBER.

    PERPARA ERDOAN,

    GJITHE MUSLIMANET JANE ME TY.

  8. Na bashkoj kenga popullore says:

    1)Puçi eshte kurdisur nga europa per te futur ne thes Erdoganin, 2)Europs nuk i intereson qe Turqia te jet destabilizuse(te jet ne luft),3)shumica e Turqve jan te vetdishem se e vtmja zgjidhje per Turqin eshte Erdogan.

  9. haku says:

    Niccolo Machiavelli la pas veti parimin “qellimi justifikon mjetet” se si do te mbahet pushteti. Por cdokush nuk mund te luaj rolin e Makiavelit. Me siguri se bie ne gracke. Erdogani beri shume per Turqin. Kjo nuk i mjaftoi tani deshiron ta zhduk ideologjone, nese mund te thuhet keshtu, e Ataturkut. Me duket se e futi Turqine ne nje qorr sokak nga i cili veshtire se mund te dilet pa ndonje ATATURK tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje