Koli ankohet se këtë vit në Sarandë sezoni ka nisur shumë vonë. Thotë që edhe ato ditët e shiut prishën shumë punë, por kurrë kaq vonë nuk ka nisur. (Të mendosh që edhe sot që u ktheva në Golem ia krisi shiu).
“Ç’të bëjmë tani? 35, ja 40 ditë sezon do të kemi!”
Me këto 40 ditë ai duhet të shtyjë gjithë vitin, ndërsa mbetesh pa fjalë dhe nuk di si ta ushqesh bisedën. Befas buzë detit një djalë me motorr uji bën dredha dhe hedh një curril përpjetë.
“Po ky?”, i them.
“Është nga ata që e hedhin shurrën përpjetë. Nuk e sheh? Ja përpjetë e lëshon. Ndjell femrat”, shton Koli që e ka zënë me gjithë botën.
Mua ky tipi i motorrit më duket tëpkë ai i vjetshmi, por këtë sezon është shumëfishuar, sepse janë kudo në çdo plazh si të klonuar. Pushuesit lahen gjithë kujdes dhe mundohen t’ia hedhin motorrit të ujit. Sa ai largohet pak nga bregu, pushuesit lëshojnë fëmijët në det, sa afrohet ndjellësi i çikave, pushuesit mbledhin cullët. Policia në këtë rast nuk di not.
“Janë të shtrenjtë shtretërit”, më thotë Sula nga Gostivari. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përse ata djelmosha të rinj rrinë me karta në dorë që thonë se japin oda me qira? Nuk mund ta kesh edhe të shtrenjtë, edhe bosh. Ka gjasa që shqiptarët këtë vit të jenë më të varfër.
Fundjavat e kësaj vere i bëj me më shumë dëshirë në Sarandë. Nuk vuaj në shëtitoren e rilindur të Vlorës, ani se kryetarit të Bashkisë do i mbetet qejfi që nuk po bëhem pjesë e këtij ndryshimi historik. Në Sarandë mbyllet si me çelës, në mesnatë zhurma që ca e shesin për muzikë. Në Sarandë kam afër Çamërinë. Nëse nuk kaloj kufirin kam Markatin, Ninatin, Konispolin. Në Sarandë njoh një tabor me njerëz.
Këtë fundjavë u krodha në Plazhin e Manastirit, atje ku gjendet Kristali. Gatuajnë pastër dhe lirë. Fjala vjen speca të fërguar e të mbushur me gjizë, lakra të egra me vaj ulliri e limon, sallatë me karota, qofte me lakra apo mish, supë peshku, një mal me peshk, ngjala, oktapod, karkaleca në zgarë, birrë, ujë, shalqi dhe kafe turke. Një gji që e gjen vetëm në filma ekzotikë dhe për tre vetë paguan 3000 lekë, ja po e çoj 3500 lekë.
Natën e kalova sërish tek Bouganville-t. Hoteli i ri është mishërim i Gaudí, i bukur sa të merr sytë. Eshtë festë e arkitekturës qysh në vendin ku pushon makina. Nuk po flas për dhomat, ambjentet e çlodhjes a pishinat me ujë të kripur, saqë e humba llogarinë sa ishin. Buzë detit gjen një mjeshtër të kuzhinës italiane që të përkedhel sedrën. Më rastis që të përzihem me aktorët e “Portokallisë”, ndërsa në mesoret e kompleksit dëgjoj gjithë gjuhët e botës. Më duket sikur jam në Kullën e Babelit.
Por, sezoni këtë vit ka nisur vonë dhe njerëzit janë më të varfër. Ankohen të gjithë, kurse shteti nuk lodhet e flet me sllogane. Hyrja e qytetit, në Qafë Gjashtë nuk është prekur sërish me dorë. Shkon në ato rrugë me dallgë, pluhur të bardhë dhe gropa. Asgjë në hyrje nuk të josh, teksa sheh njerëz të rrëmujshëm që kalojnë me qerre me motorra apo makina luksoze që ngrejnë tym në qiell. Koka të shkon në tavanin e mjetit, ndërsa banorët të urojnë mirëseardhjen, shteti ose fle gjumë, ose nuk e çan kaptinën.
Në fund shteti do të bëjë një llogari se këtë vit hyn kaq e aq turistë, kurse Koli bën hesapin e tij.
“O Kel, a i pe lajmet dje? U futën 20 mijë kosovarë në kufi. Të gjithë shkuan sa në Shëngjin, Velipojë a Durrës. Nuk erdhi kush në Sarandë, o Kel! Ka ra Kartagjena!”./ 27.al
Te lumte Kel.Kush i lexon dhe i takon te reflektoje,duhet medoemos ta beje,por kam frike qe nuk ua ndjen shume dhe gjithmone do vazhdojne te bejne “hesapet” si Koli…..Liri
Ashtu si veprojne pronaret e hoteleve, restauranteve dhe shtepiave me qera ne bregdetin e jugut, ato plazhet nuk jane per popullin por per ata pordhacet qe flet Keli, te cilet e hedhin shurrën perpjete. “Paguan babi ose mami me pozite”.
Normalisht tregu duhet te rregulloje veteveten. Ne baze te kerkeses, oferta rregullon çmimet. Por pronaret tane nuk duket se i kuptojne ligjet e tregut.
Ne vend qe te shesin sherbimin qe ofrojne, ata shesin detin e bukur. A thua se e kane prodhuar ata detin.
Kalova nje jave ne Golem dhe me pelqeu sherbimi jashtezakonisht. Tani, deti eshte ai qe eshte. Nuk mban pergjegjesi pronari per detin. Por sherbimi ishte fantastik. Disa djem shume te sjellshem, çmimet shume te aresyeshem, gatimi shume i mire. Ndersa dielli besoj njesoj duhet te jete, si ne Golem si ne jug. Apo kane diell me te mire ne Sarande? Ndoshta, çfarë nuk ben Partia.
Dmth si me stil, ne mes te zezonit po u thu kosovareve mos shkoni ne Sarande, por ne Velipoje ?
Te gjithe çamet te zgjuar sa ti jane ?
Kel Doda foli.
PO KARTAGJENA NUK KA RA PO SHKON ME LIRE TE PUSHOSH NE GREQI DHE TURQI SE NE SARANDE DHE DHERMI PER 1 JAVE DHE KET SPO E KUPTOJNE AKOMA SHQIPTARET QE DUAN TE BEHEN TE PASUR NGA MENGJESI NE DARKE
Pen e holle.
Po nuk te vjen kosovari me ne Vlore as Sarande… Boll kane duruar pordhet tuaja duke iu shitur 5 euro nje shishe uje
Me lezet. I fute dhe nje reklame per bougainville, qe si ne Shqiperi qe jemi bejne punime per te mbaruar hotelin ne mes te sezonit. Skela, zhurme trapani punetore qe cene e vijne.
posi pra,
me ato cmime skandaloze te pakten po ftillohen qytetaret edhe si prishin me leket neper dhermira edhe boungevilla
Jam ne Sarande dhe nuk eshte sic thote Keli. Dhome hoteli me 2500 leke, me kondicioner, dhe restorant me cmime shume te arsyeshme. Mjafton te kerkosh. Nuk po e them emrin e hotelit se do e mendoni reklame. Dhe… Hoteli nuk eshte te shetitorja por pak me tutje, por ne me makine jemi. Tung nga Saranda
Saranda kete vit ka qene skandal fare. Sabotimi i Koco Kokedhime te dashurit te ri te PD i ka dhene frutet e veta, plera nga te kater anet, banore qe ne mrs te qytetit hedhin qeset me plera nga dritaret. Me ka ardhur per te vjelle. Nuk kthehem me KURRE
O Kell e fute pak camin ne sfond. Po as kosoven nuk e le jashte. Bej nje shkrim ku u meson policise te bej not ?
Per fytyra si puna jote e ka bere zoti shqiperine ajo lloj fytyre ate lloj plazhi dhe sherbimi meriton.
O Kel!Po Koli eshte nga Tirana apo Saranda?