Negociatat e orëve të fundit mes maxhorancës dhe opozitës para votimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament, kanë ndryshuar tërësisht formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këto dy struktura të rëndësishme, që do të jenë “qeveria” e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pritet të kalojnë në filtrin e Parlamentit. I gjithë procesi i seleksionimit të kandidaturave, sipas ndryshimeve kushtetuese, do të bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit.
Në hierarkinë e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm mund të konsiderohet numri dy, pas kryetarit të Parlamentit. Në draftin e parë, kompetenca e seleksionimit të kandidatëve për KLGJ-në dhe KLP-në i ishin lënë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, strukturë e re që do të bënte verifikimin dhe listimin e kandidatëve në bazën e meritave, apo përjashtimin e tyre kur nuk përmbushin kriteret ligjore. Kjo kompetencë tashmë i ka kaluar Kuvendit, duke i dhënë kompetenca shumë të rëndësishme Sekretarit të Përgjithshëm. Sipas neneve 147 të Kushtetutës së re, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm, në rastet kur ka vende të lira në KLGJ dhe KLP, shpall njoftimin për vendet e lira. Po ashtu, jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e kandidaturave bën verifikimin e kandidatëve që plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, raporton Panorama.
Kandidatët që plotësojnë kushtet, do të përfshihen në një listë të veçantë, ndërkohë që në rast se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit nuk i përfshin emrat e tyre në listë. Por duke qenë se Sekretari i Përgjithshëm ka marrë shumë kompetenca, në Kushtetutë është lënë një “valvul”, e cila mund të anulojë vendimet për heqjen e kandidatëve. Kjo kompetencë i është lënë nënkomisionit të ri që krijohet, i cili me votë konsensuale mund të rikthejë në garë një kandidat. “Nënkomisioni përbëhet nga 5 deputetë, prej të cilëve 3 caktohen nga shumica dhe 2 nga pakica parlamentare. Nënkomisioni, me të paktën katër vota, mund të përfshijë në listën e kandidateve edhe ata që janë përjashtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për mospërmbushje të kritereve formale. Nënkomisioni i përzgjedh kandidatët me mbështetjen e të paktën 4 anëtarëve.
Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhen me short”, thuhet në nenin 147 të Kushtetutës. Lista e kandidatëve do të hidhet në votim në Parlament dhe kërkon 2/3 e votave ose 94 të tilla. Në rast se dështon në dy raunde, në raundin e tretë ajo quhet e miratuar. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit do të angazhohet dhe me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në përzgjedhjen e anëtarëve të parë të KLGJ dhe KLP.
Gazetari mashtruese “for excellence” ! Gjithecka ne doren e sekretarit te pergjithshem te kuvendit ?!
Po vetingun e te huajve ku e late more manipulues ? Apo sic thone ithtaret e Sales : “ata paskeshin
vetem rol ‘sygjerues’ , sepse ndryshe ku do ta lejme sovranitetin” ! Edhe don me hy ne Europe, sic ke
hyre ne NATO , edhe kerkon sovranitet ! Edhe kush e thote Sali Vicidoli , qe fali detin bashke me Lulu-
shin ! Keta tradhetare tash na shiten si patriote te thekur. ,!
“Skifteret ” kane zbritur e po zbresin ne fushen e betejes, ndersa gazetaret e Saliut vazhdoni te rreni, te
mashtroni, te manipuloni … ,?,! Pyetja ime eshte edhe persa kohe do t’i vini ne ndihme plakut Mere …..!!
Gazetarai mashtruese “for excellence” ! Gjithecka ne doren e sekretarit te pergjithshem te kuvendit ?!
Po vetingun e te huajve ku e late more manipulues ? Apo sic thone ithtaret e Sales : “ata paskeshin
vetem rol ‘sygjerues’ , sepse ndryshe ku do ta lejme sovranitetin” ! Edhe don me hy ne Europe, sic ke
hyre ne NATO , edhe kerkon sovranitet ! Edhe kush e thote Sali Vicidoli , qe fali detin bashke me Lulu-
shin ! Keta tradhetare tash na shiten si patriote te thekur. ,!
“Skifteret ” kane zbritur e po zbresin ne fushen e betejes, ndersa gazetaret e Saliut vazhdoni te rreni, te
mashtroni, te manipuloni … ,?,! Pyetja ime eshte edhe persa kohe do t’i vini ne ndihme plakut Mere …..!!
Edhe kete e paskan bere.E pra ne Shqiperi nuk ka reforme, por ka pazar.Kjo e drejtesise ishte aksham pazar.Turp, nje mije here turp. Ju marrofte zoti dhe ju vrafte me vone qe te vdisni te turperuar
Absolutisht qesharake. Ky qe vodhi floririn e krrabes, dhe jepte tendera 700.000 eurosh, me kushuri Balilin e droges ne Sarande, te beje drejtesine.
Kjo ishte “vetoja” e Metes per te votuar reformen. Nje reforme e mbeshtetur nga LSI eshte reforme e deshtuar.
mene fund po na bindni se nuk e keni seriozisht. pra i lihet nje njeriu te vetem, ne kete rast sekretarit te kuvendit te zgjedhe. dhe si qenie njerezore, ky mund te gaboje, te korruptohet, te budallepset, etj. por ka edhe me keq. na qenka nje nen komision me 3 antare te maxhorances, e 2 te opozites. edhe ket shumica qe i bie te mos jete gjithnje nga nje krah, te beje te mundur qe uji te shkoje ne mullirin e vet. po ç’beni more? hiqni dore nga keto shpikje e kalkolime. per sa kohe kjo reforme do kaloje nepermjet kuvendit, do dale vetem nje trahana e thartuar. ne fakt qe nga 91shi e ketej, ky parlament vetem se çorbe ka bere me shumice. nuk e kuptojme pse u dashka nje sekretar kuvendi te merret me shqyrtimin e vendeve vakante. ne mos gaboj qenka edhe i lsi. epo ne rregull fare jemi. s’na ngelet tjeter vetem te therrasim ne kor. rrofte reforma, rrofte burundi.
Kot gjithe ai mundim.I keni varur ujkut melcine ne qafe.Anullojeni kete marreveshje zoti LU! Me kete marreveshje sistemi gjyqesor kalon nga duart e Berishes,ne kthetrat e Metes.
U arrit dhe ko marreveshje, Edhe dita e marte do bohet pushim….
Te gjithe ne foto, gjeneratoret dhe amplifikuesit e korrupsionit. Shikojini, Sa peshojne vete aq korrupsion kane