Gazeta “Panorama” ka kqyurur formularët e votimit dhe nga zbardhja e procesverbaleve rezulton se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina u ka qëndruar deklaratave të saj për cenimin e sovranitetit.
Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha dhe pjesa tjetër e Grupit të PD-së votuan pro. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, sipas procesverbalit elektronik, mësohet se nuk ka votuar “Aneksin B” të Kushtetutës, i cili parashikon rolin e Operacionit Ndërkombëtar në procesin e vetingut.
Ashtu si Topalli, këtë nen nuk e ka votuar as kryetari i Komisionit të Medias, demokrati Genc Pollo, ndërkohë që vota e tretë që nuk iu bashkua linjës së Grupit ishte ajo e Vangjel Tavos së LSI-së.
Në total “Aneksi B” i Kushtetutës mori 137 vota pro dhe vetëm 3 deputetë nuk morën pjesë në votim. Por, pavarësisht se tre deputetët nuk votuan këtë pikë të Kushtetutës së re, ata dhanë votën pro në parim dhe në tërësi, duke e çuar numrin e votave në 140, votimi më absolut i të gjitha kohërave.
Jozefina e ka vene jeten e saj ne sherbim te Berishes, vetem per Berishen eshte e interesuar e asgje tjeter. Kjo eshte ish kryetarja qe kurre nuk e hapi gopjen per krimet e Berishes kyundrejt demokrateve te vertete, duke aplikuar pas 90 tes ligjet e diktatures te udhezuar nga R. Alia..
Dhjeramanet e dreqit, nje vit te tere nuk e pranuan reformen e ne dt 21 si delet u futen ne vathe per te na dhene ate cfaqjen e shpifur te 140 votave
Keta jane politikanet tane pa shtylle kurrizore..
Cfare turpit, kur eshte per me u krenu paraqet fotot me tan personalitetet nderkombetare qe ka taku, dhe per ngjarjen ma te rendesishme te shqiptareve u cenoka sovraniteti. Po pse nuk e votuat ju kur ishit ne pushtet o Jozefine pa cenu sovranitetin e askujt. Tesh metevertete asht koha me hesht se cdo fjale eshte fukarallek, ma shume se fukaralleku qe mbulon Shqipnine.