Vladimir Kosta ka replikuar me kolegun e tij Erjon Braçe, pas komenteve të këtij të fundit ditë më parë, kur Kosta publikoi një letër me akuza ndaj Ramës dhe Ahmetaj.
Kosta thotë se Braçe është enverist dhe komunist, që i ka inat të pasurit.
Ndërkohë, nga letra vihet re se Kosta nuk është larguar nga PS, ashtu siç thoshte në letrën e parë.
Reagimi i plotë:
Kthim përgjigje “Mao-Enveristit” Erion Braçe.
Kryetari komisionit të ekonomisë: bëju socialist evropian
Siç premtova, Erion Braçe, po të jap përgjigje sot, pas votimit të Reformës së Drejtësisë. Tani që ne të PS-së ia dolëm votimit unanim të saj, gjë që ishte shumë e vështirë për shkak të opozitës destruktive që kemi, e ndjej veten të çliruar të merrem dhe me gjëra shumë më të vogla, të të përgjigjem ty.
Zoti Braçe, keni shkruar në shtyp kundër deklaratave të mia publike, bile me titujt e nëntitujt tuaj pompozë: “Erjon Braçe reagon për 110 mijë eurot që pagoi Vladimir Kosta në Berat”, “Sqarim në facebook më datë 12.07.2016” etj. Nga ky reagimi që keni bërë kundër meje, por edhe nga shumë “ide” që keni hedhur lart e poshtë, ju z. Erion propagandoni ide politike akoma të papastruara nga e majta ekstreme e kohës së komunizmit, enverizmit, maoizmit etj. Duket sikur ju nuk keni arritur akoma të shndërroheni në një socialist evropian, siç është pjesa më e madhe e PS-së së sotme, e në radhë të parë kryetari i saj Edi Rama. Në vijim më konkretisht.
Ju bëni sikur nuk e dini, se jo vetëm në Berat, por edhe kudo në Shqipëri, dhe kudo në botë, fushata elektorale kushton shumë. Nuk qëndron siç thoni ju, se “as edhe një qindarkë nuk është përdorur për këtë!”. Nuk marr përsipër të nxjerr të gjithë koston reale të shpenzimeve të bëra gjatë viteve, për fushatat zgjedhore, për përhapjen e ideve të PS në Berat, por ama jua them edhe një herë, se vetëm unë, nga pasuria ime, kam dhënë për fushatën në Berat dhe Poliçanin, mbi 110 mijë euro, kjo si vlerë e pajisjeve të televizionit tim (të Gjeli Vizionit) që ia kam dhënë televizionin lokal në Berat, ekranin e të cilit kush e di sa e sa herë që do ta kesh përdorur edhe ti vetë. Duhen përfshirë këtu edhe punimet e gipsit e gjëra të ndryshme që janë kryer atje po me paratë e mia. I pata dhënë fjalën Edi Ramës dhe pata nisur menjëherë ekipin tim të kryej punën! E ti tani, në vend që të më falënderosh publikisht për kontributin tim, e mohon paturpësisht këtë, e indirekt bën sikur nuk e ditke këtë fakt, pra del bukëshkalë.
Ti, si enveristët, shkruan se “vetëm të varfrit duhen përmendur e falënderuar”, se kontributi i të pasurve, për fitoren e PS-së, për përmirësimin e jetës së të varfërve, qenka i turpshëm, se ne të pasurit qenkemi “me interesin banal të pasurimit te shpejtë“ e të tjera dokrra të tilla maoiste. Jo shoku Erion, unë si i pasur jam krenar për zotësinë që kam pasur për të krijuar pasuri, me mend, me guxim e me punë të ndershme. Unë jam një nga ata që me gjithë qejf e kam shkrirë një pjesë të madhe të pasurisë që kam krijuar, për të mirën e elektoratit tim, për përparimin e vendit tim, ku duhet të jetojnë në harmoni të varfër e të pasur, sepse kështu është bota e lirë, këtë shoqëri ku prona është e shenjtë, duam të ndërtojmë ne socialistët evropianë të PS-së; ne që kemi hequr dorë përfundimisht tash 25 vjet, nga eksperimenti i dështuar i mbajtjes në këmbë të shkretëtirës barazitiste enveriste me ndarjen e popullit në klasa etj. Ne jemi të bindur, dhe këtë e themi me zë të lartë, se pa të pasurit shoqëria nuk ka tempin e zhvillimit të domosdoshëm, nuk ka garën mes subjekteve, nuk ka përgjegjësinë individuale të pakufishme të pronarit, nuk ka pra të gjitha këto që janë të domosdoshme që shoqëria njerëzore të zhvillohet me shpejtësi drejt mirëqenies për të gjithë, ku të varfrit jetojnë shumë më mirë, paçka se jo aq mirë sa të pasurit. Ne socialistët nuk jemi për të ndërtuar shoqërinë e varfërisë e mjerimit “njësoj për të gjithë”, ku secili mbijeton në kushtet e mjerimit enverist të tollonave e mungesës së çdo gjëje, gjë që ne shqiptarët e provuam praktikisht mbi kurrizin tonë për pothuaj gjysmë shekulli.
Fitorja e PS-së në Berat, si dhe në gjithë Shqipërinë, u arrit me kontributin të gjithëve, edhe të të pasurve, pra edhe tonin të socialistëve “jo të zakonshëm” sipas teje. Ishte një fitore e ndershme, bile shumë më e ndershme se përrallat e “luftës së proletariatit enverist pa asnjë qindarkë të xhep” që bën sikur i ëndërron e i beson ti. Turp për ty, që megjithëse pretendon se “betejën në vitin 2009 në Berat e ke drejtuar ti”, mohon kontributin tim e të të pasurve të tjerë në këtë fitore, duke thënë me paturpësi “kurrë” kontributit të të pasurve.
Këtu po bëj një parantezë. Kam qenë rreshtuar me PD-në në vitin 1990-91, kundër diktaturës komuniste enveriste që duhej rrëzuar. Të sqaroj se vija nga një rreth familjar komunist— mbase dhe më komunist se rrethi yt, or Erion— ku të afërm të mi, motra etj., kishin arritur në nivele të larta të strukturës së partisë-shtet komuniste, deri sekretarë partie rajoni apo anëtarë të komitetit qendror të rinisë komuniste (PPSh). Në ato fillime . PD-ja ishte forca politike që bashkonte të gjithë popullin pa dallim, të varfër e të pasur, ish-të përndjekur e ish-komunistë, të gjithë të bashkuar kundër partisë komunist shqiptare që po vazhdonte ta shtypte popullin shqiptar. Por kur pashë se PD-ja, po shndërrohej në një parti neokomuniste berishiste, kalova tek PS-ja, që e shoh si një parti evropiane që po e udhëheq politikisht shoqërinë shqiptare në drejtimin e duhur, sepse dëgjoj Edi Ramën e të tjerë socialistë evropianë, që dënojnë të dy të këqijat e shoqërisë sonë, si të kaluarën me komunistët enveristë, si dhe të tashmen me neokomunistët berishistë.
Tani po i jap përgjigje dhe ca fjalëve që ti i lëshon poshtë e lart, duke sqaruar pak nga qëndrimet e mia në fushën e biznesit. Jam një ndër taksapaguesit më të rregullt të këtij vendi. Jam shqiptari i parë privat që hapa tregtinë e lirë me Kinën, që me 23 gusht 1992! Tani kam një pasuri mjaft të madhe, që më lejon të ndihmoj jo vetëm familjen time, por dhe shumë familje të tjera.
Sa për shpifjet që më bëri një person tjetër, njëkohësisht me ty e në unison me ty, për atë person do të kaloj kallëzimin përkatës në Prokurorinë së Rrethit Tiranë, që sot!
Erion, thirri mendjes, lëri sloganet, apo bindjet e tua (!?) komuniste, mundoju të transformohesh sa më shpejt, në fjalë e vepra, në një socialist evropian! E nëse vërtetë do të kontribuosh për mbarëvajtjen e qeverisjes sonë, të PS-së, merr nën vëzhgim disa drejtori rajonale ku tenderat janë bërë pothuajse të gjithë me 100 % fitim në favor të subjektit, dhe shumica klienteliste. Unë kam fakte, të ftoj që t’i shohim ato bashkë, dhe t’ i çojmë po bashkë për hetim. Por ama ky veprim do guxim e ndershmëri edhe nga ti, sepse mbase humbë favoret tek kryeministri, dhe nuk i merr dot më ato fonde të padrejta të shproporcjonalizuara që të dha ty kryeministri Rama për Divjakën etj. Pra, Erion të ftoj për punë konkretet, dhe jo vetëm për llafe koti.
E fundit, që ta dinë lexuesit edhe këtë: Krenohet Arben Ahmetaj, “Braçen e kam mik”, dhe nxirr fonde për Divjakën, 10 milion $ për ty, se e bën mirë rolin e papagallit zotëria jote, Erion!!! Ndërsa unë s’marr dot 200 mijë dollarë për një urë në një fshat, që është shumë më e rëndësishme dhe më urgjente se ato investimet e tua në Divjakë. Sa i padrejtë që është ky diferencim nga kryeministri Rama!
Vladimir Kosta
Deputet socialist
Po ti te vjedhura I ke se nuk eshte Shqiperia me permasat e Amerikes qe ti me biznes te ndershem dhe me pagim taksash te behesh milionier. Aq me teper qe intelegjencen e ke shume poshte mesatares. Qe te behesh I besueshem si politikan paguaj dike qe di te shkruaj dhe firmose vete.
Gabon zoti Kosta, Gabon rende. Te pasurit nuk duhen pergojuar, por vlera e tyre eshte vlere kur pasurine e vene ne sherbim te nje ideali dhe jo si menyre per te kerkuar resto prej saj. Vertet qe fushatat duan para por eshte po aq e vertet qe parlamenti do njerez me ide dhe intelektuale te mirefillte. Kjo e para. Tjeter> Kudo paguhet per fushaten por cdo leke duhet te jete ne driten e diellit. Ata qe vene p;asurine e tyre per fushata elektorale, nuk e vene per tu zgjedhur vet por per te mbeshtetur nje ide , idene qe percon ajo force politike qe ai mbeshtet. Vertet ka njerez, te pasur, qe paguajne ne fushate, por kurre ata (ne boten demokratike) nuk dalin ne publik si ju qe thoni pagova kaq e as, vura ne dispozicion te partise aq e aq.
Dua te them edhe dicka. Erjoni nuk eshte komunist si ju e cilesoni. Po r edhe sikur te jete, ai ka ndershmerine dhe burrerine qe ju nuk e keni. Juve ju kam identifikuar si servilinme te madh kur vinit pas Koco kokedhimes neper mbledhje dhe i lepiheshit atij, duke e cilesuar si njeri te madh etj, etj. Per mua me te keqijte e parlamentit jane ata, si sera tende qe e perdorin paurine per te bere kariere dhe karieren e vene jo ne sherbim te zgjedhesve por serish te interesave te tyre.
Une nuk besoj asnje minute qe pasurite qe jane vene sot ne Shqiperi jane vene me djersen e ballit. Gjithe Shqiperia u shit, u nxorr ne ankand. me pasuri tokesore e netokesore, me tendera dhe koncesione te dyshimta etj etj. Dhe çfare nuk u shit dot, u shkaterrua ose u pervetesua. Disa te “shkathet” perfituan shume nga rremuja dhe e kapen veten. Nje fjala e vjeter thote: Dikur quheshin bandite, sot quhen biznesmene! Prandaj edhe te pasurit shihen me dyshim jo vetem ne Shqiperi, por ne mbare boten. Megjithate ka te pasur qe e kane vene pasurine e tyre pa vjedhur dhe grabitur, siç eshte psh Bill Gejt. Pra edhe te pasurit jane dy llojesh. Mirepo ne Shqiperi nuk besoj se kemi nga keto lloj pasunaresh. Une nuk mendoj psh se Zeni e kompani e kane vene pasurine me pune te ndershme. Personalisht mendoj se ne nje parti socialiste te pasurit nuk duhet te gjejne vend. Fare mire ata mund te shkojne tek partite e djathta, qe historikisht kane mbeshtetur, jane mbeshtetur dhe kane punuar per te pasurit. Nje parti socialiste duhet te mbeshtetet tek klasa e mesme dhe poshte, te intelektualet, profesoret, nepunesit, zejtaret etj etj. Persa i takon partive socialiste europiane ato e kane shitur shpirtin me kohe. Prandaj ne Europe po dalin parti te reja te majta si Podemos, Front de Gauche, etj etj.
Ky trimi Kosta te shkoje t’i beje lapidar Mitro Celes qe ishte edhe deputet i PDse ne ate kohe. Mitrua vete e trajtoi parlamentin si ambjent kafeneje per qyfyre dhe humor. Punen e “vertete” e bente me Lad Kosten. Une kam punuar ne ministri te jashtme ne ate kohe dhe ja di mire historine te dyve.
Nga shkrimi e vete pohon se je nje Bythe-PERDREDHUR!!!!
O zgjebs, Bracja nuk eshte xheloz apo i ka inat te pasurit, por ka guximin qe ta thote ne sy ty e te gjithe atyre si puna jote qe vjedhin dhe pastaj kur u del nami per vjedhjet bejne te ndershmin. Ti me Bracen jeni mijera vjet drite larg kur eshte puna per investimin e parave, sepse ai eshte ekonomist e ti je hajdut. Duro dhe pak se do bier daullja dhe per ty.
Kokrra e zgjebsit je, funderine.
kur u be shoferi BORGJEZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZ
PTYYYYYYYYYYYYYYY RRAC E NDYTE E RRACE BARK ZBRAZUR JE TI O RROCKE E GJALLE
O Edo amon mer fute ne listat per deputete ket gocen se na cau veshet me keto hartimet e gjimnazit.
Ky Kosta eshte nje bastard i papare..
Nje tufe felliqesirash si ky Kosova u pasuruar ne menyre aq te shpejti sa dhe te pasurit kapitaliste amerikane e europiane cuditen. Ky krimb gjirizi krekohet se ne monizem fisi e familja e tij ka qene deri ne strukturat e larta te shtetit. Po mos zere ne goje komunistet idealiste se i ndot me ate gjuhen tende te felliqur. Ju mund te keni qene po keni mbetur mor b… qe i ngjitet cdo bythe per tu ushqyer e puna juaj familje m… E fis hale. Nga monizmi dolen te gjithe njelloj si nje tufe si ju u pasuruar e populli mbeti si ne monizem e me keq se ju Roger e vodhet duke shkatruat gjithecka qe te mbuloni vjedhet tuaja ju race e felliqur qe per ideali keni parane e xhvatjen. Ti felliqesire me emrin. V. Koston nuk ke kellire te matesh me Braces se je shume posht si Shqiponja me gjarperin sa per vendsjen e pasurise do vije nje dite qe do japesh llogari se gjak pa mare e hak pa lare ska dhe sdo jete e larget o mi halesh me emrin V. Koston.
Bracja eshte sa djali tend o gernete ka rezik mos e njohe fare Mao Ce Dun . Po burgut nuk I shpeton dot ti , me qe ra llafi
O shofer, shofer kamioni, nga te shkon rrota s’te shkon timoni
Super hajdut dhe bastarde ky je ti Vladimir koqja
O shofer.Trgoju njerezve si e bere pallatin pa leje.Sa katesh e kishe dhe sa e perfundove.Mos na trego perralla si u bere milioner si shoku yt Koqo K…….
Per nje ure $200000 qe u shrben 30 ose 50 vetave, Pa beje llogarine or Lad matraku sa meleard dollare do te duheshin sikur per every 50 people te investohej ne kete propocion. Na u turperove ti para fshatarve dhe nga inati si nuk u hodhe nga ura e dragotiti per te treguar ndershmerine dhe devollshmerine qe ke per elektoriatin. E ke bere hesap ndonjehere sa i jep buxhetit apo jo.
Nje “pergjigjie”qe damkos vet vehten ne disa drejtime.
E para kush te ka dhene vote me keto qe thua eshte belere me parate qe thua se ke shpenzime
E dyta autobiografia jote fyen ne radhe te pare te afermit e tu ndersa t’i me keto qe shkruhen ketu nuk ke asnje lloj problemi sepse nga inteligjenca e cfaqur je i justifikuar
E treta Parate qe t’i i permend si te fituara ne rruge te drejte ne kushtet Shqipëria per 26 vjet ka qene me nje shtet rrumpalle me nje drejtesi akoma me rrumpalle askush nuk mund te besoje dhe askend prej te ashtuquajturve biznesmene dhe ne vecanti te llojit tend te jene te pastra. Keshtu tha edhe Saliu per firmat piramidale, ndoshta je pjese e ketij grupin. ..
E katerta ke plot per te numuruar dhe shkruar por jam teper i sigurte se Erioni do t’i duhen shume numura te rendite per pergjigjien qe do te publikoje, prandaj nuk po i hyjne ne hak, vazhdo lexo tek Erioni
Braçja ka inat ata te pasur qe i kan ber leket duke vjedhur parat e SHQIPTARVE dhe qe te kesh inat ata plera nuk esht e then se je komunist,komunizmin e shani por ngado qe e pergojoni e pergojoni per drejtesi dhe e kerkoni kur e shikoni bythen pisk me ndonje padrejtesi,kush jan pasaniket e ndershem te kti vendi pa naj thuaj ti njohim pak se un çfar njof duke filluar nga zotrote te pasur ne kte vend jan te ter vetem hajdut e kondrabandist sidomos ju te lidhurit me politiken,ju dhe na vidhni mor zotni dhe nuk pranoni as tju pergojojm se ju ngelet qefi hajdut zorraxhinj.
Nuk po shkruaj asgje se besoj qe do te te pergjigjet vete dhe me fakte I nderuari Erion Brace.
Do deshiroja shume qe “ndershmerine” e milionereve shqiptare ta vertetonte BYROJA E HETIMIT qe sapo eshte krijuar…
Po te jesh dakord,beji nje kerkese per certifikate ndershmerie…
Asgje me shume:Po grinden horrat … Vladimri(emri i Leninit),tashme konvertuar ne pasanik te ndershem me Bracen qe edhe po qe i ndershem, vetem qena midis oligarkeve e ndyen.Mjera ne!- thote nje personazh i Petro Markos te romani “Qyteti i fundit”- Mjera ne!
Une nuk te njoh as ty as ate Braçen qe kritikon ti! Po duket se Braçe ka te drejte shume te forte ne anen e tij, pasi qe çdo shtet dhe çdo popull e krijon kasten e te pasurve per ta mekembur atdheun (Shtetin) dhe popullin e vet dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Por se “shqiptaret” e pasur dhe “shqiptaret” ne pushtet jane injorante kudo e kane deshmuar neper çdo kohe, sepse, ata krijojne pasuri per vete dhe familje, ne kurriz te Atdheut dhe te Kombit, keshtu qe Enverit i marrshi te ligat dhe te keqen. Eshte i vetmi qe beri Epoke shqiptare. Lavdi Epokes shqiptare te Enver Hoxhes!
DRENICA E KUQE
Ku eshte autogol zoteri …ben mire te shkosh me ate demagogun Blushi sa s’te Kane ndjekur(mjere ne per kete parlament ..te shpresojme te reforma)