Godina misterioze e Byrosë së Hetimit, mbërrin në Tiranë FBI me paisjet moderne

23 Korrik 2016, 20:33Politika TEMA

Kush ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë gjatë regjimit komunist nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Nis me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, reforma në drejtësi në Shqipëri. Menjëherë pasi Presidenti Bujar Nishani do të firmosë ndryshimet kushtetuese nis ngritja e institucioneve për zbatimin e reformës. Procesi mund të nisë të konkretizohet në shtator me zgjedhjen e organeve të reja të gjyqësorit. Ndërkohë Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhe CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku dhe do të kryhen hetimet e para.

I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit. Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit. Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.

Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo rezident i shërbimit sekret shqiptar, por edhe të ndonjë shërbimi fqinj dhe duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç. Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarrit si dhe për metoda policimi. Një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan.

Procesi i zbatimit të reformës në drejtësi do të intensifikohet në shtator. Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta edhe më shumë. Por, të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtarë që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vetingut.

16 komente në “Godina misterioze e Byrosë së Hetimit, mbërrin në Tiranë FBI me paisjet moderne”

  1. Hajt me kemb te mbar goditja par saliu

  2. faro says:

    Shpejtesi, qe vetem me shpejtesine e veprimeve te Edi Rames, mund te krahasohet!

  3. Tarrasi says:

    Nuk ka shume ndryshim nag metodat e xhaxhit Enver …
    BKH = Shtepia e Gjetheve version renew…

    1. ypsilon says:

      Pastaj nga shtepia e gjetheve te xhaxhit,, e mori demokrati baca sali qe te na rroje sa malet e vicidolit,,,dhe e beri shtepia e gjetheve te fikut,,,(te shikut)) ,,,, por me nje ndryshim, i pari e perdori ne sherbim te vendit, i dyti e perdori kunder shqiperise dhe shqiptareve,,,,

  4. shqupidhsti says:

    Amerikont duhet me mor i her leje ke dhalli para se me instalu ppaisjet e pergjimit ktuna .Na ina shtet sovran ene nuk pranojme kapitalistat amerikon ktuna.

  5. xxx says:

    Shqiprin se shpeton as dreqi se jo fbi e ku ta dij,vetem sistemi i Enverit do ta bente shtet,per ndryshe kjo eshte humbje kohe.

  6. shaqo says:

    E shikoni, prape “shtepia me gjethe” na doli ne skene, por tani ne periferi te Tiranes.
    Pra o NIHILISTE shtepi me gjethe ka pasurf e do te kete, ashtu sic ka ne cdo vend te botes, ku cdo gje eshte e sofistikuar.

  7. per mire says:

    Si mund te aplikojme per te qene pjese e byrose se hetimit..
    jam me profesion IT dhe jetoj ne usa..di anglishten dhe jam i paster kam shume qejf ti fus ne burg politikanet e korruptuar shqiptar..ndonje ide si mund te aplikojme..eshte pyetje serioze

    1. Momo says:

      Kontakto FBI ne USA, aty i ke! Veqse duhet ta kesh akoma pasaporten shqiptare.

    2. altin says:

      Nese ke nder mend te aplikosh te pyesesh veten 4 here:
      – do zgjedhje drejtesi para lekeve dhe pozitive te ofruara?
      – do sakrifikoje deri ne fund cdo gje per te mbrojtur ate qe te eshte ngarkuar?
      – a do vazhdoje ta zbatoje urdherin edhe kur te duhet te qellosh mbi nje mik te inkriminuar?
      – a do jem I afte te jap 100% nga vetja?

  8. Tetar Rreshteri says:

    PO U ARRIT TE BEHET DREJTESI PER RRUGEN E KOMBIT, GERDECIN, 21 JANARIN, PRISHJEN E ZOGUT TE ZI, ateher do mund te besojme se Drejtesia edhe mumd te behet ne Shqiperi.
    Sepse keto qe them une dhe shume te tjera kerkojne qe te merret i pandehur SALIU, META, LULI dhe EDI RAMA vete. Po a nuk ishin keta qe u zume aq gjate e mezi e firmosen Reformen? Pra kemi te drejte te jemi pak skeptike nese kjo BKH apo dhe vete FBI do e kene aq kollaj ti fusin brenda keta te 3 apo 4 apo dhe qindra si puna e tyre qe kane shperdoruar pronen dhe institucionet e ketij vendi.
    Tung

  9. beso says:

    E lezecmja eshte ata qe nuk lane gje pa luajtur per te penguar ref.edrejt. po na hiqen si fitimtare.Le te genjejne beten dhe ate pjese qe sapo vjene epo zbogelohen qe skllaverisht uvete nga pas.Hapni syte ,termeti filloje SHBA+GJEMANET po zbarkojne per te vendosur ndofta per her te pare drejtesi ne kete vend .NDikimi kriminal mbi drejtesine me 21 korik mori fund.Rofte SHBE-GJERMANI
    Mision te mbare .

  10. dash says:

    Pune te mbare dhe spastrim te shpejte…

  11. Shoku shpati says:

    Undefined
    Mbas reformes u ktheve ne identitet
    Se nje jave me radhe tu keput dora Duke shkrujt komente.

  12. Jimi says:

    Mos i mundoni kaqe shume keta gringot ! Ata duan te ndertojne nje “shtepi me gjethe”, kur ate e kishin gati mu ne mes te Tiranes!? . Apo mdase keta gringot nuk e duan me gjethe te kuqe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje