Reforma në Drejtësi fitore e PD? Taulant Balla: Fitore të tilla paçi gjithmonë

25 Korrik 2016, 18:05Politika TEMA

Vijon të prodhojë reagime ironike përplasja pas miratimit të reformës në drejtësi, se kush kishte më shumë merita në miratimin e saj, dhe kush fitoi e kush humbi nga reforma.

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi miratimin e reformës në drejtësi, ku tha se kjo ishte një fitore e Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ironizon duke shkruar se demokratët paçin fitore të tilla gjithmonë.

“Sovranisti Sali Berisha e quan miratimin e Reformes ne Drejtesi nje fitore te PD. Fitore te tilla paci gjithmone!”, shkruan Balla

Më tej, deputeti socialist shprehet se bllokosh reformën për PD-në quhet fitore. Ai i kërkon Berishës ti kërkojë Presidentit Bujar Nishani të mos vonojë dekretimin.

“Te besh gjithçka per ta bllokuar dhe tani e quan fitore. Nejse te gjithe e dine qe fitorja eshte e shqiptareve. Por ti Sali beji nje cerre Bujar Nishanit, qe te mos vonoje dekretimin”, përfundon socialisti Balla.

1 komente në “Reforma në Drejtësi fitore e PD? Taulant Balla: Fitore të tilla paçi gjithmonë”

  1. Emigranti SHBA. says:

    Sali Berisha, munde te mburet se si per gati dy vjet, me lulush holandezin penguan me te gjitha menrat miratimin e rreformes, deri sa SHBA, nepermjet ambasadorit Lu, u dha ulitimatum, ;Ata qe sdo e votijne rreformen ne drejtesi, jo vetem dote futen ne listen e zeze, pore dote kene pasoja te medha. Ne keto kushte, kure salushi dhe Lulushi, pane kembenguljen e popullit shqiptare, thirjet e kryeministrit Rama, qe beri leshime te jashtezakonshme, vetem e vetem te harihej konsesusi, per miratim dhe mbi te gjitndihma e jashtezakonshme e SHBA, dhe ndihma dyvjecare me financim dhe asistence teknike, ne bashkepunim me BE, bene te mundur mIratimin e rreformes ne drejtesi. Sa per Ilirin, ka merite, qe kerkonte konsesus, pore e dh…u me propozimin qe mbase miratimit te rreformes te rezohet qeveria Rama dhe te krijhet qevri teknike, qe ta coi vendin ne zgjedhjet e Qershorit 17. Kjo ishte vrasje per shqiptaret, pore e kuptioi shpejte dhe e terhoqi publikisht. Merita e kesaj rreforme, i takon qytetareve shqiptare qe mbi 96 perqind kerkonin miratimin e rreformes ne drejtesi, sepse kishin provuar padrejtesi, i Takon kryeministrit Rama, qe per dy vjet kerkonte miratimin e saje, me cdo kushte , sepse kjo drejtesi, ka penguar zhvilimin demokratik, shtetin ligjore dhe ka vjedhur me koorupsjon qytetaret shqiptare. Mbi te gjithe, merita kryesore i takon SHBA, BE, qe kure e pane sesi saliu dhe luli, cfare miratonin diten e anaulloni naten, vetem e vetem ta pengonin miretimin e rreformes, u dhane ulitimatum, Ne fund, kure pane se skishin nga tja mbanin, sepse po u iknin edhe deputetet e tyre, nen shembullin e patriotit Eduart Selami, e dane konsesusin. Kjo ishte fitore e gjithe shqiptareve, e demokracise dhe shtetit ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje