VIDEO/ Himarë, momenti kur skafi merr flakë në mes të detit

25 Korrik 2016, 15:57Kronika TEMA

Një skaf në pronësi të shtetasit me iniciale A.B nga Durrësi është përfshirë nga flakët në mes të detit mesditën e sotme pranë Himarës. Informacionet e para bëjnë të ditur se shkak ka qenë një defekt në motor.

Sipas deklaratës së drejtuesit të skafit dhe pasagjerit me iniciale D.D, ngjarja ka qenë aksidentale. Pasi u është fikur motori rreth 200 m nga bregu i gjirit të Filikurit në Himarë, kanë tentuar ta ndezin, çka ka dhënë shkënijë elektrike.

Më pas flakët janë përhapur në të gjithë mjetin motorik.Rojet bregdetare ndihmuan të dy personat në skaf të largoheshin, dhe fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje