PD bojkoton pritjen e Xhafës për miratimin e reformës

28 Korrik 2016, 19:14Politika TEMA

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin e Posaçëm të Reformës në drejtësi nuk do të marrin pjesë në pritjen e thirrur sonte në orën 19:00 nga kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafa, me rastin e miratimit me konsensus të reformës në Kuvend javën e shkuar.

Një ditë më parë nënkryetari demokrat i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi paralajmëroi mungesën në kkëtë pritje, duke thënë se është koha për angazhime serioze dhe jo për vetëkënaqësi.

Në këtë pritje do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët Lu e Vlahutin, të cilët u angazhuan shumë për miratimin e reformës në drejtësi. Lidhur me këtë pritje reagoi ashpër një ditë më parë edhe ish-kryeministri Berisha.

Ai tha se Rama me të tijët duan të festojnë për dështimin që morën nga miratimi i reformës në drejtësi, duke qenë se drafti i tyre që synonte kapjen e sistemit u rrëzua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje