Kemi dëgjuar më shumë se një herë Kryeministrin Edi Rama të thotë se pa miratimin e reformës në drejtësi nuk ka negociata me Bashkimin Europian. Por ministrja e Integrimit, e LSI, Klajda Gjosha deklaron se miratimi i paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi nuk është i mjaftueshëm që Shqipëria të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Madje as ligji i “vetting”-ut i vetëm mund të mos mjaftojë.
“Mesazhi im është miratimi sa më i shpejtë i të 7 ligjeve, kuptohet në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë”, thotë ministrja Gjosha në një intervistë për TCH.
Po përse koha është faktor vendimtar?
Në tetor, Komisioni Europian publikon raportin e progresit të Shqipërisë dhe, që të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit, vendi duhet të ketë dhënë prova se po e zbaton Reformën në Drejtësi.
“Do të ishte shumë pozitive, që ne të miratojmë të 7 ligjet brenda gushtit, për arsye se Shqipëria do të raportojë për ecurinë pranë Komisionit Europian në shtator. Kështu që gushti do të jetë edhe muaji vendimtar për procesin e integrimit dhe për procesin e reformës”, vijon më tej Gjosha.
Që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim, duhet që për rekomandimin e komisionit të ketë një vendim politik në dhjetor.
Por a ka mundësi që kjo të ndodhë?
“Unë nuk mund të flas për dhjetorin, se dhjetori do t’u përkasë vendeve anëtare. Ministria e Integrimit është e lidhur ngushtë me procedurat dhe me procesin teknik të integrimit. Që do të thotë se lidhja ime shkon deri në Komisionin Europian për të marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave”, deklaroi ministrja Klajda Gjosha.
Por që këtij procesi t’i hapet “drita jeshile”, duhet një vendim nga Shqipëria.
“Unë jam besimplotë se politika në Shqipëri do të tregojë sërish maturi për të kaluar me konsensus të 7 ligjet në një seancë të jashtëzakonshme. Ne jemi të gatshëm të lëmë pushimet dhe të kthehemi aty për të votuar 7 ligjet vendimtare dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës”, përfundoi Gjosha.
O sa kot je ti moj ministre . Merita jote qe je me LSI
sigurishte qe jo !
Ministrja ka te drejt , pa nji sex te eger s’keni me ul kurr sumen atje ku pretendoni
Duhet te pushoni se jeni lodhur shum. S`keni turp tu permendi shqiptarve pushimet tuja nga pushimi. Jeni hajduter dhe te padenje per te drejtuar popullin.
Kush me thote çfar merite ka kjo cop mishi me 2 sy qe te jete MINISTRE?????? …..pervecse anetare e LSI!!
Prandaj ky vend vazhdon te shkoj rrumpalle.
Perse shkruani nje titull te tille dhe poshte ne shkrim nuk lexohet ne asnje rrjesht qe te jete thene kjo gje?
Perse informoni gabim publikun, ju te vetequajtur gazetare, kur nuk i kuptoni as vete gjerat?
Na mbyten analfabetet funksionale!