Presidenti amerikan ka mbështetur zyrtarisht Hillary Clinton për presidente dhe në konventën e demokratëve ai ka përsëritur thirrjen që amerikanët të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“Nuk ka pasur asnjëherë një person më të kualifikuar për t’u bërë president”, tha Obama për Clinton.
Ai nuk harroi të thumbojë edhe Donald Trump.
“Amerikë është e madhe dhe nuk ka nevojë të bëhet e tillë. Nuk ka nevojë për një shpëtimtar”, tha presidenti.
Më tej Obama tha se njerëzit duhet të zgjedhin mes mureve të Trump rregullave të ashpra të emigracionit, apo endrrës amerikane që mbështet Clinton.
“Asnjë mur në botë nuk mund ta ndalë endrrën amerikane”, tha Obama të cili iu bashkua në skenë edhe Hillary Clinton për një përqafim të ngrohtë mes qindra quartrokitjeve.
E pafte por me ambicje te semure, kjo eshte zonja Klinton!