“Vettingu”, Basha: Jemi kundër kalimit të ligjit nesër, absurde! (dhe qan hallin e pushimeve)

27 Korrik 2016, 18:35Politika TEMA

E kishte paralajmëruar sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani në sallën e Kuvendit, teksa ka tentuar të frenojë entuziasmin e mazhorancës, duke nënvizuar se ka punë reforma në drejtësi dhe prapë te PD dp përplasen për konsensusin.

Ndërkohë që mbrëmë vonë ka qënë Oerd Bylykbashi ai që e cilësoi provokim kërkesën e Xhafajt që Komisioni për reformën të mblidhej sot për “Vettingun”.

Ndërkohë që po sot, për “Zëri i Amerikës”. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të ishte absurde që ligji për Vetingun të kalonte nesër dhe se është kundër.

“Ligji nuk miratohet nesër sepse e ndalon Kushtetuta e Shqipërisë. Është absurditet pasi shkel kushtetutën, por PD ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar draftin për vetingun.

Mazhoranca është përgjigjur me një hile, por kjo është një furtunë në ujë. Ekspertët po e shqyrtojnë, por është manovër politike e tipit që pengoi konsensusin me PD, ndonëse ajo ishte zotuar për mbështetje të reformës sipas Nuland e Venecias. Duhen shqyrtuar me kujdes”, deklaroi ai. Duke nënvizuar se pas shqyrtimit do të ketë transparencë.

“Projektligji na është vënë në dorë mbrëmë natën dhe menjëherë do bëhen të qarta qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e PD. Ekspertët tanë do të mbarojnë së shqyrtuari brenda ditës së sotme apo të nesërme. Opozita është e gatshme të sakrifikojë pushimet për të përfunduar procesin e reformës në drejtësi duke miratuar ligjet me konsensus. E rëndësishme është që mazhoranca të punojë me vullnet dhe transparencë. PD do të marrë përgjegjësitë e saj”, tha Basha nga Filadelfia ku ndodhej për të marrë pjesë në ceremoninë e zyrtarizimit të kandidaturës së Hillary Clinton si kandidate për presidente të SHBA-ve.

14 komente në ““Vettingu”, Basha: Jemi kundër kalimit të ligjit nesër, absurde! (dhe qan hallin e pushimeve)”

  1. Lul+zimja says:

    Ta punoi plaku Mere o Lulush. I la me bo pis gjithe kalvarin e PD, tani po u permbys ai te gjithe ne te semes do shkoni. Vet deshet jete Mondane, e pare qyl. Tani do I nxirrni cfar I keni vejdh Shqiperise e Shqipetareve, juve qe ju dhimbset Sovraniteti. Hahahaaa, o hajduter, kriminele, monstra te papara. Vdekshi te gjithe ne burg. Zoti vonon por nuk harron.

  2. Shqiptar says:

    Basha eshte cuni i Absurdit.Roja e SHQUP-it

  3. Dinamovit says:

    Ky ben nje fytyre sikur tallet kur flet. Gjithmone qesh,kot nuk kane vene emrin “Njeriu qe Qesh”.

  4. ceni says:

    po he o Bashe, se ke 3 dite ne Konventen e Demokrateve amerikane dhe ske bere asnje foto…sot vjen Obama aty dhe beji prite me Podesten qe te besh nje foto te na mbushesh mendjen se po ben takim…ha ha ha, cfare politikane karagjoze kemi!

  5. BERT HOLLANDEZI says:

    Jepi Lulo luaj mirë letrat mos me të dhënë ato vitet E fundit me i kaluar në Bënç . Shumë ke transferuar jashtë apo ke frike se ti merr njeri aty ne Albani stan. Nga kamarier u bere politikan ti po qe ja ke marre dorën. Si nuk doli dikush patriot por veç të vjedh di,hajdut me patent…. mashtrues më kartel bravo ti po qe ja di jetës or Belul.

  6. hysa says:

    O ceni, sot avazi sot.Kur ti kapi prite Obames sapo te dali nga skena dhe fap nje foto sikur po e takon.Ke per ta pare neser neper gazeta

  7. TJ says:

    Une e kuptoj pse Basha eshte lidhur si muti pas kepuces me Berishen! Por kurre nuk kam kuptuar rolin e idiotit bylykbashi , qe po armiqesohet me te gjithe,perse? Kjo eshte nje pyetje qe tregon ambiciet e bylykut kuksian?! Te cudit se sa te lehte nga mendja jane keta deputetet e PD berishiane!

  8. vito says:

    E paska ftu John Podesta ne konventen e Partise Demoktatike Amerikane kete gelbazen serbo-berishiane.

  9. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE

    KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?

    – A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si?

    Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
    Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
    Kurrsesi!
    Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
    Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
    Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!

    Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!

    Si!?
    Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
    Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
    Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
    Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
    Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !

    Cila eshte zgjidhja!?

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
    92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
    Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!

    Enough it’s enough… Boll me!

    Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
    95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
    Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!

    … Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !

    Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
    Perndryshe…. Perndryshe !
    … Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
    Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE ME 27 MAJ 2018

  10. Lali Lulit qe ja nguli says:

    Lul Basha ka shkuar ne USA qe te marri VAZELINE falas nga Obama. Kjo tregon edhe njhere kontributine Qeverise Amerikane per te lehtesuar Burgun e Lali Lulit. Kjo eshte fitorja me e madhe qe ka arritur PD-ja ne keto 26 vjet.

  11. Booo sa i flliqt eshte cfar thot tani nuk thot pastaj kot nuk thon genjen dhe per oren mos dil me dhe flet ne emer te demikratve made in bathorja or negativ se ata i perdor si dele si mburoj ti ..demokratet e vertet I ke pro reformes te gjith

  12. orsi says:

    ftesat per te huajt qe duan te marrin pjese ne DNC (Democratic National Convention) behen kur ata japin donacione! Pra Basha apo kushdo i huaj duhet te jete donor – dhurues fondesh qe te hyje ketu. Dmth qe PD ka hapur thesin per lobim per fushate qe te jete ne DNC. Ndaj kur cirreshin per Ramen dhe foton e tij, tani po e bejne vete. Po keta nga i gjeten fondet per te hyre ne Konvente?

  13. Kola says:

    Keto mostra jane mesuar qe t’i bejne gjerat me hu. O Lu e Vllahutin, rrembeni prape hurin se nisen te luajne prape bishtin plehrat e Salehut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje