All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Euralius zbulon draftin e ri për vetting-un, PD kundër votimit

27 Korrik 2016, 12:47Politika TEMA
All - Paragraf - 1

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe dekretimit të tyre nga Presidenti, po shtohet presioni mbi Parlamentin që të mblidhet nesër në seancë plenare për të miratuar ligjin për vettingun. Kështu gjatë orëve të vona të natës së djeshme ekspertët e Euralius i kanë dërguar komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi dhe të gjithë deputetëve anëtarë ndryshimet në ligjin e vettingut sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese.

Projektligji u është vënë në dispozicion deputeteve të maxhorancës dhe opozitës me qellim miratimin në seancë të enjten. Ky ligj ka të bëjë me nisjen e punës së prokurorëve që do merren me procesin e vettingut. Burime nga Partia Demokratike thane se drafti ka ardhur shume vone dhe po shqyrtohet per përgatitjen e vërejtjeve të ligjit. Mësohet se janë disa çështje të cilat Partia Demokratike do ti kundërshtojë gjatë diskutimit në komision, raporton Panorama.

Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se është e pamundur që të shqyrtohet brenda ditës një projektligj i tille. Një natë më parë kryetari i komisionit u dërgoi një email deputeteve ku i njoftoi për një mbledhje te mundshme të komisionit por pa caktuar një orar të saktë.

All - Paragraf - 4

Ligji i vetting-ut

 

All - Paragraf - 6

 

All - ArticleEnd - 1

9 komente në “Euralius zbulon draftin e ri për vetting-un, PD kundër votimit”

  1. Olsa says:

    PD eshte kunder!!!! Kjo parti gjithmone kunder ka qene dhe do luftoje deri ne fund kunder Ref ne Drejtesi!!! Justifikim qenka koha e shkurter…. Jane mesuar keta morrat qe Te rrijne gjithe diten kafeneve, dhe Te marrin rroge 1 million e 700.000 kot!!! Dite Nate lexojini projectligjet dhe votojini, derra Po e keni mendjen Te rrini lokaleve rrotull kuvendit gjithe diten dhe paraqiteni nga 1 ore ne kuvend sa per Te justifikuar prezencen dhe rrogen !!!!

  2. ☆~Gopisti i NSHRAK-utt~☆ says:


    Po i djeg suma
    Po i lëviz karrikja
    Ja pse e la vizitën
    Dhe po vjen urgjent Likja!
    ?
    P.S.
    Mos kujtoni TemAsa
    Se Lulin po harroj
    Po ai si ktu, si atje
    Përshesh me kos, njëlloj !
    ?

  3. Spartak says:

    Vetingun më mirë se ndërkombëtarët , e bëjnë vetë shqiptarët . Janë njisha për këtë punë . Vetëm bëjeni transparente dhe do shikosh se si do dalin në shesh të gjitha , me gjithë lidhjet dhe fshehjet që kanë .
    LIGJIT , tek pjesa e Vetëdeklarimit , në fund t’i shtohet Fraza : VETEDEKLARUESI , DEKLARON ME PERGJEGJESI , SE NESE DEL E VERTETOHET EDHE 1 LEK MBI DEKLARIMIN TIM , JAM DAKORT QE E GJITHE PASURIA IME TE SEKUESTROHET NGA SHTETI .

    1. Bushi says:

      Spartak! Mire e ke ti,qe duhet ta bejne vete shqipetaret,por si eshte bere ketu ne shqiperi me gjyqesorin dhe politiken,eshte e veshtire.Ketu eshte perzjere mielli me sheqerin dhe eshte e pamundur te ndahet.Nuk mund te njohesh kush eshte i mire dhe kush i keq,kushe eshte i koruptuar dhe kushe jo,jo po ky eshte i Saliut dhe ky eshte i Metes. PRANDAJ ESHTE E DOMOSDOSHME DORA E TE HUAJVE SHBA E BE.ATA JANE TE PAANSHEM.

  4. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: May 27, 2016 at 10:45:07 AM EDT

    OPINIONE

    KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?

    – A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si?

    Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
    Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
    Kurrsesi!
    Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
    Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
    Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!

    Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!

    Si!?
    Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
    Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
    Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
    Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
    Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !

    Cila eshte zgjidhja!?

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
    92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
    Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!

    Enough it’s enough… Boll me!

    Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
    95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
    Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!

    … Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !

    Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
    Perndryshe…. Perndryshe !
    … Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
    Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE ME 27 MAJ 2018

  5. TJ says:

    Heshtni! Mesija Meta la Ameriken te beje konsensus! Kriminelet bashkohen te mbrojne njeri tjetrin!

  6. albatros says:

    Ha ha ha haaaaaa! Megjithmend e moret votimin e 21 Korrikut!!!??? Ne jemi kunder bashkpunuimeve me forcat e tjera, duke filluar qe nga Kuvendi I Lezhes(1444) dhe kendej. Keshtu na duhet Shqiperia!

  7. andromeda says:

    Njeriu më negativ (pas Salës) Ilir Meta ka në dorë të reformojë drejtësinë. Uuuu, pika që s’u bie politikanëve tanë dhe ndërkombëtarëve. Me Like floririn, njeriun me bllok, nuk do të ketë kurrë drejtësi të vërtetë në Shqipëri. Përrallat me konsensuse nuk i ha njeri.

  8. dritani says:

    Do te habitesha sikur te mos kishte kundershti nga PD-ja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 30
All - General - 31
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14