PD, frikë nga Byroja e Hetimit:Plan për përmbysjen e draftit

27 Korrik 2016, 09:25Politika TEMA

Ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë miratimin me urgjencë, brenda muajit korrik, të 7 projektligjeve prioritare, Partia Demokratike po përgatitet për rezistencë, për të bllokuar implementimin e Reformës në Drejtësi.

Ndonëse e trumbetoi si fitore miratimin me unanimitetet të projektit kushtetues, opozita pritet të kontestojë një prej projektligjeve më të rëndësishme për zbatimin e reformës. Shqiptarja.com ka mësuar se, partia më e madhe në opozitë do të kontestojë projektligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ku është parashikuar pikërisht ngritja dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas burimeve, ekspertët e Partisë Demokratike janë udhëzuar për t’i bërë një oponencë të fortë projektligjit në fjalë, sidomos kapitullit për Byronë Kombëtare të Hetimit, duke demostruar kësisoj shenja frike nga superstruktura hetimore, e cila do të godasë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri.

Ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një drafti paralel, sikundër operuan me projektin kushtetues, Sali Berisha dhe Lulzim Basha synojnë përmbysjen e disa neneve të rëndësishme të kapitullit për Byronë e Hetimit.
Paraprakisht mësohet se opozita do të kërkojë qartësimin e rolit të policisë gjyqësore si dhe rishikimin e kompetencave të Byrosë, në lidhje me kontrollet e befasishme, vëzhgimet dhe arrestimet.

Po ashtu, opozita ka rezerva sa i takon parashikimit që Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave do të mbikëqyrë llogaritë financiare të hetuesve të Byrosë së Hetimit, kryetarëve të gjykatave, gjyqtarëve dhe personelit të Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtuesit të Prokurorisë, prokurorëve dhe personelit të Prokurorisë së Posaçme etj.

Alibia

Bojkoti i mbledhjeve të fundit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, ku u miratuan projektligjet për zbatimin e Reformës në Drejtësi, mund të përdoret si alibi nga opozita për të rishikuar draftet prioritare, me qëllim për të dhënë “kontributin” e saj në përmbajtjen e nismave.

Dhe sinjalin e parë e ka dhënë para disa ditësh, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili deklaroi se nuk kishte kuptim miratimi i ligjeve pa miratuar në Parlament paketën kushtetuese.

“Deklarata e Bashës e jep qartë pasojën e veprimit të njëanshëm. A ka kuptim të bësh ligje zbatuese të një pakete kushtetuese të pambyllur?”, ka theksuar Bylykbashi. Ndërkaq, Sali Berisha, i pyetur nëse PD do të japë konsensusin për 7 projektligjet, nuk dha një përgjigje të qartë.

Konflikti në horizont

Pas miratimit të projektit kushtetues, Partia Demokratike nuk ka mbajtur asnjë qëndrim të qartë për fatin e 7 projektligjeve prioritare, duke u mjaftuar me shtyrjen e akteve për sesionin e ardhshëm parlamentar.
Por, heshtja përballë kërkesës së ndërkombëtarëve për miratimin brenda datës 28 korrik, nuk e përjashton mundësinë e një konflikti të ri mes opozitës dhe SHBA-BE, në fillim të muajt shtator.

Siç dihet, projektligjet mbajnë vulën e ekspertëve të misioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj çdo rezistencë për bllokimin e tyre, do të hapte një front të ri lufte me Perëndimin.

15 komente në “PD, frikë nga Byroja e Hetimit:Plan për përmbysjen e draftit”

  1. Anonim says:

    Ju lutem ju te temes, boll më me hestori me diversantë. Basha mori dhe po merr falenderime dhe pergëzime nga anë e kend botes. Ju dhe Ngjela shikoni endrra me sy hapur dhe e keqja eshte se po mundoheni te ia tregoni shqiptareve.

    1. babo says:

      ahahah hajde hajdar aga hajde. O torollak, po fotot qe ben Basha ne ftesat e qokat ku e ftojne , i kane bere edhe Mubaraku dhe Gedafi – qe sot kane perfundu ne burg e ne kanal. Fotot e qokave nuk jane politike o dallkauk. Politike jane deklaratat Zyrtare te Perfaqsise zyrtare te SHBA – Ambasades. E ke te bardhe mbi te zeze: BASHA dhe PD po behen pengese per miratimin e reformes ne Drejtesi. Po harrove o qorr si ju sollen zvarre me 21 korrik te votonit reformen, pasi u kapet me cdo germe ku permendeshin nderkombetaret.

    2. Toni1979 says:

      Ik more bej shurren andej! Morri falenderime thote…rrace e keqe!

    3. Zyber says:

      Basha mori nga ato te tre. ..me te gjatin. …..e votoj si coco. ….avokati ka thene. …..ska bythe ta vere me Americanet. ….dhe doli. ….prisni sa ti mbaroj raporti mjekesor. ..lulit. …

  2. Roland says:

    Anonimo ca bo mor, ca thu??!!!!!

    1. trra la la says:

      Komentues te nderuar, shani e fyeni njeri tjetrin por persa i perket temes ju lutem mos na e ofendoni. Se keta nuk jane te atij lloji qe kur u intereson saliu rrine me saliun e i bejne sehir kur kasapon shtetin dhe pasurine me shprese se do marin edhe keta pjesen e plackitjes. Jo keta jane ndryshe, – keta ja mbathing nga krahu tjeter kur e shohin se nuk u del gje me saliun. Por kjo nuk do te thote se keta jane me spsrtakun edhe kur dhkrimet e tyre jane di ato te spartakut.

  3. TJ says:

    Ju ka hyre “lepuri ne bark”! U pa shume qarte se kush ka frike nga reforma! Por Berisha ka hallin e vet dhe te femijeve dhe gruas! Le te presim! Por Lulzimja mund te jete c’do gje tjeter por jo leader!

  4. Sali Krimineli says:

    I ka hyre frika ne palce Sali Kriminelit.
    E hengri qelbesira me ne fund qe ju shofte emri ishallah. Ai do mbahet mend si anti shqiptari me i keq i te gjitha koherave. Mallkim i perjetshem per 7 breza.

  5. zambi says:

    Drafti aktual eshte bere ne menyre te njeanshme sic ishte drafti i ndryshimeve kushtetuese. Fakti qe Venecia e ktheu dy here draftin e ndryshimeve kustetuese tregon qe cilesia e tij linte per te deshiruar, me apo pa dashje.

    Nuk perjashtohet mundesia qe edhe drafti i byrose te kete te njejtat probleme. Normalisht qe do kete kundershtime dhe ju te Temes duke e ditur kete po beni propagande per te krijuar idene qe opozita eshte kunder.

    1. babo says:

      Venecia te pune ka, te ktheje dhe korrigjoje ate qe i dergohet. Edhe sikur Danimarka ti coj nje ligj Venecias (gje qe se ben kurre), ky komision do tja ktheje me nje tufe korrigjimesh.

      Italia vete o tartakuet e PD+LSI-se dhe injorantet qe i sherbejne ka bere nje ligj qe quhet “Article 41-bis prison regime”. Ndryshe, rregjimi i forte i burgut kunder mafiozve. Sipas Venecias, ky ligj cenon lirite dhe te drejtat e njeriut – po Italia se ka pjerdhur fare opinion e tyre dhe zbatimi i ketij ligji ka gjunjezuar kreret e mafies ne burg – duke i bere bashkpunetor te drejtesise.

    2. Kritiku says:

      Ore ti “zombi”, me fal, “zambi”, mos je gje nga Zambia? Na e shpjego nje here, sepse ne nuk jemi aq “te zgjuar” sa ju, se çfare eshte “drafti”? Si perkthehet ne gjuhen shqipe? Po me fjalen Venecia, e ke fjalen per qytetin apo per ndonje emer njeriu, sepse nuk i kuptojme keto gjera, kaq te veshtira, per ne njerezit normal?!

  6. dash says:

    Ku jeton mor i gjori ti…

  7. me duket ti mi anonime po shef enderra me sy hap.C a falenderime mori basha, a keni sy ne ball apo ca.Ambasadori dhE BE dolen qart e prere dy tre here per ate cop mishi qe se kupton po mbron mythen e vet dhe si intereson as vat jot as i imi.Boll o copa mishi menduat si militant filloni mendoni si njerez se sjane asa nena as baba juaj qe ju jane errur syte dhe nuk shihni cpo bejne vec per veten e tyre, Hapi syte te gjithe po flasin hapur qe me miratimin e reformes, po te ishte aq i paster luli skishte nevoj fare te nxirte yckla se dhe sikur ta kapte opozita gjyhesori nese je i paster strembesh nga asgje.Po per kundrazi ai miratoj reformen me njeqind diskutime me te huajt fare me ramen dhe tani prap po fillon te nxjerr yckla.Mendo si njeri jo si militant

  8. Tirana says:

    Po Anonim ! Not Po e lavderon Bashen , ashtu si lavderonte. Zonjayzneqatin. Dhe ai bente c’do Pune qe I thoshte zonja. Edhe femijet,Po nuk e lavdeove nuk Te bene Pune Ndaj dhe adolescentin Bashs duhet ta mburresh qe Te beje punet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje