Ligji për “vetting”-un mund të përplasë mazhorancën dhe opozitën. Këtë herë, debati nuk pritet të fokusohet te përmbajtja, por te procedura për kalimin e ligjit në Parlament.
Anëtarët e komisionit janë njoftuar pasditen e së martës për një mbledhje të Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, për të miratuar ligjin e “vetting”-ut.
Në njoftim thuhet se kjo ndodh në përgatitje të seancës plenare që pritet të zhvillohet brenda javës.
Top Channel kontaktoi më herët me kryetarët e 3 grupeve parlamentare dhe sjell në vazhdim qëndrimet politike për këtë çështje, si dhe arsyen përse kërkohet miratimi i ligjit të “vetting”-ut veçmas 6 të tjerëve.
Duke i paraprirë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë këtij debati, kryeministri Rama bëri disa llogaritje votash dhe paralajmëroi rezistencë në Parlament, kundër miratimit të 7 ligjeve.
E shikoni o njerez çfare po ndodh? Berisha,Basha,dhe Meta nuk e duan reformen,vetingun,se futen vete brenda.Prandaj ata me çdo menyre dhe me çdo kosto,do ti behen pengese urgjente qe reforma e drejtesise te deshtoi.Gezoi populli shqipetare,por para kohe.Saliu ka ne koken e tij plane ugurzeza per shqiperine.Ai do kenaqet kur ti vere flaken vendit si ne 97-ten.Eksperiencen e ka.Planeve te tij,edhe amerika nuk ka çfare ti beje.Saliu,Basha dhe Meta,do ti kerkojne ambasadorit Lu dhe Vlahutin,larg duaret nga shqiperia,dhe mos fusni hundet ne punet tona.Vetingu nuk do miratohet,dhe per rrjedhoje,do anullohet miratimi i reformes.Saliu,Basha,Meta dalin heronje ne kete mes.