"Drejtësia", ambasadorja gjermane Schultz: 7 projektligjet duhet të kishin kaluar të enjten

26 Korrik 2016, 13:41Politika TEMA

Konfirmohen zërat e ndërkombëtarëve për miratimin brenda kësaj jave të shtatë ligjeve që kanë të bëjnë me implementimin e reformës në drejtësi të miratuar më 21 korrik.
është dhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz kërkon që 7 ligjet për reformën në drejtësi të kalojnë sa më shpejt. Susanne Schütz deklaroi se 7 ligjet për reformën në drejtësi duhej të kishin kaluar të enjten.
Ambasadorja gjermane e quajti si një hap pozitiv miratimin e reformës në kuvend, por nënvizoi se zbatimi i saj është hapi më i rëndësishëm sa i përket integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë.
“Vlerësojmë shumë që reforma në drejtësi kaloi. Është shumë me rëndësi që kjo reformë në drejtësi të mos mbetet vetëm në letër, por të implementohet. Shpresoj se 7 pr/ligjet që duhej të kishin kaluar të enjten do të kalojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Pa implementim reforma në drejtësi nuk ka vlerë, ky është mesazhi më i rëndësishëm që do të jap”, deklaroi në një pronocim për mediat ambasadorja gjermane
Deklarata e ambasadores u bë pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes për financimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni, ku Gjermania do të financojë 50 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje