“Drejtësia”, SHBA-BE: Kuvendi jo pushime deri të shtunën, urgjent 7 ligjet të enjten

25 Korrik 2016, 20:57Politika TEMA

Ndërkombëtarët kërkojnë votimin urgjent të 7 ligjeve prioritare të Reformes. Kuvendi nuk mbyllet. Deputetët njoftohen të mos largohen me pushime para të shtunës. Kushtetuta e re mbërrin tek Presidenti. Presidenti me pushime akoma.

Meta e Basha aktualisht janë në SHBA dhe duke qënë se duhet konsensus dhe për këto ligje, atëherë shihet një vonesë në miratimin e tyre, pavarësisht se ndërkombëtarët e kërkojnë urgjent një gjë të tillë. Pasi për ta nuk ka kthim prapa, e tha dhe ambasadorja e BE Vlahutin në Kukës.

Por në fjalën e tij në Kuvend, sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani nuk ka munguar që të shprehet se pavarësisht se ka kaluar me konsensus të plotë reforma në drejtësi me gjithë ndryshimet Kushtetuese, mazhoranca ka nevojë sërish për konsensusin e opozitës dhe për 7 ligjet mbështetëse të kësaj reforme.

Një paralajmërim i qartë i opozitës se sërish nuk do ta ketë të lehtë procesin e implementimit tëe reformës në drejtësi, ku do kërkojë sërish “dorën” e opozitës. Ristani ka qënë i qartë në vendosmërinë e tij nbë Kuvend teksa e ka deklaruar paralajmërimin se shtatë ligjet kanë punë për t’u miratuar, duke u kujtuar shqiptarëve se do fillojhë sërish kalvari i debateve për 7 ligjet e “drejtësisë”.

Ndërkohë që ndërkombëtarët, autorë të fortë të ndryshimeve në Kushtetutë, kërkojnë tani miratimin e shtatë ligjeve prioritare që shoqërojnë ndryshimet në Kushtetutë.

Burime diplomatike i thane sot Skandal.al se, ndërkombëtarët i kanë kërkuar udheheqësve politikë të mos mbyllin Kuvendin para fundit të këtij muaji. Ata kërkojnë miratimin e shtatë ligjeve prioritare. Në fakt, zëvendëskryetarja e Kuvendit që drejtoi seancën, Valentina Leskaj, nuk njoftoi në fund të seancës, mbylljen e sesionit të verës të punimeve të Kuvendit.

Ndërkohë deputetë të ndryshëm të maxhoracës thanë se janë porositur të mos lëvizin për pushime para të shtunës së kësaj jave.

Ka mundesi të mblidhen sërish të enjten për shtatë ligjet, por pritet çdo të thotë PD thanë deputetë të maxhorancës. Ne fakt, të premten në mëngjes herët, pak pas votimit e para mbylljes së seancës të së enjtes, kryesocialisti Ruçi i kërkoi kryeparlamentarit Meta, një mbledhje të posaçme të Konferencës së Kryetarëve gjatë ditës në vijim.

Ruçi e kërkoi mbledhjen për të diskutuar mes palëve për vijimin e mëtejshem të procedurave parlamentare për të miratuar shtatë ligjet prioritare. Ai tha se kërkonte që miratimi i shtatë ligjeve të vijonte në të njëjtën frymë e në të njëjtën mënyrë.

Mbledhja nuk u zhvillua, ndërkohë që kryeparlamentari Meta është në SHBA. Në SHBA është dhe kreu i PD Lulzim Basha, që ka në dorë konsensusin e gjërë të grupit të PD.

Por dhe presidenti është me pushime, njeriu që do të dekretojë Kushtetutën e Re të Shqipërisë.

Burime nga institucioni i Presidentit, i thanë se vetëm të hënën në mëngjes kishte mbërritur atje, drafti i zbardhur zyrtarisht i Kushtetutës së re nga Kuvendi. Tani do të duhet që Presidenti të dekretojë ndryshimet

. Do të duhet një dakordësi e re, që menjeherë pas dekretimit Kuvendi të mos presë botimin në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen në fuqi, për të vijuar me shtatë ligjet që janë të lidhura me Kushtetutën. Por mbi të gjitha do të duhen votat. Për konsensus.

18 komente në ““Drejtësia”, SHBA-BE: Kuvendi jo pushime deri të shtunën, urgjent 7 ligjet të enjten”

  1. Tmeri i qelbesires se Vicidolit says:

    Tranazh zagarve….

  2. shqrimtari me kok prej #ari says:

    hajde demokraci m hu hajde!
    tamam si n koh t dull panxhit.
    votohet per ate cka don “i forti ”
    s ka pushim fundjav se esht “e djela e enverit” pun vullnetare
    kta dun me bo demokraci me dhun n shqipni!
    votoni kshtu sic ju themi
    beni kshtu sic ju themi ne..
    si enveri qe jepte mesime udhzime urdhnime

  3. i larguari says:

    Thank you very much USA and EU!

  4. Na bashkoj kenga popullore says:

    Normale ne vetem me diktatur se per ndryshe nuk mundemi te perparojm kurren e kurres me zagaret qe na poshtruan si komb per 25 vite

  5. Rreshtore tI votojn me nje kemb

  6. Bushi says:

    Eshte e kuptueshme,se lenja e shtete ligjeve per me vone,eshte nje djallezi e pd-ke dhe e Metes.Ato akoma vazhdojn ne rrugen e tyre,kundra reformes ne drejtesi.Eshte e veshtire.Saliu nuk dorezohet.Ai do vetem plumbin ballit.

  7. king artur says:

    Mos i perkedhelni legenat se keshtu e duan ……jane mesuar me rumpalle dhe nuk ambjentohen dot me rregullin dhe me punen.Shpartalloini si guret e bilardos.Shqiptaret nga keta monstra nuk kane c’presin.por shyqyr qe e moren ne dore te huajt kete pune se ata jane ustallare.

  8. vjola says:

    Ju lumte ambasadore te nderuar fryme mos i lini te marrin.

  9. Ilia says:

    Pse presidenti nuk ka qene pushim gjithe vitin

  10. alphade says:

    Ndal ore beg se ka hendek …!!! Europa dhe Amerika don pune dhe jo llogjet e Sali Vicidolit !!!
    Shtrohuni se Reforma ne drejtesi o do behet, o s’ka derman !!! Sali ! S’ ke nga e luan bishtin !
    Mjaft e torturove ate popull pergjate 25vjeteve ,tash ditet i ke te numuruara !!! Ka ardhur ora !!
    Tung !!!

  11. Kola says:

    Keta plehrat tane jane keputur ne pune te renda dhe duhet te clodhen pak. Miratoni ligjet zagaret e mutit, se boll shite si u desh qejfi.

  12. Muzika ime says:

    Mire jua bejne ashtu e duan plehrat qe jane mbledhur aty…

  13. Shelgura says:

    Te vjen keq gjith ky opinjon i ngritur. Kundra drejtesise dhe keto politikab te poshter nk kuptojne kete opinjon kaq te fuqishem. Ilir meta berisha sa meshum ta sorollatin dhe ta pengojn aq mekeq per ta bindja e opinjonit eagte burgu,

  14. Xen deledashi says:

    Hahahaaa, me një fjalë, mire qe do ta bëni, po edhe me një këmbë ! Hahahahaa derra pordhitikane

  15. dash says:

    Jashteshqitja e ketij vendi…

  16. ANDY says:

    Skenderbe te ishe gjalle te shikoje cpjelle ka dale/ vech me hu e me litar meresh vesh me ca zagar/ amanetin dhe pushtetin te gjithe duan te bejne mbretin/ burra me byth e te rrende po u shket toka nen kembe/nje peshngrites nje doktor, nje piktor po u ben zbor/jo se i dhimbset vatani e ka kapur keq mangalli/cfare te ben keta drejtus sta ka bere asnje pushtus/emigrant ne dhe te huaj per te mbushur xhepat tuaj/drejtesia e vonuar shpresa po ngjallet duke belbezuar/[clirimi i dyte i shqiperise]

  17. elbasani says:

    sali qeni sali horri mblidh bashibozuket tuj ku i ke e ku si ke dhe hyr ne parlament dhe voto ne mynyre urgjente dhe ato pak gjera qe kan ngelur sic e kerkon SHBA dhe BE, bashke me Liken qe duhet ta kishte pare diellin me kohe nga dritarja qe ne kohen kur ishe ne qeveri,dhe mos derdellit me neper foltore.Vec te keqija i keni sjell ketij vendi.PD-ja dhe LSI corap e bete me pronat,me hipotekat,u bete si pashallaret e kuq nje here e nje kohe,por edhe nuk ju vej faj se nga ai sistem erdhet.po ky popull duhet te ishte treguar me i zgjuar me ju “baballaret e kombit”.por tani pregatituni per furtunen qe do ju kapi.ishalla fjala e amerikaneve dhe europianeve ne vesh te perendise.ptu fare e keqe mos gjetshi ven e meqan.

  18. populli says:

    ore ore lulebore,
    ne te kapur dor perdore,
    shkojm perpara me guxim
    kercenim mbas kercenim

    mbasi ne na doli boja,
    siç deshem ne nuk u lujt loja,
    forma te reja po kerkojm
    reputacjonin tone ta shpetojm

    prandaj shume po nxitojm
    para veres pune te mbarojme,
    se dhe neve ne “shtepi”
    na kerkojne llogari ..

    hajt pra me pune vullnetare
    te bejme ligje te reja fare
    se asgje ska me nryshu
    shum per vete, pak per ju

    te rroj partia, te rroj miku
    poplli po i ra nga fiku …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje