Shpresa e Bashës te Meta dhe dy momente fatkeqe për PD

25 Korrik 2016, 19:25Politika TEMA

Edhe pse vetëm më pak se një vit nga zgjedhjet e përgjthshme, është e qartë se Partia Demokratike është ende pa vizion e pa strategji për të fituar. Aq e vërtetë është kjo, sa Kryetari i PD Lulzim Basha ka marre rrugen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm e vetëm për t’i dhënë medias së kontrolluar prej tij arsye për të fabrikuar lajmin e ri, se Meta dhe Basha do të lidhin aleancë në Filadelfia, aty ku mbahet konventa e demokratëve amerikane.

Që PD dhe LSI të bashkohen sërish në një koalicion para apo paszgjedhor nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Është e drejta e çdo force politike të lidhë aleancë me këdo, pavarësisht filozofisë politike që përfaqëson. Aq më tepër është e vërtetë kjo gjë për një vend si Shqipëria ku politika nuk shquhet për ndonjë moral të veçantë, apo për dy parti si PD dhe LSI të cilat kanë qeverisur edhe më parë me pragmatizmin që karakterizon Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Por në të gjithë këtë histori, ka dy momente që janë fatkeqe për Partine Demokratike dhe Lulzim Bashën.

E para, që një vit përpara zgjedhjeve, Basha dhe PD në vend që të shpalosnin vizionin e tyre qeverisës për shqiptarët, duket se alternativë të vetme kanë aleancën me LSI-në, që për më tepër ka dështuar njëherë në të shkuarën. Shqiptarët që e konsiderojnë veten të djathtë, apo ata që kerkojne një alternativë të re qeverisëse, do të donin të dëgjonin nga zoti Basha programin e tij qeverisës, ide dhe argumenta përse ai do të ishte një Kryeministër më i mirë. Por fatkeqësisht ajo që zoti Basha ofron sot është thjeshtë dhe vetëm ideja se kthimi i demokratëve në pushtet vjen përmes bashkëqeverisjes me Ilir Meten. Dhe për të krijuar këtë ide tek te tijtë, Basha është i gatshëm të fluturojë mbi oqeanin Atlantik, vetëm e vetëm që në Shqipëri të krijohet ideja se ai dhe Ilir Meta janë bashkë. Ide që për të thënë të vërtetën, tingullon çuditshem tek një grup jo i vogël demokratesh në grupin parlamentar të PD, duke filluar nga Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu apo Ridvan Bode, që fajësojnë hapur LSI-në për humbjen dhe konsumin e shpejtë të pushtetit në 2013-ën.

Momenti i dytë ka të bëjë me të ashtuquajturit opinionistë me të cilët rrethohet lideri i opozites. Njerëzit të cilët përcjellin në opinion frymën e Lulzim Bashës, strategët që ndertojnë bashkë me z. Basha hapat që PD-ja do të ndërmarrë për të dalë triumfues në zgjedhjet e ardhshme. Fatkeqësisht, edhe nga shkrimet e sotme, duket se dy njerëzit më të afert të kryetarit të Partisë Demokratike janë Kreshnik Spahiu dhe Çim Peka. I pari me portalin opozita.com dhe i dyti përmes syri.net (të cilin në fakt e menaxhon sëbashku me Zen Berishën), Çimi dhe Niku shfaqen sot jo vetëm si njerëzit më influentë dhe të afërt të Lulzim Bashës, por edhe si zërat gjysmë zyrtarë të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj.

E në këtë pikë, vështirë të gjesh çka e dëmton më shume Lulzim Bashën. Mungesa e alternativës, vizionit dhe strategjisë, apo njerëzit që e rrethojnë dhe keq këshillojne liderin e opozitës shqiptare. /Lexo.al

17 komente në “Shpresa e Bashës te Meta dhe dy momente fatkeqe për PD”

  1. Dorian Durrsaku says:

    Nqs per keshllitare ka Qimin dhe Nik Rosoneron e ka te ardhmen e sigurte ? ? ;D

  2. Rinald says:

    …nese reforma per drejtesi eshte perfunduar sic do populli shqiptar qeverisja e majte apo e djathte qofte relativizohet shume kur vjen ceshtja tek demi qe mund ti shkaktoje ajo interesave te popullit shqiptar , sidomos ne aspektin ekonomik,shpresojme qe vjedhja masive e krimineleve te veshur me pushtet te kufizohet ne menyre drastike, dhe pushteti te kthehet ne nje sfide etike BURRASH dhe GRASH qe lene peng ndershmerine e tyre per te marre mbi supe fatet e SHQIPERISE, dhe llogarine ta kene me popullin shqiptar dhe me ambicjen e tyre per te shkruar historine moderne te shqiperise, Sa per BASHEN e METEN ata nuk i perkasin fare kesaj kategorie, dhe nese do te duan te qeverisin rishtas me makinacione numrash duhet ta pyesin bythen mire sepse duhet te qeverisin me duar te pastra por vetem kete gje nuk e bejne dot

  3. babo says:

    Ishalla po bashkohen, te dalin minorance njehre e mire.

  4. DETARI @ says:

    Lulzim Basha ,Sali mender Berisha, dhe mender Ilir mender Meta……………………….jo bashke te behen ata , por dhe opozita e serbise te behet kualicion ,ata duhet te blejne nga nji pale dylbi….per te pare karrige qeverisje .
    Nderkombetareve u nxoren vajin e peshkut keta ,dhe mbeshtetje nga ata….ka marre fund,por edhe ndonji meshtetje po ta kene ,sikur edhe te fuqishme prej tyre……populli nuk voton me,,,,legena !

    Edi Rama , eshte thjeshte nji njeri vetem i baltosur.Duhet te pastroje figuren e tij ,ne radhe te pare ,dhe te vendosi disa gjera sipas radhes.
    Populli , eshte i zgjuar por edhe i pazgjuar !Ka njerez te zgjuar ,por nga fukaralliku i madh ,nuk kane informacionin e sakte dhe te plote per te bere zgjedhjen e duhur.

    Por , analizat mund ti rendisim me rregull ,duke i thene sic jane.
    Mbi 90 % e popullit e donte refomimin e xhusticias ,te drejtesise.
    Dhe ,se kush nuk donte nga partite …..e kuptoj edhe bufi i nates.
    Pra , nga 90 % e popullit ,te cilet ,kuptohet ishin edhe njerez te votes se djathte, tani kuptuan se njerezit qe ata votonin….ja kishin 25 vjete me hile , dhe si perfundim , voten do tia japin ose direkt PS – se,ose per te mos bere bam,do tja japin koalicionit te majte.
    Plus,qe ne garat e votimeve ,kemi per te pare Donald Lu-ne dhe europianet ,duke bere premtime elektorale direkte prej tyre ,se nese voton i PS,ne do bejme kete apo ate !Kete gje kemi per ta pare shume siguro ,sepse ,tani ata kuptuan se nuk ecet perpara me Lulushat ,Salat dhe Balat e tyre,tashme ata jane nji e kaluare e hidhur per popullin shqiptare,[per te gjithe ata qe kane du pare mend !]
    Edi Rama ka bere armiq shume votues te majte.Kjo te thuhet ,por ama une me veshte e mi ,kam degjuar njerez te tille qe thone ;Ai ka te drejte !
    Plus qe do te kete ngritje rrogash ,pencionesh ,punesime ,apo dhe deri …..mbase dhe futje ne BE deri para zgjedhjeve dhe Shqiperia do te kete tjeter opsion ,tjeter paragjykim !
    Dhe ,Edit nuk i duhen me shume se 71 deputete,qe ti bjeri defit dhe te kerceje arusha…….
    Ky eshte nji parashikim i imi qe jam nji anonim !Se cfare do te ndodhi deri atehere ,do te shohim.
    Dikush do tme uroj ,dikush do tme mallkoj !

    1. tomi says:

      Nuk besoj se te mallkon njeri jo, une te pakten jo, por je pjesa e kithet e realitetit. Thjesht nga propaganda apo ndoshta nga urrejtja patologjike fajeson vetem njeren ane, dhe po ashtu ngre ne piedestal anen tjeter dhe j vetem por edhe duke e “virgjeruar” ate kah qe te pelqen ty.

      Pershendetje

  5. Devolliu says:

    Metën e Bashën, këta dy hajdutë me çizme, i gënjen mendja se bashkë mund të fitojnë. Kurrë më, Populli tani i njeh mirë të dy këta qelbësira dhe nuk i voton më. Like Floriri është më i motivuari për këtë koalicion pasi Sali Krimineli i ka dhënë “besën” se do ta bëjë Kryeministër. Por ne devollinjtë themi: “Harroje mushkë valarenë”, Populli këta te tre i do në burg dhe ua ka varrur teneqenë.

  6. LANDI says:

    Amerika padrejtesisht u jep azil dy hajduteve te provuar Bashes dhe Metes.
    Reforma fillon ne menyren me te keqe te mundur.
    Kam frike se ne fund ajo do sjelle zhgenjim ne popull.
    Mesa duket amerikanet jane te gatshem te bejne aleance me hajdutet per interesat e tyre ,nuk shpjegohet ndryshe.
    Megjithate le te presim se ku duan te dalin.

  7. Spartaku says:

    Sa te jete gjalle Sali Berisha,pd-ke nuk fiton kurren e kurres.Ai i ka dhene imazh te keq partise,sa edhe Basha bene shume gabim qe ecen ne gjurmet e tija.Ai eshte njeri jo vetem i krimeve,por edhe me i urryeri nder shqipetaret.Pd-ke mbaroi.Ajo eshte me keq se partia e ballit kombetare. Kur i thoshe tjerit BALLIST i qelbur,ishte ofendimi me i madhe.Keshtu po ndodhe edhe me pd-ke.

  8. Petro says:

    O miq.Basha s ka parti me, ose e thene me troc, parti demokratike.Ka nje shpartallim te vertete te strukturave, nje mish mashe, nuk di se nga te vjen e keqja, derisa personazhe qe e tradhetuan endrren, horra poltike, injorante, hajdute ordinere, kane mbetur aty per t u fshehur, per te mos i kapur bufera e drejtesise.Demokratet e vertete qe mbajten mbi supe reformat(edhe ato gjysmake, ngjyer me komunzem) tashme jane menjanuar.Kjo gjendje reale qe solli dy humbje katastrofike rresht, qe ra mbi demokratet e thjeshte dhe jo mbi tradhetaret dhe bashkepuntoret me oligarkine, pak gjasa ka per t u ndrequr.Keshtu po shkojme me shpejtesi drejt humbjes se trete.Fundja misioni ka mbaruar.Sistemi qe torturoii dhe vrau gjysmen e shqptareve u kthye paqesisht, pasuria shkoi ne duart e pjeses me mafjoze komuniste.Kaq.Zot, shpetoje vendin tim, zgjoji nga gjumi shqiptaret qe t i japin derrmen me vote kesaj shpurre te babezitur, pa dallim partishe.A do te ndodhe kjo gje?Une them se po, vetem durim,eshte ceshtje kohe.

  9. Ivani i madh says:

    Dy hajdutet e njohin mire njeri tjetrin dhe mund te pritet gjithecka se jane te dy felliqesira Like – Lulush. Prandaj te duke keta krimba gjirizi te istruktuar nga haleja Berisha mund te bejne te pa mundren qe ti shpetojne burgut per krimet, vrasjet e korupsionin ku kane gisht te dy keta mostra Like- Lulush.

  10. Ivani i madh says:

    Dy hajdutet e njohin mire njeri tjetrin dhe mund te pritet gjithecka se jane te dy felliqesira Like – Lulush. Prandaj te dy keta krimba gjirizi te istruktuar nga haleja Berisha mund te bejne te pa mundren qe ti shpetojne burgut per krimet, vrasjet e korupsionin ku kane gisht te dy keta mostra Like- Lulush.

  11. 193 says:

    Edhe kur ish in bashke I vogel votat. …….

  12. Emigranti says:

    Ne qe ikem nga syte kembet ne vitin 1997, perjetuam çudine me te madhe elektorale te Shqiperise ne vitin 2008 : riardhjen ne pushtet te Sali Berishes.
    Ne se edhe njehere tjeter historia do te peseritej ne 2017-en, personalisht deklaroj se nuk e dua me kete vend. Amanet femijeve do t’ju le qe ta harrojne Shqiperine e Enver, Sali, Fatos, Ilir, Edi dhe nishaneve te tyre Bujar, Pandeli…

  13. temujin says:

    Instikti i thote Metes qe te prese deri ne goditjen e rradhes nga Rama…nqs Rama do ta godase sigurisht…nuk eshte si Kokedhima, filozofia e te cilit eshte: “kali qe te le nje here ne perrua, heren tjeter te mbyt fare…ose te mbajt e jotja…”…gjithsesi nese Rama dhe Meta bejne nje pakt mossulmimi (?!!)deri ne 2017 Basha e hengri…po vazhdoi si deri tani sigurisht…

  14. hakmarrja e popullit says:

    Do bejne shume mire te bejne aleance sepse sic thote populli :rrokulliset tenxherja dhe gjen kapakun”,edhe ketyre populli do tu vere kap[akun dhe do perfundojne ne kosh te plehrave ne 2017,fiton vetem PS te jeni te sigurt

  15. samuel34 says:

    meta ben gabim te merret me kartat e djegura. e ka te ardhmen para, integrimi fillon fuqishem pas reformes

  16. Drini says:

    Une besoj se vetem Cim Peka e ban kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje