Rama: Reforma nuk ndalet! Muri shurdh i PD nuk ka shans ta ndalë historinë e drejtësisë

26 Korrik 2016, 13:18Politika TEMA

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se do të vijojë shumë shpejt miratimi i ligjeve që pasojnë reformën e miratuar pak ditë më parë.

Ai tha se presioni i ndërkombëtarëve e krisi murin shurdh të Partisë Demokratike.

Por megjithëse PD do të tentojë të ndalë apo frenojë zbatimin e reformës, ata nuk kanë shans ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan Rama.

“Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota. Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese. Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut.

Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Ëashingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re. Votimi i 21 korrikut i ka hapur rrugë një reforme shembullore në drejtësi dhe vetingu me mbështetje ndërkombëtare (parashikuar në kushtetutë) i të gjithë gjykatësve e prokurorëve, i cili do të nisë si një operacion rrënjësor pastrimi nga maja e piramides së korruptuar të gjyqësorit, i ka bërë të marrin frymë lirisht investitorët e mëdhenj. Këtë e konfirmoi sot vetë Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim”, shkruan kryeministri.

3 komente në “Rama: Reforma nuk ndalet! Muri shurdh i PD nuk ka shans ta ndalë historinë e drejtësisë”

  1. toni says:

    PD e gdhendi me thonje reformen o kungull, o demagog.
    Mbylle ate kamare se na prishe plazhin…

  2. Prudentino says:

    Kryeminister une them t’i fusim nje teori konspiracioni per punen e atyre te djegurve tek dializa qe t’u heqim mendjen nga ka….qet qe shkrun ti lart e poshte. Si thu ?
    Po mire more ti si kujton qe ne shqipot mendojme qe t’i nuk e ke ngjy fare ne keto pune e korrupsionit ?
    Po ti qenke gallof more kryeministri yne !
    Bej or burr ca dite pushim se u lodhe per atdhe dhe drejtesi!

  3. ajola says:

    Shoku yne Edi Rama eshte i dhene me mish dhe shpirt per te bere drejtesi ne kete vend.Sa ishte minister kulture e ndriti me punun e tije.Ai punojti jo per vete por per kulturen qe te kulturoje kete popull dite e nate.Per 11 vite ne krye te bashkise Tirane nuk lejojti asnje abuzim me ndertimet dhe me lejet e ndertimit.Jo vetem qe nuk mori asnje bakshish per leje ndertimi por thuhet se me rrogen e vet sponsorizojti luften kunder ndertimeve pa kriter ojq.Edhe kur u martue per se 5ti beri nje dasem te thjeshte me te falurat e shokve se vete vetem 3000 euro kishte;Edhe nje vile qe nisi ta beje ne Surrel nga mungesa e fondeve e ktheu ne tip kasolleje se nuk kishte leke;Per sa kohe ishte ne bashki ne Tirane ndalojti betonizimin e saje.Fakt keni me se miri tek Komuna e Parisit mos u largoni fortPor per 4 vite te Bashes u betonizue aq keq sa Rama ka rene ne pik te hallit si ta zgjilli.Aq i paster eshte sa edhe 80000 dollaret per foton me Obanen nuk i pagojti vete por nje fare greku bashke me Bilalin.Prandaj Rama nuk ka frike nga drejtesija se eshte i paster si qelibari.Ne kete revolucion Rama nuk humbe asgje se sic ka thene Markesi:Ne revolucion punetorit Rama prangat se prangat i mbeten.U befte drejtesi sipas Markesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje