Vetingu, ja gjyqtarët e rrezikuar nga përjashtimi

26 Korrik 2016, 09:34Politika TEMA

Në armatën e njerëzve të drejtësisë, tre janë grupet e gjyqtarëve më të ekspozuar ndaj rrezikut të përjashtimit nga sistemi i ri i drejtësisë, për shkak të procesit të Vetingut, kontrollit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Pavarësisht përpjekjeve epike të opozitës për ta deformuar dhe ndarë politikisht Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, Vetingu pritet të disifektojë sistemin e drejtësisë, duke identifikuar dhe më pas penalizuar gjyqtarët e dhe prokurorët e përfshirë në praktika korruptive.

Grupi i parë

Grupi i parë i të ekspozuarve janë gjyqtarët e kallëzuar gjatë dy viteve të fundit nga ILDKP për fshehje pasurie, deklarim të rremë, mosjustifikim të të ardhurave, pastrim parash etj. Ndonëse të kallëzuarit i kanë shpëtuar gjykimit me procedurë si dhe kanë mundësuar mbylljen e çështjeve që në organin e akuzës, dosjet e tyre pritet jenë të vlefshme për Komisionin e Kualifikimit. Nuk ka dyshim që lista e të ekspozuarve ndaj riskut të përjashtimit nis me anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, i kallëzuar nga ILDKP për fshehjen e rreth 2 milionë eurove pasuri.

Gjin Gjoni i ka shpëtuar me manovra procedurale lakut të drejtësisë, por subjekti në fjalë, në muajit në vijim, duhet të kalojë në sitën e trefishtë të Vetingut, si kusht për të shërbyer në sistemin gjyqësor. Gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku, një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë, do të duhet të justifikojë gjithashtu pasuritë e paluajtshme, me të ardhura të ligjshme, në të kundërt, ndryshimet Kushtetuese parashikojnë largimin e saj nga sistemi. Zonja në fjalë, e cila ka deklaruar pesë lokale dhe troje, është kallëzuar gjithashtu nga ILDKP për fshehje pasurie. Të ekspozuar janë gjithashtu gjyqtarët Petraq Çuri, Ardian Kalia, Tomorr Kullolli, Besnik Qira, Petrit Aliaj, Enkeleda Doda, Adelina Zarka etj., që të gjithë të kallëzuar nga ILDKP për fshehje pasurie.

Grupi i dytë

Në grupin e dytë përfshihen gjyqtarët, për të cilët Ministria e Drejtësisë ka kërkuar masa disiplinore, por që kryesisht janë mbrojtur me vendosshmëri nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë tre viteve të fundit. Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedimit disiplinor për dhjetëra gjyqtarë të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit, për mungesë absolute të arsyetimit në vendimin gjyqësor, për fshehje pasurie, për sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit etj.

Disa nga gjyqtarët, për të cilët është kërkuar masë disiplinore deri në shkarkim nga detyra janë, Ilir Pashaj, Andri Ymeri, Markelian Kuqo, Engjellushe Tahiri, Dhurat Bilo, Maksim Qirjazi etj. Shumica e kërkesave të ish-ministrit të Drejtësisë janë rrëzuar nga KLD, e dominuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të presidentit Nishani dhe Gjin Gjonit. Megjithatë, pavarësisht vendimeve të KLD, në favor apo kundër gjyqtarëve në fjalë, këta të fundit do të jenë objekt i procesit të Vetingut, sidomos për aftësitë profesionale. Vlerësimi i aftësisë për gjyqtarët përfshin aftësinë për të gjykuar, aftësitë organizative, etikën dhe angazhimin ndaj vlerave gjyqësore, cilësitë personale dhe angazhimin profesional, bazuar në standardet e parashikuara në ligj, shkruan Shqiptarja.com.

Grupi i tretë

Gjatë muajve të fundit, sipas burimeve, ILDKP ka identifikuar një numër të konsiderueshëm prokurorësh dhe gjyqtarësh me pasuri të dyshimta, por nuk ka referuar asnjë rast në Prokurori, për shkak të mosbesimit të thellë mes dy institucioneve. Siç dihet, organi i akuzës ka shënuar një rekord të zi sa i takon mbylljes së dosjeve të pasurive, sidomos për njerëzit e drejtësisë, por edhe për politikanët.

Në këto kushte, gjetjet e konstatuara nga kontrolli dhe rikontrolli i plotë i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të jenë të vlefshme për procesin e Vetingut, por sigurisht do të jenë një provë e fortë edhe për organet e reja anti-korrupsion të parashikuar në ndryshimet kushtetuese dhe në ligjet për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ka dyshime të forta se, rreth 80 për qind e gjyqtarëve nuk e justifikojnë pasurinë, ndaj dhe pritshmëria mbi rezultatet e para të Vetingut është e madhe.

27 komente në “Vetingu, ja gjyqtarët e rrezikuar nga përjashtimi”

  1. joel shkodra says:

    Edhe pse kane fshehur pasurite, edhe pse me masa disiplinore, vetem “do te largohen”. Pra, do te “kalojne lumin pa u lagur”? Nuk do te denohen? Sa reforme e bukur paska qene!

    1. babo says:

      Avash or trim avash. Po ti prit ti heqesh njehere,, po i hoqe dot. Se ka qe thone qe prape aty do i kesh.

    2. lulja says:

      KE SHUM TE DREJT….

    3. Kujtim says:

      Puna e par Drejtesia duhet te clirohet nga KETHETRAT E BERISHES PASTAJ NGADAL DO REGULLOEN PUNET mos mendoni se do behen shum shpejt nuk eshte aq e leht NUK CLIROHET SHQIPERIA KOLLAJ NGA BERISHA KA 25 VJET AY QE SUNDON

  2. bayoneta says:

    Po ne burg a duhet te shkoje ndonjeri nga keta dhe a duhet te ju konfiskohet pasuria.Le te fillojme ne vitin 91 sa pasuri kishte ne banke gjin gjoni,sa eshte paguar ne muaj nga shteti,sa ka marre kredi,ne se po me se e ka shlyer.a e justifikon paga pasurine,sa pasuri ka gruaja,prinderit e saj,se po ata kane nje pasuri modeste,si ka mundesi qe e shoqja u be milionere ne 20 vite?Te shikohen transaksionet bankare,dhe ato noteriale.aty qe nuk ka shkelje dakort,aty qe ka te merret pasuria dhe te shkojne ne burg se boll me keta qelbesira.Nuk e kuptoj se si mund ti ikesh hesapit aq te thjeshte.Pse ne evrope e kapin lepurin me qerre.eshte thjesht ceshtje don apo nuk don shteti.

    1. Dielli says:

      Jo mo jo si te shkojne ne burg?! Mire qe jane mbajtur nga populli ne krie te vendit te punes, po te vazhdojne akoma te mbahen nga populli me buke ne burge?!?! Jooo t’ju sekuestrohen ato pronat qe i kane vene me vjedhjet e tyre dhe pastaj shohim edhe burgun.

  3. qytetar says:

    Vetting-u le te behet per te gjithe. Ato qe japin doreheqjen te mos perjashtohen, por t’u kontrollohet e gjithe pasuria, atyre vete, familjareve por edhe miqve, pa perjashtim, dhe kush nuk e justifikon t’i sekuestohet. Kaq, shkurt, paster, bukur.

    1. Kujtim says:

      Puna e par Drejtesia duhet te clirohet nga KETHETRAT E BERISHES PASTAJ NGADAL DO REGULLOEN PUNET mos mendoni se do behen shum shpejt nuk eshte aq e leht NUK CLIROHET SHQIPERIA KOLLAJ NGA BERISHA KA 25 VJET AY QE SUNDON???…..

  4. Na kane pire gjaku! Ne Litar! says:

    Fillimisht perjashtimi nga sistemi drejtesise pastaj konfiskimi i pasurive dhe nese nuk mjafton kjo edhe burg. Vetem keshtu mund te sherohet sistemi. Dhe populli e di qe 95% e sistemit eshte e infektuar keq dhe shume keq. Si ka mundesi qe vtem gjyqtaret e prokuroret kane nga 3 apo 4 apartamente dhe prona te tjera kur nuk kane donje biznes apo te ardhur te provojne si e kane krijuar kete pasuri.
    Ne litar te poshtrit se na kane pire gjakun!!!

  5. Dorina says:

    Po Besnik Hoxha qe nxori te pafajshem Liken do rrije si gjyqtar? eshte turp et mbahet ai. shikoni edhe pasurite e tij dhe do ta kuptoni se kush eshte….

  6. Anonim says:

    Po mo njerez, po si nuk flisni per gjyqatrin qe ne fillim denoi djalin e Luiza Xhuvanit me 2 vjet burg dhe ate qe e strehoi me 2 vjet e gjysem. Po gjyqatarin qe lirio Armando Prengen? Po ate qe liroi Frrokun? Ju merreni me Gjin Gjonin, po ketij njeriu s’i ka dale ndonje skandal si ketyre tjereve. .

    1. bayoneta says:

      Jo vetem se aty qe kishte nje Derr nje Gomar dhe nje hale pas gardhit,U be milioner .Po munde na trego edhe ne formulen se po na bien breket nga puna 25 vite ne kurbet dhe me zorr kemi nje shtepi.Po i ka bere ne menyre te rregullt asnje problem,por edhe ti edhe une e dime qe ai i ka bere me vendime dhe ndere te pista.Sigurisht qe edhe ato qe permend ti duhen te shkojne ne burg.Ne na bejne zborr per nje kupon dritash keta behen miliardere a eshte ku shteti qe te rritesh femijet dhe ti dalesh zot,Kurre,,, po ishte keshtu me mire dhe te ja falin amerikanev apo italianeve dhe ti dalin zot se shqiptaret qenkemi fare kot.Si nuk e kuptojne qe ligji i ashper vendos friken,Enver Hoxha me 20 cobane beri ligje per 45 vite keta kane 26 dhe akoma nuk bejne dot nje adrese rruge lere me drejtesine,gjoja studiojne edhe jashte dhe kane njohuri te botes kapitaliste,o dhjefte gomari ne pjate qe hane qelbesirat se cmenden gjithe shqiptaret.

  7. olti says:

    Po te” paaftet ” çfare do te behet . per ato qe pezullojne gjoja çeshtjet vetem e vetem si shantazh qe personat e demtuar dhe ata qe kan demtuar t’u dergojne para . Eshte nje putane prokurore e “ndershme” nga elbasani tek prokuroia e Tiranes jo vetem kaqole e paafte por qe e heq veten te ” ndershme” çfare do behet me kete tip , qe kunder kesaj jane derguar letra tek , Petrit Fusha, Adriatik Lallta , Ministri e drejtesise, dhe ambasada amerikane ?

  8. Shoqata e GJK says:

    Ne jemi Shoqata e Gjyqtareve te Korruptuar. Ju qe komentoni ketu akoma nuk e paskeni marre vesh qe do te na hani *utin.

  9. Leone-53 says:

    Si nisje duhet sequestro e parase e pastaj burgu. Nuk dihet ne se ligji iri i drejtesise e ka parashikuar kete.
    As bredhjet jashte shtetit rrogat e gjyqtarve, prokurorve, politikanve etj. nuk justifikojne vlerat e tyre pa folur per shpeza te perditeshne etj. etjera.

  10. Bushi says:

    Keta gjyqetare qe degjojne emrin e tyre ne listen e zeze,mos vall jane budallenj? Ata jane te mençem dhe dine te bejne shtemben,por ti vene edhe veshin.Ata i dine mire, dhe u kane gjetur vendin parave te vjedhura.I kane fshehur atje ku nuk mund ti vej mendja njeriu.Prandaj ata ti gezojne parate,dhe do bejne nje jete perrallore.Nuk gjendet gjelpera ne kashte.

  11. zhaklin says:

    Keni harruar pa futur ne liste kryetaren e Gjykates se Apelit Korce, hajduten Entela Prifti. Skanojani pasurine ( te deklaruar dhe te padeklaruar) dhe analizoni se si i beri milionat nje dhemje (bythe e koke bashke) si Entela Prifti Kokelopa! Me c’te ardhura bleu dhe investoi ne vilen/restorant qindra milion-eurosh ne zemer te Korces??? (!!!!!)

  12. gjin gjoni says:

    do na rruani bythen ne sna beni asgje ketu do te jeni dhe do te shikoni sa te jete lalalgjoni…………….

  13. Ml says:

    Mire e the o shoqate do ju hame mutin pasi tju kemi qire çju permban pragu shtepise deri neper llogari bankare.

    1. Shoqata e GJK says:

      O MI, ne ju a kemi futur para e mbrapa e ju kujtoni se me kete reforme do na beni dot gje? Hajde, hajde se ti kujton se Edvin Rama, Sali Berisha e Ilir Meta do te na bejne gje neve te kamurve, per t’ju bere qejfin ju morracakeve? Po kjo e gjitha ishte loje, mor viç.

  14. Kovaçi says:

    Po grupi i katert perse nuk eshte vendosur?Plepistat,kungujt e rritur ne hije.

  15. Gjon Leka says:

    Kësaj i thonë: erdha, vodha, ika! Reformë e ligjërimit të krimit 25-vjeçar?

  16. I viajturi says:

    Sduhet te mbeten pa Veting, gjytaret e Gjykates se Shkalles se pare Vlore me Ervin Trashin e kompani dhe ajp me e korruptuara Kryetaria Alma Lici me suiten e saj ne kete gjykat

  17. Elio Gora says:

    Nje nga pikat qe penalizon gjyqtaret eshte dhe paaftesia profesionale.A e dini si mund ti zbuloni te paaftet?Shikoni kush nga gjyqtaret nuk este bere i pasur,nuk ka vila dhe disa apartamente.

  18. Nje shqiptar says:

    Po Noteret, Ipotekaret, Kadastraret ne cilin grup hyjne? Ata qe se bashku me gjyqetaret kane fallsifikuar dokumenta, kane ndryshuar emrat dhe kufijt, kane tjetersuar apo vjedhur pronen publike, lulishtet, bregdetin dhe pronen e shume privateve.
    Pasurite e tyre jane te pajustikueshme ndersa vrasjet per pronen qe po e gjakosin çdo dite vendin jane pasoje e moszbatimit prej tyre te ligjeve. Askush nuk u denua, u larguan nga puna dhe shkuan ne nje pune tjeter me te mire. Shpresoje se Reforma e ligjeruar do te zbatohet dhe mendoje se kjo do te behet me vendosmerine e QEVERISE, ndihmes te NDERKOMBETAREVE si dhe te shkrimeve hetuese te medieve akoma te pakorruptuara.. Besoj se edhe Gazeta TEMA do te jete ne pararojen e procesit te zbatimit te reformes pasi ka nje ekip gazetaresh te afte dhe qe luftojne per te miren e vendit.

  19. kOCI SELFO says:

    NUK JANE AS 1% EN GJYGJTAREVE JANE ME SHUME SE 90% TE KORRUPTUAR SHIKONI SHTEPITE , MAKINAT DHE LOGARITE NE EMER TE FAMILJAREVE MOTRA VELLEZER, VJERRA VJERRE KUNETER, QE NUK JUSTIFIKOJNE NTE ARDHURAT EDHE NESE THONE NA I KANE PRORE FAMILJARET NGA JASHTE ATHERE TE HETOHEN FARE THEJSHTE TE ARDHUART E ATYRE JASHTE DHE DEL BLLOFI SE MBASED JANE ME ASSISTENCE SOCIALE E TE ARDHUAR SA PER TE MBAJTUR FRYMEN.

  20. shqiptari says:

    Shqipnia duhet te çlirohet njeher prej mentalitetit turk, pastaj prej atij komunist dhe ne fund prej te kurruptuarve berishian, keto te fundit jane e keqa ma e vogel. Jam dakord qe te gjithe te korruptuarit, hajdutet dhe maskarenjt duhet te hiqen dhe denohen sipas damit te shkaktuar ndaj shoqerise, por damin qindravjecar te dy dominancave te mesiperme, te ngulitur nder genet shqiptare me pasoje infektive ndoshta te pariparushme kush e merr persiper me e riparu? Kot sa per sport apo jo, se me pas kene ju qe çirrateni sot ndaj tyre ne rregull, shqipnia do kishte qene baçe me lule, te gjithe ju perfaqesoni dy rrymat e para? Do deshiroja shume qe pergjigjet e komentueseve te mos me jepnin te drejte, ajo do ishte nje shenje e mire se dicka po ndryshon ne mentalitetin e shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje