19 persona kanë vdekur pas një sulmi në një qendër sociale ditën e djeshme në Japoni.
Një ish-punonjës i qendrës sociale “Tsukui Yamayuri En” ka vrarë me thikë 19 invalidë.
Masakra ka tronditur mbarë vendin teksa detaje tronditëse dalin pas hetimeve.
Satoshi Uematsu, 26-vjeçari që kreu masakrën i kishte shkruajtur më herët Parlamentit.
“Do të bëj një masakër. Do t’i heq qafe invalidët”, shkruante ai.
Kur u prangos nga policia ai e pranoi “Unë e bëra!”
Veç viktimave ai ka plagosur edhe 26 të tjerë.
I pyetur nga policia, ai deklaroi se “vrasja e tyre do të rriste ekonomin e vendit dhe do të parandalonte Luftën e Tretë Botërore”.
Kjo është masakra më tragjike në Japoni që pas Luft së Dytë Botërore.