"Drejtësia", Presidenti Nishani dekreton ndryshimet Kushtetuese

26 Korrik 2016, 14:22Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet Kushtetuese të miratuara nga Kuvendi në mëngjesin e 22 Korrikut.
Dekreti i Presidentit pothuajse ishte formal, pasi Kreu i Shtetit nuk kishte kompetencë për të kthyer mbrapsht ndryshimet e miratuara me konsensusin e forcave politike.
Pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi dy javë më pas, çka do të thotë rreth datës 10 Gusht.
Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese me konsensusin e 140 deputetëve, ndërsa pritet që në shtator Parlamenti të miratojë edhe paketën ligjore për ti hapur rrugë reformës në drejtësi me krijimin e institucioneve të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje