Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të enjten e kaluar, tani duhet që të miratohen edhe shtatë ligjet për institucionet e drejtësisë në mënyrë që Reforma të fillojë të funksionojë. Prej dy ditësh po përflitet për një seancë tjetër ditën e enjte ku të miratohen shtatë ligjet, megjithëse Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në komisionin e posaçëm kur draftet janë diskutuar. Për këtë arsye “panorama.al” pyeti ambasadën amerikane nëse ka një kërkesë drejtuar Parlamentit që të enjten të zhvillohet seanca e radhës për Reformën në Drejtësi.
“Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi miratimin e shtatë ligjeve dhe zbatimin e plotë të Reformës nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent gjatë javëve që vijnë”, bëri të ditur zyra e ambasadës së SHBAsë në Tiranë. Ndërkohë, Top Channel raporton se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kishte kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të Vettingut brenda muajit korrik për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga BE.
Lidhur me këtë kërkesë kreu i grupit të PDsë, Edi Paloka tha se “Kemi biseduar me zotin Ruçi dhe kemi rënë dakord që 25 korriku të jetë seanca e fundit e këtij sesioni. Në Grupin Parlamentar të PDsë nuk ka asnjë kërkesë nga askush për të mbledhur seancën plenare”. Ndërsa sipas Petrit Vasilit “Më 25 korrik ishte seanca e fundit për këtë sesion. Dakordësia ka qenë kjo: që 7 ligje, nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator”, thotë Vasili. Nga ana tjetër kreu i grupit të PSsë, Gramoz Ruçi thotë se Parlamenti nuk mbyllet asnjëherë. “Parlamenti është gjithmonë i pambyllur. Ai është funksional në çdo kohë”.
Opinione :
AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !
– As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane
– Shqiperia me siguri do te behet !
– Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork
Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte si shtet i pavarur ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
“Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
Thank You USA!
Thank You Mr. Donald Lu!
U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
Shembulli me tipik eshte mesazhi i ambasadorit Italian Cotunio qe nuk u degjua qofte edhe nje here te perkrahen Reformen. Ishte ne letargji… Edhe mesazhi per Bashen duket se eshte bere ne kllapi!
Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen
Per lirine jap edhe dashurine… !
Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
-Per dashurine jap jeten!
Per lirine jap dashurine!
Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.
Kjo eshte Amerika !
Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
“Zeri… “nuk e botoi kurre!
“Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote nese nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!
E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !
Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
Nuk e kam tepruar aspak me kete perfundim.
Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
E duam Shqiperine si Amerika demokratike
Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac se me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!
Me shqiptar se vete shqiptaret!
Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
Me shqiptar se cdo shqiptar
E ndaj kujt!?
Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
As ne nuk qendrojme mbrapa!
Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
Shqiperia me siguri do te behet!
Faleminderit SHBA …. !
Ju pergezoj per shkrimin e ndjere e mjaft realist !-Jemi me miliona shqiptare qe ndjejme e mendojme ne te njejten menyre kur eshte fjala per U-S A .Gjeografia na ka “denuar” te jemi europiane por zemra e shqiptarit eshte padyshim amerikane.
A mundet njeri te njoftoje spitalin psikiatrik ku eshte ky me siper se ju harxhon dhe internetin se per tu sheruar as ka ndermend. .
Eshte lene qellimisht nga Meta dhe pd-ke per ne shtator,qe te kete sa me shume zvarritje e per te sajuar ndonje justufikim tjeter per ta mos u votuar shtate ligjet.Jane shume hileqar.Por mendoje se Ambasadori Lu dhe Vlahutin nuk do bjere pre e ketyre manovrave te poshtra te Metes,Berishes dhe Bashes.Duhet flake per flake.Derri do plumb.
Po….edhe Paloka edhe Vasili kane thene qe 25 korriku eshte seanca e fundit…. Madje komisioneret e PD nuk kane marre pjese ne komisionin e posacem per diskutimin e ligjeve…. E pra …eshte fare e qarte se Rama dhe PS nuk e do reformen…. ?
Shume e drejte che e sakte ajo qe thote deputeti socialist Gramoz Ruci,”kuvendi eshte gjithmone i hapur”,ne shebim te Popullit,Shqiperise
ore ore lulebore,
ne te kapur dor perdore,
shkojm perpara me guxim
kercenim mbas kercenim
mbasi ne na doli boja,
siç deshem ne nuk u lujt loja,
forma te reja po kerkojm
reputacjonin tone ta shpetojm
prandaj shume po nxitojm
deputetet ti detyrojm
para veres pune te mbarojme,
se dhe neve ne “shtepi”
na kerkojne llogari ..
hajt pra me pune vullnetare
te bejme ligje te reja fare
se asgje ska me nryshu
shum per vete, pak per ju
te rroj partia, te rroj miku
poplli po i ra nga fiku …