Konventa e demokratëve në SHBA dhe debati për Ramën, Bashën e Metën

26 Korrik 2016, 14:50Politika TEMA

Ka disa ditë që Tirana londineze ka qënë e përfshirë në një debat të fortë në lidhje me pjesmarrjen ose mospjesmarrjen e disa liderëve politikë në Konventën e demokratëve amerikane ku do prezantohet kandidatja demokrate Hillari Clinton si kandidate, e para femër në SHBA, për presidente në vendin me demokracinë më të madhe në botë.

Ajo do të jetë përballë kandidatit republikan Donald Trump, cili vetëm një ditë më parë në sondazhin e CNN ishte tre pikë mbi kandidaten demokrate.

E papritur ka qënë pjesmarrja e kryetarit të PD shqiptare Lulzim Basha në këtë konventë të demokratëve dhe të prezantimit të Klinton si kandidate e tyre për presidente e SHBA, pasi aleatë traditcionalë të PD shqiptare janë republikanët amerikanë dhe kandidati i tyre Donald Trump.

Ndërkohë që pjesa tjetër e pjesmarrësve nga Shqipëria ka qënë e përbërë nga kreu i LSI dhe i Kuvendit Ilir Meta, ish-kryeministri socialist dhe deputet aktual i kësaj partie Pandeli Majko.

Por një sukses ka shënuar dhe deputetja e PS Olta Xhaçka, e cila merr pjesë në konventën e demokratëve, siç kanë marrë pjesë më parë dhe deputetët e PS Arta Dade dhe Ilir Gjoni.

Pra pjesmarrja në këtë konventë dhe aq më tepër qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në Shqipëri në krye të punëve dhe në respekt të ligjit dhe ceremonialit të shtetit, kur kreu i Kuvendit është në SHBA dhe presidenti me pushime, nuk përbën asnjë arësye për debat.

1 komente në “Konventa e demokratëve në SHBA dhe debati për Ramën, Bashën e Metën”

  1. Niko says:

    Burime te sigurta deklarijne se do te arrestohen basha dhe meta ne amerike mbas disa fakteve qe ka quar ngjela dhe flitet qe do vijne amerikanet te bajne fushate per ramen ne shqiperi qe te rrije ne pushtet te pakten edhe 20 vjet, keshtu qe dilni nga bodrumi o petrita se partine do e kemi te fort

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje