Prifti që nuk donte të gjunjëzohej dhe barbaria brenda një kishe

27 Korrik 2016, 09:09Politika TEMA

Askush nuk është i sigurt. Nuk ka vend ku Shteti islamik nuk mund të arrijë.  Lufta është në Evropë, midis nesh, në tren, në stadium, në një tavolinë bari, në shëtitoren e bregdetit, ose në një kishë. Fshati i Saint-Étienne-du-Rouvray nuk ka asgjë nga balieu-të e degraduara, asgjë simbolike, asgjë të rëndësishme, jeta këtu është e ngadalshme, me sanë, mërzi dhe djathë.

Një fshat i vogël normal

Ambroise shet gazetat pak më tutje se kordoni i policisë, që pengon  futjen në kishën e tmerrit. Mund të vësh bast se askush aty, nuk ka kërkuar ndonjëherë një kopje të vetme të Charlie Hebdo, dhe, për të qenë i sinqertë, edhe vetë Ambroise nuk ka pasur ndonjëherë kuriozitet për të parë një karikaturë satirike të Muhamedit. Ka 4 mijë kisha në Francë. Tre mijë janë pak a shumë si kjo: çatia e zezë, guri ngjyrë e bardhë për të krijuar harqet gotike. E pamundur të vendosësh policë para të gjithave, për shkak se do të duhej të vendoseshin edhe përpara çdo dyqani, çdo ndërtese, në cepat e rrugës. Kisha e Saint-Étienne-du-Rouvray, dhjetë kilometra nga Roueni, në zemër të Normandisë, ishte i fundit i objektivave të pritshme në vend, por dje u shndërrua në vendxhirimin e tmerrit, filmuar si me një selfie, nga dy terroristë të rinj në moshë, dy “ushtarët”, që ISIS i pranoi menjëherë si të tijtë.

Kërcënimet dhe ekzekutimi

Në orën 9:43, të dy terroristët hynë në kishë, nga një derë e vogël që çon në Rue Gambetta. Mesha e parë e mëngjesit ishte duke përfunduar.”Kryqtarët”, që dëshironin të godisnin ishin pesë: Ati Jacques Hamel mbi altar, më pas dy motrat dhe dy besimtarë në banga. “Ata dukeshin si të çmendur”, thotë Motra Danielle. “Bërtisnin Daesh, Daesh, apo edhe Allahu Akbar”. Njëri prej tyre u identifikua si Adel Kermiche, 19, brezi i dytë i emigrantëve nga Afrika Veriore, i kombësisë franceze. Ishte përpjekur dy herë për të shkuar në Siri, ndoshta si një vëlla. “Donin që Atë jacques të ulej në gjunjë, silleshin rreth altarit duke bërë një lloj shpalljeje në islame, në arabisht. Të gjithë ulërinin.

“Ndaluni, ju nuk e dini se çfarë jeni duke bërë.” “Është një marrëzi.” Por të dy kishin thika dhe i kërcënonin të gjithë”. Ndoshta dikush do të shohë pamjet që të dy vrasësit i kishin regjistruar. Tani për tani janë vetëm fjalët e murgeshës guximshme. “Ulu në gjunjë”, i thoshin priftit. Tetëdhjetë e gjashtë vjeçari, ndoshta ka mbrojtur kishën e tij nga sakrilegji, ndoshta vetëm ka reaguar si i moshuar, ndaj arrogancës së dy djemve. Ata e masakruan. “Atë Jacques nuk donte të binte në gjunjë, u rezistoi dhe besoj se gjithçka degjeneroi në ato momente”. Një nga dy djemtë i futi thikën në fyt. “Të gjithë ulërinin, besimtarët e tmerruar, por edhe edhe dy vrasësit. “Ndaluni, ndaluni”. Unë isha pranë derës, askush nuk më shihte”. Ati Jaques duhet të ketë rënë, sepse murgesha rrëfen që “ai me thikë ishte ulur për ta tërhequr. Tjetri falej në arabisht para altarit. Një barbari. Pikërisht në atë moment dola jashtë pa më vënë re kush”.

Të përdorur si mburoja

Motra Danielle dha alarmin. Në një kohë rekord zona u izolua. Gjithashtu mbërritën forcat speciale. Presioni veproi si duhet. Franca është gjendje të jashtëzakonshme prej muajsh. Dhjetë mijë ushtarë patrullojnë zonat e ndjeshme në Operacionin Sentinel. Alarmi është maksimal dhe të paktën për shpejtësinë e reagimit, nuk do të ketë polemika. Në 76 minuta pas fillimit të inkursionit, sulmi ishte “neutralizuar”. Pas vrasjes së priftit, dy “ushtarët” nuk ikën. Ata mbetën në kishën e larë në gjak, dhe ndoshta do të vazhdonin të filmonin, dhe me thika në duar të hidhnin regjistrimet e tyre në internet. Tre “kryqtarët” e mbetur ishin bërë mburoja njerëzore.

Policia u përpoq për të hapur një negociatë. Një agjent u përvodh nga dera e pasme. Ai pa tre “besimtarët që po përdoreshin si mur përballë terroristëve”. Është ende e paqartë se si dhe kur u plagos një peng i dytë. Edhe kushtet e negociatave janë të paqarta. Në fakt, në 11 dy “ushtarët ISIS” doli në shesh përmes derës së përparme, me thika në duar. Snajperat në shtëpitë përballë i vranë. Sipas disa raporteve, të tre pengjet u liruan më herët. Të tjerë thonë se terroristët dolën duke përdorur pengjet si mburojë dhe se ishte një plumb i policisë që plagosi një prej besimtarëve. Dinamika e sulmit dhe zgjidhja janë të paqarta. Heshtja është e kuptueshme. Ndërkohë është arrestuar edhe i tretë, minoren.

Atentatori ishte i “Kodit S”

Adel Kermiche, terroristi të cilit i doli emri, kishte një byzylyk elektronik dhe ishte i detyruar që të raportonte në polici një herë në javë. Ishte me kodin “S”, pra një subjekt nën vëzhgim maksimal. Kishin të drejtë analistët, kishte të drejtë shërbimi i fshehtë dhe gjithashtu bashkëpunimi me shërbimet gjermane dhe turke të sigurisë kishte funksionuar. Megjithatë, kjo nuk ka ndihmuar për të shmangur barbarizmin. Dy herë në vitin 2015 ai ishte përpjekur për të shkuar në Siri, pasi ishte bllokuar në Gjermani, një herë tjetër në Turqi. Abdel kishte bërë 11 muaj burg në Francë, por në muajin mars u lirua. Deri ditën e vrasjes, nëntëmbëdhjetë vjeçari nuk kishte shkelur asnjë dispozitë juridike: në mëngjes, gjatë atyre orëve, ai mund të largohej nga shtëpia. Menaxhimi i rastit të tij dhe atyre të mijëra luftëtarëve të huaj që aspirojnë apo që i përkasin tashmë Shtetit Islamik të Al Bagdadit vetëm mund të përkeqësojë diskutimin mbi strategjinë e reagimit. Prokurori Publik i Parisit kishte apeluar kundër lirimit të tij, të vendosur nga gjyqtari mbikëqyrës.  /corriere.it / Bota.al

12 komente në “Prifti që nuk donte të gjunjëzohej dhe barbaria brenda një kishe”

  1. tfgs1 says:

    kjo eshte feja ”paqsore” islame,keta jane gjaxoret sunite,birazere te atyre shqipfoles Zike,Dervish,plaku cam,anticesure,bazerxhevap,net etjetj kesisoi bastardesh muslims……………….
    historia e gjakosur kristiane perseritet: ”……..edhe ne zjarr te dogja,por ti nuk pranove te nderroje fe…….ishin keto fjalet e turkut qe dogji te gjalle priftin shqiptar sepse ai nuk u gjunjezua………..

    1. Papa Jani says:

      Njesoj si orthodhokset e fandaksur greke qe thernin popullsine shqiptare ne jug ne emere te orthodhoksise !
      Nje mentalitet kini bythqira ! Nje nga nje do tu qerrojme edhe ju nga Shqipëria !

    2. arbereshi says:

      PUCOFAGO, radikalizimi yt dhe i shume te tjereve si ty eshte i barabarte me veprimet e ketyre qe quhen ISIS, je nje bastard i ketyre niveleve tamam pjelle e gjarprit Janulle

      1. tfgs1 says:

        arapi mou e kuptoj irritimin tend: ”……askush nuk urrehet me shume se ai qe thote vetem te verteten![PLATO]

  2. dak ulqini says:

    Po khehemi tek mesjeta e erret. Dikur kristianet kryenin tortura e krime cnjerezore, e Andaluzia shkelqente mes kultures arabe e asaj vendase kristiane. Ky eshte nje shembull historik qe tregon se nuk eshte feja ajo qe nxit gjakderdhje te tilla por njerezit dhe interesat e te fuqishmeve qe ne emer te fese i bej lavazh personave me sensibel. Kryqzatat jan fakt historik qe ishin manipulim i kishesh e mbreterve per te gjetur rruge te reja pasurimi. Dikur perfundonin ne turre te druve jo vetem viktima te dogmave si shtriga o magjistare por dhe koka shkence qe nuk gjunezoheshin per hir te se vertetes po kush kishte faj ne kete rast Zoti apo kisha qe donte te mbante nen injorance masat per ti manipuluar me mire. Pra eshte ne doren e njerezve tezgjedhin te jetojn ne paqe e jo te shkojm e ti hedhin benzin zjarrit si disa komentues qe shfryjn frustracionin e tyre ne komente anonime.

    1. Arberi says:

      O Dak ulqini ne kohen e kryqezatave botekuptimi i njerezeve per jeten nuk ishte ne nivelin qe eshte sot,, sot eshte bota e smartphone dhe internetit , dhe nese ju myslimanet doni te krahasoni kryqezatat me terrorizmin atehere kjo do te thote qe ju jeni 1000 vjet mbrapa ,,

      1. dak ulqini says:

        Ke te drejte qe thua botkuptimi ishte ndryshe edhe pse jemi 1000 vjet prapa por mos harro se ne ate kohe filozofia, shkenca llogjika bazoheshin ne mendimin origjina.mos harro se algjebren e logaritmet qe sot te punojn smartphonat apo interneti i ke nga arabet, un nuk jam as arab e as praktikant besoj ne Zot dhe mjafton per botkuptimin tend, por dhuna mbetej dhune, dhe jeta sado ne atebote kishte vlere tjeter gjithmone ka patur nje vleresim me te larte se cdo gje tjeter, nese jo nuk do te kishimin periudhat historike, artin muziken, te cilat jane frymezim i jetes me shum se sot te varur nga social networket. Sot memoria dhe arsye jone qendrojne brenda nje “cip” nese pyet dike si te quajn do te thone prit te konsultoj smartphonin ose internetin. Nese nje kryqzate apo lufte behet me bekimin e kishes por e dhe kalifatit nuk ka asnje ndryshim me ate qe ndodh sot, vrasja eshte e njejte, vdekja eshte e idhur dhe dhimbshme per cdo njerin. Per me shume, fale atyre smartphona e internet ngjarjet jane me te shpejta lajmi fluturon dhe reklutimi eshte me ishpejt se sa 1000 vite me par. Por botkuptimi ka ndryshuar jo per luften, Jihadi, Kryqzate sot te gjitha ekzistojn edhe pas 1000 por per gjera materiale, apo thjesht gjeografike. Dikur 1000 vite me par filozofia si Kristiane dhe ajo Arabe apo Hebre edhe pse nen censuren e fese kishte me humanizem e shum mendje te ndritura arriten ti mbijetonin historise jo vetem fizikisht por edhe ne tradita e kultura sepse njerezit fiksonin ne koke e jo ne foto dhe njeriu ne ate kohe e njihte boten nepermjet leximit, mendimit te lire, filozofeve, shko e pyet cfar do te riu sot si kristian e apo musulman se kush Platoni Aristoteli apo dhe Fan Noli do te thone mos ka mar pjese gje tek Big Brotheri, ja ky eshte botkuptimi sot qe con te rinjt drejt zgjedhjeve ekstreme.

        1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

          Era jote e qelbur prej arabi hedh poshte mohimin e origjines tende turke……………..pafytyresia juaj mohuese e origjines u shoqeron gjithe jeten sa jeni gjalle,por kur shkoni ke vendi i qenit ,nje gjysme hene e madhe dhe nje pllake guri ne te cilen shkruhet qart[ne turqisht]: RAHMET PASTE! hedh poshte ”ateizmin”,”i pa fe”,”jo praktikant” etj kesisoi bastardime,tipike keto per muslimon brodhers ne Shqiperi.
          Ptuuuuuuuuuuu fare e keqe qe mohon origjinen dhe te paret e tu…………edhe njehere: PTUUUUUUUUUUUUU!

        2. Arberi says:

          shoku po flet percart me duket,, lere po na flet dhe sikur ke jetuar para 1000 vjeteve,,ne ate kohe nuk ka patur fare arsimim kupton ti apo jo, njerezit ishin te gjithe analfabete, dhe sot pavaresisht se te rinjt mund te mos e njohin pitagoren apo platonin kane me teper horizont per jeten sepse teknologjia dhe levizja e lire ta ben te mundur kete,, ti mund te lexosh gjithe diten libra por nese nuk del nga shtepia dhe te shikosh si jetohet nuk do marresh kurre ere nga jeta, kuptoji mire ato qe te thashe,, perndryshe nje dite do behesh dhe ti radikal,,do veshesh nusen me shami duke e privuar nga jeta e lire qe te ka dhene zoti, shiko nga perendimi dhe lere lindjen se asgje e mire nuk na ka ardhur nga ato vise,, eshte koha te ndahemi nje here e mire nga turqia dhe arabia dhe te hapim nje epoke te re per vendin tone,,

    2. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

      Pas 450 vitesh te ekzistimit te xhihadit linden kryqezatat. 450 vjet myslimanet permes xhihadit vrane, prene, dhunuan dhe pushtuan toka te krishtera. Tamam si sot, kur u krijua kualicioni kunder ISIS-it, edhe atehere u krijuan kryqezatat per te ndalur turrin mizorive dhe pushtimeve arabe.

  3. Korabi says:

    Tani ose shkruajeni shqip ( periferi) ose sic duhet “banlieu” se balieu nuk do te thote asgje ne frengjisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje