Euralius dorëzoi mbrëmë në kuvend ligjin për vetingun të ripunuar bashkë me ultimatumin e SHBA-së dhe BE-së për ta miratuar nesër dhe jo në shtator.
Euralius ka përpunuar ligjin për vetingun, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Burime zyrtare të 27.al thanë se projektligji i punuar ka mbërritur mbrëmë tek deputetët e mazhorancës dhe opozitës me qëllim që ai të miratohet në seancën parlamentare të së enjtes.
Është fjala për Projektligjin “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Ky është një nga shtatë ligjet e reformës në drejtësi, i cili do të duhet të miratohet patjetër brenda korrikut.
Megjithse Kuvendi i Shqipërisë e kishe shtyrë për në shtator miratimin e shtatë ligjeve, ky projektligj me sa duket është i domosdoshëm të miratohet tani, brenda korrikut pasi është thelbësor për të bërë funksionale ndryshimet kushtetuese.
Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë kërkuar politikës shqiptare të mos shtyjë miratimin e shtatë ligjeve ose të paktën njërin prej tyre duhet ta miratojë medoemos brenda korrikut.
Është me kaq rëndësi ky ligj pasi ka të bëjë me nisjen e punës për prokurorët që do të kryejnë procesin e vetingut.
Sipas projektit të ekspertëve ndërkombëtarë, dhjetë prokurorët do të duhet të nisen për trajnim në SHBA pranë FBI-së dhe i gjithë procesi i trajnimit do të duhet të përfundojë brenda tre muajve.
Sipas parashikimit të ndërkombëtarëve, pas trajnimit dhjetë prokurorët do të nisin punë në fundin e muajit tetor për të dhënë rezultatet e para të reformës në drejtësi në nëntor.
Për këtë arsye, ambasada e BE-së dhe SHBA-së ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë të miratojë shtatë ligjet brenda korrikut dhe në pamundësi për t’i miratuar të gjitha, të paktën një prej tyre duhet miratuar patjetër.
Ai është ligji ku përfshihet edhe procesi i vetingun, Projektligji “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
hahahahahaha……………..ja ku filloi ……………………
Tani ! Stan beqirash !
Provokim eeeee Ku je o Bylykbashi o nip sigurimsi
Futeni qafën në kular, keni bërë pallë deri më sot. Qëna. Votoni, bëni të paktën atë që e keni “të drejtë” kushtetuese, se për tjetër gjë të mirë nuk jeni. Rrofshin ndërkombëtarët: SHBA-të dhe BE.
Populli thot:”Perparabmuri,prapab HURI:Besoj e kupton Salimaloku se po ngushtohet laku.Roft RAMA LU,VLAHUTIN.
Do te zevendesohen me ca hale te tjera . Berisha ,Meta , Rama kane korruptuar te gjithe gjygjetaret dhe prokuroret . Cili do te vij jane te tyre.
Gjithesesi ja leme kohes .
Ska pushime. Të kryhet puna tani pushimet.
Sh.b.a. baskimievropjan. Dotivere ne froq keta hajdut. Ilir sale.
Bir ku..ash keshtu e doni ju. Ilir Meta e Edi Rama…beni punen se do jeni te mallkuar gjithe jeten.
Ka çeçua biçak….po keta e duan me hanxhare…… e me sepate…..
Te turpshem,te neveritshem ,shqipetaret Jane te pa fat.Keta qelbesira nuk duhet ti mbante vendi per te bere per nje here te vetme ate qe Kane per detyre.Te kisha mundesi do ti mbyllja Brenda deri sa te mbaronin te gjithe reformen,gushtin,shtatorin
Po ti John , ç’pate me Ramen ? Ke degjuar ndonjehere , qe Rama te kete thene , nuk votoj Reformen , apo te dale ne kundershtim me nderkombetaret ? Mos i fut te gjithe ne nje kallep . Rama ka deklaruar vazhdimisht (edhe dje ) , se PS-ja voton çdo ligj qe miratohet , propozohet dhe mban firmen e SHBA-se dhe Bashkimit Evropian .
Lame nam,kushedi sa habitet Europa…
Shtrengoni rradhet dhe njehere o trima, kolone per nje kartonin lart.
ore ore lulebore,
ne te kapur dor perdore,
shkojm perpara me guxim
kercenim mbas kercenim
mbasi ne na doli boja,
siç deshem ne nuk u lujt loja,
forma te reja po kerkojm
reputacjonin tone ta shpetojm
prandaj shume po nxitojm
para veres pune te mbarojme,
se dhe neve ne “shtepi”
na kerkojne llogari ..
hajt pra me pune vullnetare
te bejme ligje te reja fare
se asgje ska me nryshu
shum per vete, pak per ju
te rroj partia, te rroj miku
poplli po i ra nga fiku …
Ju mendoni se Kjo reforme do beje mrekullira ? Asnje nga keto nuk ka per te shkuar ne burg populli po Ky ambasadore I perket P K kines ne nuk jemi shtet sovran te huajte tallen me politikanet tane Rama do te pergjigjet para drejtesis Amerikane per 80000$ ne nje shtet tjeter Ambasadori Lu ishte larguar mbrenda 24 oreve pse