PD-LSI, këngë e radiove gold

27 Korrik 2016, 09:52Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Nuk ka asgjë të keqe të punosh për një aleancë të re politike, prandaj e gjej të pranueshme përpjekjen e opozitës për të bashkuar urat me Ilir Metën dhe partinë e tij. Në lojën e ekuilibrave mirë është të gjesh një patericë, veçanërisht për të djathtën. Kjo e fundit i numëron me gishta rastet, kur ia del e vetme të marrë pushtetin. Nëse nuk gabohem në Shqipëri ka ndodhur që PD të marrë shumicën dërrmuese të mandateve në 22 mars të vitit 1992 dhe ka patur një rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e vitit 2009, por edhe atëherë kishte nevojën e një paterice, të paktën një mandat që e premtoi Dritan Prifti, por që Sali Berisha preferoi ta shumojë me aleancën e diskutueshme në at’botë me gjithë LSI-në e Ilir Metës.

Duket se tashmë kohët e dashurisë së vjetër po kthehen. Drejtuesit e opozitës shihen shpesh nën shoqërinë e Ilir Metës, madje kjo ide ka fituar popullaritet mes anëtarësisë. Ilir Meta nuk është më ai i para dhjetë muajve, kurse qeveria ka kohë që është vetëm e Ramës. Binomi gati humoristik Rama-Meta është hequr nga fjalori dhe tash në opozitë pothuaj të krijohet ideja se gjëmat në keqeverisje janë vetëm të Ramës. Duket sikur jemi vite dritë larg me kohët, kur Lulzim Basha deklaronte se sa kohë të jetë kryetar i PD nuk do të kishte koalicion me LSI. Ish-kryetari Berisha e ka dhënë pëlqimin për një bashkëpunim të këtillë, madje duke u bërë si radiotgold kujtoi melodinë e dikurshme të koalicionit PD-LSI. Si përherë, Basha në politikë ngjan si peshk me kujtesë të vogël. Ai u shfaq në në Konventën e demokratëve amerikanë me Ilir Metën, i qeshur dhe ky i fundit e pyeti: Luli sa e ke orën?

Pra, nuk ka asnjë gjë të keqe që të ketë një aleancë mes këtyre dy partive, të cilat dhe më parë kanë qeverisur bashkë. E keqja është që opozita nuk mund t’i varë shpresat vetëm tek humori i Ilir Metës që ka gjasa të jetë penduar për marrëveshjen e 1 prillit të para tre viteve. Demokratët duhet të prodhojnë një vlerë politike opozitare, e cila më pas dikton edhe marrëveshje të këtilla.

Gjatë kësaj periudhe selia blu është marrë vetëm me rehabilitimin e figurës së Ilir Metës për mendimin opozitar, por ka harruar të bëjë sak opozitën. Hiq mënjanë Grida Dumën, e cila megjithë rrëmujën e reformës në drejtësi është kapur pas një fotoje të Ramës me Obamën dhe po mundohet të pickojë disi mishin e qeverisë, të tjerët janë të përqendruar tek Ilir Meta. Kaq i mirëqenë është bërë ky aksion politik sa është ravijëzuar edhe grupi anti-LSI në opozitë si Bregu, Patozi, Cara a ndonjë tjetër. Ngjan sikur agjenda e sotme e opozitës është përqendruar vetëm tek Ilir Meta. Kjo rrëfen nxitim për të ardhur në pushtet, por në anën tjetër viktimizon qeverinë. Nëse Ramës ia jep këtë dhuratë, ai nuk e ka vështirë të mbushë shportën e përfitimeve të tij, sepse është mjeshtri më i madh i viktimizimit në Shqipëri.

Demokratët në këto kohë duhet të përqendrohen në rivlerësimin e aseteve që përfaqësojnë në politikë, në mënyrë që në treg të përfaqësohen me vlerën e duhur. Janë në një proces të brendshëm zgjedhor, i cili po fut të gjithë strukturat në kaos, sepse kanë një kryetar që nuk i beson, nuk i do strukturat dhe fundjavën e ka për zemër ta kalojë në vende të ulëta. Nëse do arrijë të forcojë strukturat, më pas PD duhet të ristrukturojë prioritetet, me të cilat vjen në pushtet. Deri tani veç rikthimit të taksës së sheshtë, reminishencë shumë e mirë e Berishës, Basha nuk ka arritur të afrojë asgjë më shumë. Dhe në fund, pasi ke një parti të fortë, të gatshme të përballet me një garë elektorale, pasi ke dy-tre teza që ia ngul njerëzve në kokë, me të cilat do vish në pushtet, atëherë hap sytë për aleanca të reja. Në këtë kontekst nuk do kishte asgjë të keqe të uleshe për një aleancë me Ilir Metën. Por, opozita po e nis nga fundi, meqë po fugon drejt qeverisjes.

Kjo krijon përshtypjen që është Meta që nuk e bën dot të gjithë votën popullore dhe ka nevojë për një patericë, të cilën po e gjen në një parti jo shumë të madhe, qoftë dhe në opozitë./ 27.al

10 komente në “PD-LSI, këngë e radiove gold”

  1. lulja says:

    Nuk e kuptoj se si i jepet kaq hapsir ktij lloj gazetaruci…
    Ky jo vetem llogjiken e te mbrapsht si shejtan budallai, POR ben e me dhjetra gabime ortografike.

  2. Idrizi says:

    Enkel Demi shkruan per PD-LSI por hallin e ka te PDIU se zonja e tij Doda-Demi dhe deputetet e Idrizit nuk i mjaftopjne Rames te mbaje qeveri me po iku LSI. Halli i Kel Demit nuk i perket askujt vec atij.

  3. reformisti-SHBA-Gjerman. says:

    Endero o demi endero.Sado “programe” mashtrime e kualicione hajdutesh te bejne te dyketa monstra qe ti me aq zell analizone,jane te dale boje te diskretituar dhe diten kur do shkojne ne zgjedhje do jene humbesit me te medhenj.(n.q.s.do arine te kakarisin deri atehere, sepse drejtesia e reformuar Gjermano-Amerikane shpresoj tua kete gjetur vendin te dyve).

  4. Sadedin Çeliku says:

    Artikull i pelqyeshem dhe mjaft realist vetem se asaj i mungon kryesorja te cilen gazetari i njohur nuk eshte se nuk e di por nuk ka dashur ta nenvizoje.Levizjet e Metes lidhen katerciperisht me interesin e tij personal.Ai paradokohe ka shfaqur ambicien te behet President i vfendit dhe ne se nuk e arrin te luftoje te behet pwerseri kryeminister.Te duya rastet zoti Meta veshtire se do ti arrije per shkakl te mungeses besnikerise ose sic e tha ai ne zerin e Amerikes une jam njeri qe i mbaj marrveshjet.Te gjitha gjasat sipas meje jane te mos arrije asnjeren sepse ai deri me tash nuk nihet si njeri e lider qe mban fjalen e dhene.Keshtu ai u largua nga qeveria e Nanos duke krijuar parti te re;keshtu u largua nga koalicioni me Saliun dhe kete po tenton dhe me qeverine Rama.Tashme keto levizje jane bere teper te njohura dhe mjaft te kuptueshme.Vajtja disa here ne Amerike nuk do te thote se ai po rehabilitohet si njeri e politikan.Kaq kisha,te tjerat kuptohern.

  5. MeteH says:

    PD thot ky….i mban shpresat te LSI E HAJDUTIT META.Dhe ka te drejt,pasi Likja eshte si PROSTITUTA qe shkon me shume meshkuj.E likja e ka provuar Salin e ku te dy ben kerdine kudo sidomos me CEZ.Pasi u ngop me Ramen duke zaptuar vende-pune me vota te premtuara(100 vota 1 vend-pune),e nuk u knaq,do kerkoi nga PD me shume 50% te pushtetit.Kjo qe kontradita me PS qe po prishet pazari.Likja eshte fatkeqsi kombetare.Dhe kete e di shume-kush.Dhe nqs Lika e dreth..Rama do ta diskreditoi 100%.

  6. Pallatet Agimi says:

    Nje bravo e forte, zoti S.Celik

  7. Viktor says:

    Kush esht kjo Grigja Suma dashnorja e Roland ndertusit jevgjitit qe e shkerdhente te benzi…

  8. petja says:

    like floriri duhet te llogarite mire ramen se nuk eshte e lehte ta mashtrosh e te dalesh pa lagur si me saliun

  9. Meta e ndien veten te sigurt me Berishen qe e provoi se nuk e futi ne burg.

    Ata duan qe te fusin ne gjykata apo prekurori “besniket” e tyre. Kete mund ta bejne duke kaluar nga” lista e zeze” ne te “bardhen” -“besniket” qe do ti shpetojne nga burgu.
    Kjo behet lehte se nga 6 antare te komisionit te maxhorances 2-3 mund te jene nga LSI +6 te PD dhe raporti permbyset
    Keshtu kalojne Gjin Gjonin e co. ne Listen e “Bardhe” me ndihmen e “GJINOS” (Ilir Metes). Ky eshte “KONSENSUSI” qe Meta luftoi aq shume se nga Rama ai degjon vetem fjalen “Burg” qe e beri te flase per doreheqje dhe qeveri teknike.

    Po nuk llogarisin popullin qe kete radhe nuk besoj se do genjehet nga genjeshtrat e tyre 25-vjecare dhe ti nxjerrin ne minoraance absolute ketyre gjapiresve.

  10. 313 says:

    Likja po ben gati robat e burgut per vehte dhe Moniken se ajo do te banoje te burgu i grave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje