Ku janë aleatë Rama dhe Berisha

27 Korrik 2016, 18:11Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Pak ditë më parë pjesa më e madhe e mediave e raportoi ftohtë një komedi- tragjedi që u zhvillua në parlament mes dy bajlozëve të politikës shqiptare. Fjala është për replikat mes Ramës dhe Berishës se kush do të përfundonte i pari në burg pas miratimit të reformës në drejtësi.

Por, për çudinë e atyre që e panë këtë skenë live, apo të atyre që e ndoqën të ritransmetuar me dhjetra herë, si njëri edhe tjetri, në vend që të merakoseshin, zgërdhiheshin pas kërcënimit ekstrem të kundërshtarit.

Pikërisht për këtë mendoj se ky nuk qe një lajm që duhej kaluar thjeshtë si raportim.

Ai donte një qëndrim. Sepse ai qe simboli i asaj që shikojmë prej vitesh.

Këta personazhe të akuzuar për gjerat më mostruoze tallen me ndëshkimin e tyre të mundshëm. Ata nuk i tremben as drejtësisë, as kundërshtarit. Prandaj bëhen cinikë dhe nënqeshin kur dikush i kujton se me ndryshimin e pushtetit mund të përfundojnë në qeli.

Mu kujtua kjo fabul sot, kur në tribunën e PD-së pashë një nga deputetet mw serioze të kësaj partie, Jorida Tabakun, të recitonte një nga refrenet më qesharakë që na kanë zënë veshët dekadën e fundit.

Fjala është për dhënien me koncesion të rrugës së kombit dhe  përbetimin e opozitës se sapo të rikthehej në pushtet do ta shfuqizonte këtë praktikë.

Në fakt, këtu, Tabaku nuk ka asnjë faj. Kjo është linja zyrtare e PD-së të cilën edhe vetë Lulzim Basha e ka deklaruar me gojën e tij disa here, duke përmendur koncesionet skandaloze në shëndetësi.

Por pyetja që shtrohet është: Ai i beson kush?

Po ti kthehemi historisë së viteve të fundit ka ndodhur krejt e kundërta.

Pasi shpalli politikën e duarve të pastra Sali Berisha i 2004-2005-ës u rikthye në pushtet se i premtoi shqiptarëve se do të anulonte shumë nga firmat abuzive të paraardhësit të tij Fatos Nano.

Ai ngriti zërin në kupë të qiellit se do ta kthente mbrapsht privatizimin e Albtelekomit nga turqit, por më pas nuk luajti as gishtin për të ndryshuar gjë.

Ai denoncoi fort futjen e kompanisë së kazinove Regency, në parkun Rinia, por më pas i hapi drtitën jeshile asaj.

Ai e shpalli Rezar Taçin si kontrabandist, por më pas e ndihmoi familjarisht të vishte kostumin e një oligarku alla Putin.

Si për ironi të fatit, fjalë për fjalë, të njëjtën taktikë demagogjike përdori edhe Rama i viteve 2005- 2013, kur qe në opozitë.

Ai u përbetua se do ti zhbënte koncesionet e markimit të karburanteve, atë të Rapiskanit (skanimit në dogana) atë të Llotarisë kombëtare, atë të pullave fiskale e kështu me radhë.

Por, kur erdhi në pushtet, rilindja jo vetëm që nuk bëri asgjë, por në të kundërt i dha gaz dorëzimit me koncesion të shumë pasurive të tjera, duke përdorur edhe PPP (mënyrën e re të bashkëpunimit publik privat).

Kështu menjëherë lulëzuan koncesionet e check up-it, të hemodializës, ato të sterilizimit dhe mbetejve spitalore. Vetëm për vitin që shkoi, Rama shpërndau pa pikë frike për klientët e tij rreth 200 miljonë euro në koncesione dhe vuri në përpunim planin për 80 të reja.

Prandaj sot kur opozita përdor për luftë politike të njëjtën përrallë, zor se i beson ndokush.

Në fakt, justifikimet e atyre që pasi ngjiten në pushtet i harrojnë përbetimet, kanë një dozë të vërtete. Shumica e këtyre beneficeve të dhëna nga qeveritë, për klientët e politikës apo për ata që paguajnë shtrenjtë, janë të vështira të zhbëhen. Asnjë gjykatë shqiptare e aq më tepër ndërkombëtare nuk e shfuqizon dot një kontrattë të tillë pa provat e sakta për korrupsion.

Prandaj krijohet rrethi vicioz i atyre që vijnë në pushtet duke luftuar koncesionet e pararadhësve dhe e kalërojnë atë duke shpërndarë pasuri të reja kombëtare.

Por, duke pranuar këtë justifikim, nuk mund të lihet pa thënë një e vërtetë e madhe. Se pavarësisht nga kërcënimet e atyre që kanë radhën të jenë në opozitë, këto koncesione vazhdojnë punën pavarësisht kush është në qeveri.

Së pari sepse bizneset e tyre shpesh u shiten pronarëve të rij që janë të afërt me pushtetin e radhës. Së dyti sepse shpesh ato i përkasin njerzve të një kaste, që është me këdo që vjen në pushtet.

Në këtë kuptim, si Nano dhe Berisha dje, si Rama sot, apo ndoshta edhe Basha nesër, pavarësisht shfaqeve me sherre dhe kacafytje, janë aleatë në një pikë: në vjedhjen permanente të shqiptarëve.

Paradoksalisht, ata militojnë për të njëjtin qëllim: për mbajtjen në këmbë të këtij sistemi dhe për pasurimin e kësaj kaste.

Prandaj kur nga tribuna e PD-së dalin sot për të thënë se do të anullojnë koncesionin më të fundit, e gjitha ngjan me një deja vue qesharake.

Prandaj kur Berisha dhe Rama akuzojnë shoku shokun se do përfundojnë në burg dhe nuk i besojnë as vetë kërcënimet që thonë, e gjitha ngjan e trishtë.

Se në fakt, duke bërë këtë, ata nuk po shantazhojnë realisht njëri-tjetrin, ata edhe njëherë po kërkojnë të tallen me ne./ Lapsi.al

18 komente në “Ku janë aleatë Rama dhe Berisha”

  1. T says:

    Dmth idhulli yt i Cepanit eshte simbol “ndershmerie”? O Bushat.. ose merre shpaten kunder te gjithe sistemit ose fute ne…

    1. Pilo Lala says:

      Djali kriminelit Medi Bushati eshte ky?

  2. Tonini says:

    Ja maskarai,do te beje baraz Berishen Ramen,ik o toc kuklle se nuk i ha kush keto gjana.

    Nuk krahasohet Rama kurre me nji sorre si Saliu.

    Ato koncesionet na i thuj njehere me fakte o gazetar,a ca je? Thashethemaxhi me dukesh mu,se gazetaret hetojne,tregojne faktet e pastaj hedhin akuza te bazume mbi prova. Po ti je ndyrsine. Shkrimet i ban vetem per militantet e shqupit,mos te ishte kshu nuk do ishe kaq i anshem.

    Nuk ja vle me u marre me ty,as me Lubonjat Shkullarat Qim Pekat,apo Artur Zhejet…jeni llum,skeni lidhje me gazetarine.

    Doja me te thane legen ne fund po ti nuk je as kanoce.

  3. aqif tahipi says:

    O Andushi ,po e merr me te mira xhaxhi saliun qe e kishe bebisiter tek shtepia ne bllok e gjysh hysniut?? Flisni ose beni ndonje analize ndonjehere per rajonin tone ,ose per shqiptaret ne ballkan ,ose per terrorrizmin qe rrezikon kulturen tone .Na cate karin me analiza ordinere per politikane leshi qe nuk i pjerdh kurrkush jashte fshatit tone gjigand.

  4. Bardhi says:

    I vetmi ne Shqiperi qe meriton te quhet gazetar analist, Andi Bushati. Eshte shume e vertet Rama i “Rilindjes” dhe e gjithe klasa politike po tallet me Shqipetaret. E si mund ti votojm ne k’to qelbesira si Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha Edi Rama etj…etj te jene ne krye te shtetit Shqipetare. A e dini se k’to ndyresira po bejn nje jete lukesi me parat tona, dhe neve (xh’do Shqipetari) i kane vene nje borxh ne kurriz prej dhjetra mira dollaresh per tu paguar ne forme taksash!

    1. stil says:

      O zoteri, aman ma tregon nga e sI è nxore kete fjalen “xh’do”. Jo per gje por se pari e perdhos gjuhen tende amtare apo aterore. Se dyti me dhimbsesh nese çdo here do te rropatesh duke shtypur kot apostrofin. Nje sqarim i shkurter praktik: ç(apostrof) do zevendeson shprehjen çfare do? – veta e dyte apo e trete e foljes dua. Eshte gjithnje fraze pyetese: p.sh. Ç’do qe merr mundimin te komentosh kur nuk di te shkruash?
      çdo pa apostrof zevendeson fjalet: cilido, gjithkush, etj. psh: Sikur çdo shqiptar te skruaje si ti, gjuha shqipe do “bdarete e do bastardonete” sic shkruante ai pararendesi yne nja kater shekuj me pare.

      1. Bardhi says:

        Me Master dhe Phd nga Kristali i Salushit me siguri. Apo mos je valle Gjon Buzuku Jr. Po ik more PALL sh’ko pi naj teke se nuk te pyeta per opinion ty une.

    2. stil says:

      O zoteri, aman, ma tregon nga dhe sI è nxore kete fjalen “xh’do”. Jo per gje, por se pari e perdhos gjuhen tende amtare apo aterore. Se dyti me dhimbsesh nese çdo here do te rropatesh duke shtypur kot apostrofin.
      Nje sqarim i shkurter praktik: ç(apostrof) do zevendeson shprehjen çfare do? – veta e dyte apo e trete e foljes dua. koha e tashme menyra deftore. Eshte gjithnje fraze pyetese: p.sh. Ç’do qe merr mundimin te komentosh kur nuk di te shkruash?
      Çdo pa apostrof zevendeson fjalet: cilido, gjithkush, etj. psh: Sikur çdo shqiptar te shkruaje si ti, gjuha shqipe do “bdarete e do bastardonete” sic shkruante ai pararendesi yne nja kater shekuj me pare.

  5. mirel says:

    Shkrim per tu kuptuar nga shqipot, qe ss’ e kuptojne dot se u ka ik truri me Reformen.
    Aty e kane mendjen dhe nuk kane per te menduar gje tjeter derisa te vazhdojne mbledhje, takime nderkombetaresh dhe estrada te tjera qe ja mbushin mendjen top shqipos qe po vihet drejtesia. Nderkihe Shqiperia shitet me shpejtesi sketerre

  6. sabjani says:

    RAMA ASHT NJEQIND HERE MA I PASTER SE BERISHA.
    PO QE PER BURG E MERITON BERISHA.Mosban krahasime qe nuk qendrojne.

  7. Akrepi says:

    O Andushi mund te na thuash cndryshim ka miza me elefantin?Ben sikur shan Idhullin tend Saliun Qe ta barazosh me Ramen .Po ik ore kanoce salce qelbur se nuk mund ta besh ti kete krahasim.

  8. Askush says:

    Bushati….. ke kohe qe ke filluar te me lodhesh ne shkrimet e tua….Sa filloj e lexoj 2 rrjeshrat e pare.. besome nuk kam durim tw hidhem ne te 3-tin… Boll fillo me mire te shkruash ndonje Lifestyling…. e di ti…

  9. Devolliu says:

    O nipi i Hysni Kapos e mik i Sali Kriminelit; po të plastë koka mo që i vë në ballancë EDI RAMËN që po bën Shtet, me Kryekriminelin gjakatar, vrasës të shqiptarëve Sali Shpellarin.
    Edi Rama mund të ketë bërë gabime e faje sa të duash por Ai nuk ka vrarë shqiptarë, nuk ka burgosur e vrarë kundërshtarët politikë, nuk ka bërë ndonjë 26 Maj e as ndonjë 21 Janar, nuk i ka furnizuar me naftë tanket e Milosheviçit, nuk e ka quajtur UÇK-në terroriste, nuk e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Rambujesë, nuk e ka shitur Detin e Shqipërisë, nuk e ka futur Shqipërinë në Lidhjen Islamike, nuk ia ka dorëzuar Kishën Ortodokse Shqiptare grekut Janollatos e të tjera e të tjera si këto.
    Sali Sërbi, po, i ka bërë të tëra këto dhe mijra poshtërsi të tjera.

  10. babo says:

    Z. Bushati, ne thelb keni plotesisht te drejte ne ate qe thoni. Po njerzit ne fund do zgjedhin te keqen me te vogel dhe ate qe e ka me mire me nderkombetaret. Dhe mire bejne, se pastaj i bie mos votosh fare dhe vetem te shash

  11. Albi_I says:

    Jo vetem qe vjedhin njesoj, po vjedhin nepermjet te njejteve njerez. Si njeri si tjetri te gjitha koncesionet te Zamiri i shesin.

  12. tomsojeri says:

    avash ,avash se nuk thon kot nga budallai,i dehuri dhe i vogli nxjer nje te vertet ! Ky far analisti qe vazhdimisht sulmon Edi Ramen e bile tani na e barazoi edhe me monstren ka dicka qe nuk esht fare ne hava ! As behet fjal te krijosh barazimin por qe ne kto cka thot ka vend te nxjeresh konkluzione qe i thon llafit ri shtrember e fol drejt !Por mor Andi ,ky barazim mes Edit e SALI KERMES ME TER BANDITET E TIJ ne kte moment kur kjo band e urryer po kerkon me cdo kusht te sabotoj reformen ,te shtyj ditet si ai i denuari me vdekje qe edhe oret i jan flori qe jeton,te ekspozon ! Saliu e vecanerisht Basha na kan turperuar ne ate far feje me paburrerin e tyre me kurverin me te ndyr ne qendrimet e tyre me forcen e votes se shqiptareve qe i kan ven atje ku jan ,sa nuk besoj se egziston ne ter ruzullin nje elit e till ! A ka qensdrim me te ulet anuk ju duhet ven benzina e te digjen se gjalli ter fara e tyre qe te kemi me cfar te mburemi e ti na flet kodra mbas bregut ! Fol mor qofte per kta herpies zvaranik perbinsha qe snjohin turpin njerzor ! AQ ka ftyra me te pabesa e te urrejtshme e leri krahasimet……

  13. Malia says:

    Hera e par qe ka shkruar dreit

  14. saliu says:

    Ore Andi, akoma nuk e ke kuptuar qe drejtesine do ta drejtojne te huajt? Kjo analize do te vlente sikur drejtesine ta benin keta gjygjtare qe jane aktualisht, por po te keshe lexuar reformen ne drjtesi do te kishe kuptuar se paku qe drejtesine do ta ngrene te huajt te cilet nuk duan tia dine as per Rame, Berishe , Mete e Bashe. Keshtu kjo analiza juaj eshte per te mbushur portalin me germa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje