Rama: E vërteta e sajesës së Bashës. Kur pa se reforma kishte 94 votat, opozita e votoi

27 Korrik 2016, 22:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama reagon menjëherë pas deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha që shprehet kundër miratimit të shtatë ligjeve të reformës në drejtësi me argumentin se nuk e kanë lexuar ekspertët sepse nuk kanë pasur kohë.
Kryeministri deklaron njëherësh se demokratët e votuan reformën në drejtësi të zënë ngushtë dhe prej zorit, vetëm atëherë kur kuptuan se kjo reformë i kishte 94 vota deputetësh të sigurta.
Në një reagim të gjatë në rrjetin social Facebook Rama shkruan se opozita ka bojkotuar mbledhjet e komisionit të reformës në drejtësi prej muajsh, duke nxjerrë tanimë justifikimin sipas tij, se nuk kanë lexuar projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!
Rama ka shpërndarë një deklaratë të BE-së dhe SHBA-ve për të treguar se demokratët kanë pasur kohë nga gjysma e dytë e muajit gusht për tu njohur me draftin.
Në të thuhet se drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Reagimi i plotë i Ramës në Facebook:
E bojkotuan me muaj të tërë Komisionin e Reformës në Drejtësi dhe tani thonë s’kemi lexuar as projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!
Ankohen se një dorë e zezë po prish konsesusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç, pa të cilin Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë!
Dhe vazhdojnë akuzat qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës.
Po ja e vërteta rreth kësaj sajese të re, shprehur nga aleatët strategjikë përmes mediave, pak çaste më parë:
BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.
Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.
Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.
Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

10 komente në “Rama: E vërteta e sajesës së Bashës. Kur pa se reforma kishte 94 votat, opozita e votoi”

  1. Kujtim says:

    Rama qendro i fort pengesa do kesh shum nga njerzit e perlyer me pislleqe ne dem te popullit

  2. NjeQytetarOptimist says:

    O Lulezim sa eshte ora qe ke ne kyc ?!?! S’kam.!!

  3. 193 says:

    Opa la …..doli e verteta. …prandaj more flamurin. ..sikur e bene keta reformen. …shkerdhata pd

  4. gita says:

    Qente le te lehin karvani shkon perpara.ju beni punen por ne si pppuii e dime more cilet jane ata .nese ka zot dhe drejtesi vendi i sb+lb&codihet dhe eshte i vonuar por me mire vone se kurre

  5. edmond says:

    Po, por ti dole figura e katert ne kete mozaik…
    Pas Metes, Bashes dhe nderkombetareve.
    Luajte keq dhe jo ndershem zoti Rama.

  6. Kujtim says:

    Qendro i fort

  7. nika says:

    Vetem zgjeddhje ,dhe populli do jua tregoje vendin sovranisteve. Jane te dale boje nje jete te tere mashtrusa e te koruptuar. Tani na dolen edhe anti Amerikqne e anti Gjermane. Duan te na mashtrojne me telefonata me disa nderkombetare te dores se 3′ te ,qe kush e di sa i paguajne,se gjoja keta “sovranist” na dhurusn reformen. Genjejne veten dhe ca tellalle te tyre se popullin se madhtrojne dot.Drejtesia nen drejtimin Amerik.-Gjerm.do e pastroje kete vende nga te koruptuarit e kriminel. e te gjitha ngjyrave.

  8. Xen deledashi says:

    Per keto gjera e per te tjera ta dhame voten ! Te qerosh Shqipërinë nga zgjebja e Saliut

  9. Urtia says:

    Sa me shpejt ti “vilen” frytet reformes kushtetuese dhe gjyqesore! Te gjithe larot dhe balot nuk e fshehin dot lekuren para popullit perparimtar.

  10. Qarri i zigurit says:

    Filloi seriali i dyte i telenoveles. Do kenaqen shqiptaret deri per vit te ri. Cte bejme?
    Ja shtyjme kohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje