Prapaskenat e misionit të fshehtë të Lulzim Bashës në Filadelfia

28 Korrik 2016, 13:37Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Një mision të vërtetë diplomatik ka ndërmarrë lideri i opozitës, Lulzim Basha, pasi ka dalë jo fort mirë me amerikanët gjatë miratimit të Reformës në Drejtësi.

Burime pranë opozitës bëjnë të ditur se Lulzim Basha ka shkuar në Filadelfia, ku po zhvillon punimet Konventa e Partisë Demokratike Amerikane, pikërisht për të siguruar një imazh të pastruar nëse nga janari 2017 Hillary Clinton do të zgjidhet presidente e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo ka me të vërtetë gjasa të ndodhë.

Pikërisht kjo e shpjegon edhe kujdesin e kreut të selisë blu që të mos shkojë në konventën e aleatit natyral të djathtë, Donald Trump-it, pra, të republikanëve, por tek demokratët e qendrës së majtë.

Kjo ka disa arsye, por edhe synime. Arsyet janë në fakt mjaft logjike.

Partia Demokratike prej vitit 2011 paguan një kompani të madhe lobimi amerikane, Podesta Group-in. Një kompani e cila ndodhet më shumë pranë Partisë Demokratike Amerikane, sesa asaj Republikane. Kreu formal i Podesta-s është Tony Podesta, por koka reale e këtij grupi të fuqishëm strategjik në politikën amerikane është i famshmi John Podesta, i cili është dhe truri i fushatës së zonjës Clinton. Tony Podesta është shefi i stafit të fushatës së kandidates për president, dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të bëhet sekretari i ardhshëm i Shtetit. Kjo pasi ai ka qenë gjatë administratës së Bill Clinton-it shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë, ndaj tani pret një rol më të rëndësishëm, pasi edhe pasha e tij është më e madhe.

Nëse ndodh kjo, atëherë PD-ja do ta ketë shumë më të lehtë për të zbutur çarjen e madhe që ka ndodhur me amerikanët, sidomos pas raporteve të forta që ambasadori Donald Lu, por edhe nënsekretarja Nuland, madje edhe Ssekretari Kerry, kanë hartuar për Shtëpinë e Bardhë mbi rolin e opozitës në reformën për drejtësi.

Siç mësohet, Podesta po punon fort që të sigurojë një takim të Lulzim Bashës ose me Hillary-n, ose e pakta me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton. Dëmtimi që i ka ndodhur Partisë Demokratike, madje edhe Bashës vetë, nuk ka qenë i vogël, dhe këtë e kanë pranuar si eksponentë të PD-së, por edhe përfaqësues të rëndësishme të politikës amerikane. Madje, siç e kemi bërë të ditur në një shkrim të pak kohëve më parë, Uashingtoni po përkrah një plan të Eduard Selamit për të kërkuar kreun e opozitës shqiptare nëse Lulzim Basha i humb zgjedhjet e ardhshme.

Pikërisht ky është synimi i operacionit diplomatik të Lulzim Bashës: të rikuperojë rolin e tij si “kryeministri i ardhshëm”.

Një operacion të njëjtë ka ndërmarrë edhe Edi Rama pas zgjedhjeve lokale të 2011, kur ndërsa të gjithë prisnin “kryengritjen” për marrjen e mandatit të kreut të bashkisë së Tiranës, ai u struk, shkroi “Kurban”-in, dhe më pas nisi një politikë totalisht konstruktive.

Politika amerikane nuk ndryshon me lëvizjen e qeverive, por lobimi bën që gjërat e forta të zbuten. Dhe Uashingtoni mund t’i japë një shans tjetër Lulzim Bashës, me kusht që ai të bëhet më bashkëpunues.

Realisht kjo ndodhi edhe në vitin 2005 me Sali Berishën. Edhe pse Bill Clinton në vitin 1996 i kishte thënë presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, kur ky i fundit kërkoi që SHBA-të ta mbështesin Berishën, që “lumi kalon vetëm një herë në atë shtrat”, Departamenti i Shtetit i dha “dritë jeshile” rikthimit të Sali Berishës në qeverisje.

Por këtë herë Basha do të duhet të nisë një operacion për reformimin e PD-së, duke u dhënë më hapësirë zërave kritikë, dhe më pas të bëhet bashkëpunues në Kuvend.

Burime nga opozita bëjnë të ditur se ky ka qenë qëllimi pse lidershipi i PD-së nuk ka mbajtur një qëndrim drastik, siç pritej, për “tradhtarët” Bregu, Selami, Patozi e Cara, që u bënë gati ta votojnë reformën në drejtësi edhe pa urdhrin politik të Berishës e Bashës. /tesheshi.com/

21 komente në “Prapaskenat e misionit të fshehtë të Lulzim Bashës në Filadelfia”

  1. Zigur Flaka says:

    Bregu, Patozi, Selami e Cara paskan dashur te votojne reformen ne drejtesi edhe pa urdherin e salis?!?

    Eshte e pa-perfytyrueshme, e pa-pranueshme per salin. Ndryshe skartohen. Ndaj ishte roli i tyre per tu dukur.

    Saliu ka kontroll te forte dhe substancial ne politiken Shqiptare, ne pushtet dhe opozite, te dyja bashke.

    1. pilo lala says:

      Ylli Pata Rosa nuk e ka idene fare.
      Fantazi pa lidhje konkrete.
      Bashen synon ta sjelle ne pushtet Lobi Grek.

  2. turi says:

    Ylli Pata, sa kot ia fut ti more zoteri. Pergatitet Basha per kryeminister te ardhshem, pas 10 viteve, A nuk e kupton se amerikanet jane pragmatiste dhe nuk pranojne te bisedojne per nje te ardhme kaq te larget. Ata problemin kryesor kane te kryejne punet qe kane ne dore, pa tjerat kane kohe.
    Pastaj,a e shikoni Bashen qe eshte me i mire per te mos bere asnje pune, a e shikon se si u diskretitua ne procesin e reformes ne drejtesi, jo per qendrimet e tij, por per koherencen qe ai mbajti, per paaftesine per te thene nje fjalem, pa miratimin e satrapit, per mungesen e burrerise dhe te te personalitetit njerezor dhe jo me te liderit.
    Te kthete Selami, hajde ku u ka ngelur ora hajde. A jeni ne vehte o Shqiptare, duhet reformuar PD, te ikin te gjithe komunistet, sigurimsat banditet dhe hajdutet aktuale. A e kuptoni se vetem keta jane ne PD kategorite dhe kontigjentet kryesore te PD-se. me thoni nje grup njerezish te ndershem, me integritet dhe profesioniste ne PD aktualw

    1. babo says:

      Shqiptaret e shkrete i marrin shume seriozisht qokat e partive ne SHBA. PO harruat qe Berluskoni u prit si mbret dhe foli perpara kongresit amerikan, por shkoi per lesh si politikan vitin tjeter? Hillari vete takoi Mubarakun pak muaj perpara se ky te binte nga pushteti dhe perfundonte ne burg.

      Une them qe basha do jete nga te paret qe do ta pesoje nga implementimi i Reformes ne Drejtesi. Dosja e abuzimeve per rrguen e kombit ja ben muuuu , dhe nuk eshte shqyrtuar akoma.

      1. g says:

        Bravo.

        Po shtoj dhe Morsin e Egjiptit ketu, qe ne 2013 Obama dhe ca Republikane u cane e u ndane duke e perkrahur. Sot ishte denuar me vdekje nga gjykata aktuale e Egjiptit!

        E dyta, shancet per Clinton jan afersisht 50% . Prandaj ketyre idioteve te Shqiperise po iu shkojne kot b… lepirjet!

  3. ceni says:

    Ha ha ha ..kjo eshte e vertete , ka 3 -4 dite qe vjen verdalle ne Filadelfia te beje nje foto me Hillarin ose me Obamen po deri tani asgje spo shikojme.Harrojini takimet po nje foto te pakten se as Hillari dhe as Obama nuk ja kane ngene te takojne nje deshtak si Luli, nje foto te pakten per te genjyer shqiptaret qe edhe mund ta kete bere mbreme ose do ta beje sonte. Cfare lapangjozesh politikane qe kemi!

    1. ARIU says:

      Nga burime shume te sigurta brenda PD-se thuhet se me ne fund Basha arriti te siguroje nje foto me znj.Clinton duke e pritur ate te dale nga wc e salles se konferences duke i zene rrugen.

  4. Arjan says:

    Asgje nuk e lidh partine demokratike ne USA me partine e pederave Te Sales .Mezi po pres Te marr vesh rreth misionit Te lulushit ne Sh BA ,—- hahaha me beni Te qesh me Te madhe .E para Lulit nuk duhej ti jepej vize nga ambasada amerikane dhe e dyta PD duhet te nxirret jashte ligjit si parti fashiste per krimet dhe shitjen me koncesione te pasurise se Shqiptareve shkaterrimin e vendit.

  5. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE :
    KULAC… PO ME KE !?

    -… Me ata qe kuptojne vetem gjuhen e
    e kerbacit. !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari i Kuvendit te Shqiperise Zoti Ilir Meta deklaroi perseri me 21 korrik ” duhet te kemi konsensus”!
    Jam plotesisht dakord me qendrimin e tij.
    Gjithnje konsensusi, mirekuptimi, marreveshja, pelqimi eshte rruga me mire per zgjidhje te cdo problemi ne familje, shoqeri… shtet e mbare Boten !
    ” Nga lufta midis vellezerve humbasin te gjithe ” ka thene filozofi mendjendritur i kombit shqiptar Akademiku i shqiptarise Rexhep Qosja!
    Nga luftat civile jane shuar fise, qytete… shtete!
    Nga luftrat Boterore eshte tronditur mbare Bota .
    Lufta dhe dhuna, kacafytja dhe perplasja jane nena e te gjitha te keqijave!
    Ky eshte realiteti universal….
    Po realiteti i Shqiperise !?
    Cka thone sot nuk e thone neser.
    Cka pohojne sot e mohojne neser.
    Cka e miratojne paradite e mohojne pasdite !
    Cka e ndertojne diten e cartin naten tamam si tek Legjenda e Rozafes
    Ata nuk kane konsensus me vetveten.
    A mund te kete konsensus me njerez qe nuk kane konsensus me vetveten!?
    A mund te kete mirekuptim me persona qe nuk kane mirekuptim ne partine e vet!?
    A mund te kete pelqim me individe qe nuk kane pelqim me veten e vet, me popullin e vet . me aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te popullit, te shtetit e kombit te vet !?
    A mund te kete konsensus me kete “bande gangsteresh”!?
    A mund te kete konsensus me “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    Askush nuk don nje reforme te miratuar ne menyre te njeanshme! Askush!
    Eshte Kushtetuta e Shqiperise jo e Edi Rames apo Sali Berishes, Ilir Metes apo Fatmir Xhafes, Ylli Manjanit apo Oerd Bylykbashit, i cili e ka aq frike gjuhen anglo- amerikane sa gjyshi i tij ish- shef i SS “Rrezikun angloamerikan per Shqiperine”!
    Ishalla Berisha, Basha, Strazimiri, Bylykbashi nuk nxjerr si kusht te ri per miratimin e ligjeve te saj futjen e cirilicave te RIA-s ruse e BIA-s serbe !!!
    Konsensus, konensus me cdo cmim e me cdo kusht !
    Vecse edhe te ikish si kryetar Kuvendi “nese votohet me shantazhe dhe presione ndaj deputeteve” ne keto momente historike e jetike per shqiptaret e Shqiperine nuk mund te quhet konsensus!
    Shantazhi eshte shantazh, edhe kur behet me qetesi e dashuri !
    Ndaj si vella i nje gjaku e i nje gjuhe ju lutem qe ne emer te Atdheut, te Bijve te tij, te Shenjtores Shqiperi dhe Shpirtit atdhetar shqiptar, deshmoju shqiptareve dhe Botes se Ilir Meta ishte, eshte dhe do te mbetet “Buldozeri” i politikes shqiptare, percaktori i saj!
    Shqiptaret dhe Shqiperia kane me shume nevoje se kurre per buldozere jo per destroyers, per ndertimtare per shkaterrimtarit, jo per rrenimtare!
    Uashingtoni e Brukseli kane sot me shume nevoje se kurre per to !
    Jo per vete… Per ne miqte dhe aleatet e tyre!
    Jo per 8 per qind te shqiptareve qe e kane marre peng drejtesine e ligjin, mbare Shqiperine me impunitetin e tyre, me kusarine e tyre, me vrastarine e tyre , me korrupsionin e tyre qe nuk njeh fund e ane !
    Per 92 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen ne Drejtesi !
    Jo per 5 per qind te shqiptareve antishqiptare e antiamerikane, antiperendimore!
    Per 95 per qind te shqiptareve qe e duan Ameriken e Perendimin !
    Ua kemi pru ne maje te hundes me mashtrimet e poshtersite, me hajnite e maskaralleqet, me kusarine e vrastarine tone, me piruetat e hedhjet dege me dege!
    Ua nxorem gojen mbrapa veshit!
    Ua qitem qumeshtin e nenes nga
    hunda!
    Ata e duan gjithe kulacin vetem per
    vete!
    Ata njohin dhe kuptojne vetem
    vetem gjuhen e kerbacit !
    Enough it’s enough! Boll me!
    Sot!
    Neser eshte vone!
    Neser eshte kurre !

  6. corape kuqi says:

    Debila. Kush ju tha ju qe demokratet ne shba jane qender e majte? Injorant.
    Ata jane qender e djathte. Nuk mund te imagjinohet ne amerike nje parti e majte apo qender e majte. As parti te qendres nuk imagjinohen. Eshte nje parti gjoja e majte e ralf nader qe perdoret nga republikanet njelloj sic sali berisha deshte te perdorte kreshnik spahiun apo si lsi qe eshte regjistruar gjoja si e majte dhe i sherben sali berishes

  7. Mark ramy uk scotland irland says:

    More gazetaruc.
    Te jesh i majte ne amerike eshte njelloj sikur intelektuali pellumb kulla te deklaronte ne kohe te xhaxhi qe ishte zogist. Sa mund te kishte parti te djathte ne kohe te xhaxhitcaq mund te kete te majte ne amerike.

    1. NN94 says:

      Bernie Sanders morri 43% te votave ne partine Demokrate dhe nqs ai nuk eshte i majte atehere kush mund te jete? Ndersa Hillary- in nuk mund te thuash qe eshte e majte si e majta tradicionale europiane, por prape ajo luhatet mes qendres dhe qendres se majte.
      Ne fakt keqkuptimet lindin pasi ne SHBA partite jane te ndara ne lberale dhe konservatore ne ceshtjet sociale, kurse nqs merr parasysh ceshtjet ekonomike demokratet jane centriste ose qender e majte, kurse republikanet jane qender e djathte ose neoliberal (fondamentaliste te tregut te lire).

  8. Mentari says:

    Amerika do te perkrahe nje Eduart Selami qe deri dje jetonte ne ate amerike me Asistencen e shtetit amerikan?? ore a keni mendje ne koke apo jo?Selami duket sikur ka mbaruar veem shkollen e mesme dhe jo me shum.zot na ruaj nga mungesa e Informacionit dhe sidomos nga Inteligjenca Inferiore shqiptare

  9. noli says:

    Reformen ju a miratuan. Tani qe ju ngopen me luge bosh shikoni si jane leshuar perseri te lepien qe te trashegojne pushtetin dhe t’jua shtyjne me shume shqelmin ne gryke.

  10. Mark ramy uk scotland irland says:

    Ik mor trap shko e lexo. Demokratet jane qender e djathte dhe republikanet jane te djathte mos them extreme. Liberalet amerika i do dhe i prano sa i donte enveri.
    Liberal quhen te qendres qe nuk egziston ne amerike dhe urrehen individed liberale

    1. NN94 says:

      Une shkoj e lexoj nuk e kam problem dhe po deshe me sygjero cfare ose ndonje link, po ti qe ke probleme me bazat e edukimit politik? Marre pjesen e fundit te komentit, me te vertet skema politike ne SHBA eshte e polarizuar dhe kjo shpjegon “urrejtjen” e ndersjellte te liberaleve me konservatoret me njeri-tjetrin. Po qe te thuash qe liberalet jane pakice absolute atje nuk e bene kete te vertete (rreth 40% identifikohen me termin liberal, rreth 20% jane ne mes dhe rreth 40%jane konservatore), por tregon qe injoranca jote eshte kultivuar ne “dhoma te mbyllura” te mediave si fox news. Te sygjeroj te hapesh nje cik dhe te mos lexosh vetem ate qe do por te jesh me i hapur dhe te pranosh edhe burime te tjera qe nuk i shkojne gjithmone pershtat opinionit tend rreth botes.

      1. AKA says:

        Per fat te keq Fox News ua ka shplare trurin edhe pjeses me te madhe te shqiptareve ne Amerike.

  11. Mark ramy uk scotland irland says:

    Populli shqiptar eshte injorant dhe besojne qe ps dhe lsi jane te majta. Ps dhe lsi une as ne qender nuk do ti konsideroja. Ndersa personalisht rama dhe meta jane me afer fashistes. Ata e urrwjne pipullin e thjeshte.
    Meta i quan kokepalare kurse edi deklaroi ne koference shtypi ne itali ku i beri thirrje biznezmeneve italiane. Hajdeni ne shqiperi se aty ska as parti te majta as sindikata

    1. NN94 says:

      Ne fakt ka ikur koha kur partite e majta jane kunder biznesit, ti flet per nje te majte te kohes se qepes qe ne perendim ka qene gjithmone ne pakice absolute. Ekzistojne parti te majta jo marksiste sa per dijenine tate dhepo ashtu as e majta dhe as e djathta nuk jane monolite, pra nuk ka vetem nje te majte dhe nje te djathte.

  12. DRENICA E KUQE says:

    Me te renda qene prapaskenat e Lulit ne kurriz te UÇK, ne Kosove, sepse, duke ia punuar pas shpine UÇK, ia punoi dhe ia punon pas shpine Shqiperise e popullit shqiptar…

    DRENICA E KUQE

  13. B.t says:

    Z.Pata!”Uji kalon vetem njehere ne ate shtrat!”.Kjo eshte nese e vertete.Kete here Berisha e ka mbushur kupen.Cdo fjale e dale nga goja e tij eshte shkruar.Berisha eshte antishqiptar.Me goje flet shume por ben te kunderten e atyre qe thote.Shiko se si po e vret kete popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje