Shtysë për këtë shkrim të ri m’u bënë fytyrat e lumtura të atyre që u ndeshën e u përleshën në rrafshin e formulimeve te reformës, muaj me radhë dhe që të gjithë sot lumturojnë.
I lumturon jo reforma për drejtësinë, por nevoja për t’u shtirur se kanë fituar mbi njëri tjetrin.
Lumturohem edhe unë që në këtë vend të shtrenjtë nuk ka të humbur, por veç fitimtarë.
Duket sikur shtirja ka mbetur që në kohë të mbretërimit të Hoxhës, kur më të rraskapiturat nga përdorimi ishin fjalët “fitore” dhe “lumturi”, që i gjeje me bollëk nëpër këngë, në artikuj dhe fjalime.
Është thjesht një tipar origjinal, shqiptar, tradicional dhe më mirë kjo mund të vihet re sidomos, sot kur reforma ka lumturuar me të drejtë aktivistin më të përkushtuar, Ramën, por tapat e shampanjës po kërcejnë edhe më shumë në ballkonet e Bashës dhe të Metës.
Në të vërtetë shumica e shqiptarëve e ka pritur me mosbesim rezultatin e ujdisë së politikanëve dhe festa nuk është shtrirë tej perimetrit të zyrave të partive dhe parlamentit shqiptar. Se u kokolepsën shumë formulimet, pjesëmarrësit, zgjedhjet e njerëzve që do të zgjedhin ata që duhet të bëjnë zgjedhjen!
Njerëzit, ku mund të futem edhe unë, janë më shumë të hutuar se sa të gëzuar nga ajo që u arrit. Të uriturit nuk të brohorasin kur ti, në vend t’u vesh përpara pjatën e gjellës, u ve skicën e restorantit që do të ndërtosh.
Reforma e vërtetë nis ditën që dikushi me peshë del para togave të zeza. Pra jo se nuk shpresohet, por ama jemi akoma në fazën e premtimeve! Vlera e kaq shumë përpjekjeve ka kuptim, kur prapa hekurave shkon një dash me këmborë, siç vajti në Kroaci, Bullgari, Rumani dhe gjetiu.
Vetëm kur të vijë ajo ditë historike, ajo do të fitonte besimin e njerëzve, pasi sot e njëzetepesë vjet në vend të zbresin në thellësitë e burgjeve politikanët, shohim njerëz të burgjeve që ngjiten përpjetë politikës. Kjo është arsyeja që gëzimin e fitores e sheh vetëm në fytyrat e politikanëve dhe jo në atë të shqiptarit të rrugës.
Në fakt vetëm fytyrat e çobanëve të politikës janë të qeshura dhe është ngaqë nevojat jetike i detyrojnë të duken ashtu. Një fytyrë e ngrysur do të tregonte açik që reforma që sapo u votua është çarku që do të mbërthejë atë.
Çehrja e ngrysur është baraz me një akt dorëzimi. Ngrysja sikur e kandidon për gjyqin e madh. Njëra nga fytyrat e ngrysura, për shembull, do të lexohej sikur ai e pranon që 21 janari po e kërkon kurban, të tjera fytyra si ajo do të dëshmonin se proceset e mbyllura nuk janë mbyllur mirë.
Prandaj e qeshura me sy të ndritshëm dhe dhëmbët jashtë është e nevojë dhe jo lumturi. Po ta keni vënë re në zgjedhjet tona, nuk humbet askush. Njëra palë fiton e merr pushtetin, tjetra fiton, por nuk vjen në pushtet, ngaqë ulurin dhe është e sigurt se janë vjedhur votat!
Për këtë pothuaj nuk respektohen statutet e partive, që thonë se i pari i partisë duhet të mënjanohet kur humb zgjedhjet. Si mund të japë tjetri dorëheqjen, kur ai ka fituar bindshëm, por i janë vjedhur votat dhe i janë blerë komisionerët?!
Por ilustrimi më i mirë, për rastin kur fitojnë të gjithë, një nga kulmet e këtij teatri madhor, është rasti i kushtetutës së sotme, hartuar dhe e votuar më 1998.
Ishte një përplasje e madhe mes Berishës që fushatonte që t’i thuhej JO asaj kushtetute të papranueshme dhe Fatos Nanos që bënte gjerësisht përpjekje që shqiptarët t’i thoshin PO, dokumentit historik. Pas dy fushatave paralele të lodhshme dhe ballaballë të kundërta, u arrit në votim mbarëpopullor.
Të nesërmen, pas numërimit të votave, gazetat e Nanos flakëritën për fitoren historike që populli votoi PO, kurse mediat e Berishës, me tituj të mëdhenj, brohoritën dhe falënderuan popullin shqiptar që mundi t’i thotë kushtetutës JO!
Nuk është aspak detaj i ndonjë skenari filmash komikë. Kremtimet e të dy palëve vazhduan javë të tëra dhe kulmuan me dy festa triumfi, me dollira dhe shampanjë. Bash në të njëjtën ditë dhe ekzaktësisht në të njëjtën orë: Nanoja darkë festive,në Pallatin e Brigadave, kurse Berisha pritje madhështore dhe gosti në Hotel Tirana!
U zbrazën shishet dhe u hodhën fishekzjarre për të dy fitoret që nuk konvergonin gjëkundi me njëra tjetrën!
Kushtetuta nuk ndryshoi dhe mbeti një. Fitoret ishin dy. Dhe që të dyja ishin fitore të popullit shqiptar.
Ne, pra, kemi historinë që i kënaq të gjithë. Akoma kemi njerëz që heroit kombëtar, Kastriotit, i thonë cub, teksa Shenjti ynë njihet botërisht si Kalorësi i rezistencës anti-otomane dhe Mbrojtës i Krishterimit të Europës.
Ndër ne, luftën kundër hordhive naziste, gjysma e popullit e quan luftë civile dhe gjysma tjetër krenohet me epopenë më të lavdishme për liri. Mbreti Zog është edhe shtetari më i shquar edhe tradhtari më i mallkuar i vendit, ndërsa Enveri është edhe shëmbëlltyrë e egër e Stalinit, edhe burri më i shquar i të gjitha kohërave….
Kemi dy histori që nuk bëhen kurrë bashkë. Nuk piqen, siç thashë as për ngjarje të shekullit 14, shtatë shekuj thellë! E ndoshta është i vetmi popull, që për të bashkuar kundërshtitë për t’u pjekur në një mendje duhet të hyjë edhe më thellë akoma, aty, ku të gjithë ne rrjedhim nga majmunët.
Nga ata me dhëmbët jashtë, ama! Nga ata, që njërën pëllëmbë leshatore e ngrinin lart për brohoritje dhe me leshatoren tjetër mbaheshin nëpër degët e pemëve, që të mos gremiseshin e thyenin qafën. Dhëmbët tërë kohën jashtë! Gjuha nuk u kish ardhur ende, por me klithma dhe hungërima duket se nisën që atëherë të na formulonin atë të famshmen, shqiptaren, “me ne fitojnë të gjithë!”
Ishte lajmi me i keq nga Meta -ose konsensus ose hic! Ose marreveshje mafiozesh ose hic! Mafia Berisha -Meta do te fitoje! Rrofte populli shqiptar! Rrofshin nderkombetaret!
ZEMERPLASURI
EH MOR PELLUMB TE LUMTE PENA. JE NJE NDER MAJMUNET ME TE ZGJUAR TE RRACES TONE. GEZIM NA JEPJE ATEHERE. GEZIM NA JEPDHE SOT. ME BIND SE NE FUND TE FUNDIT KA NDER NE NJEREZ TE ZGJUAR. ME KETE SHKRIM MA FISNIKEROVE DITEN. MIRE E KA THENE NERITANI: KA SOJLLI DHE SOJSEZE NE BOTEN TONE. SOJLLI KE QENE E SOJLLI MBETE. TE FALA XHULIT
Një nga shkrimet e rralla që ia vlen të lexohet falë ironisë therëse që i bën Kulla shoqërisë shqiptare. Kësaj i thonë ta shohësh veten tënde në pasqyrë e të mendosh -pse vallë jemi gatuar të tillë kontroversë përgjatë të gjithë historisë sonë, përse kemi mbetur vendi më i varfër në Europë edhe pse natyra na ka paisur me të gjitha të mirat e kësaj toke? Kulla vijon në vazhdën e mendimtarëve të mëdhenj të kësaj toke si Noli, Konica e tj.
JA PERSE JANE TE QESHUR POLITIKANET TANE..
Me 21 Korrik, per gjithe diten u beme deshmitare te nje “reality show” me protagoniste te gjithe politikanet shqiptare, shpesh te nxitur apo inkurajuar, per te siguruar finalen e cfaqjes, nga nderkombetaret. Me ne fund, pas mesit te nates, maratona e këtij “show” te papare dhe “historik per fatet e popullit shqiptar” u mbyll me sukses unanim dhe me duartrokitje te perbashketa nga vendasit dhe te huajt pjesemarres ne salle. Te gjitha palet u duken te lumtura nga “happy end-i”, ndersa (Hipokrizia) x (numri i paleve) = kishte arritur kulmin……
Per rreth nje vit e gjysem, bandat e hajduteve te cilat kane zaptuar (me votat e popullit) pushtetin ne Shqiperi “jane grindur e kacafytur” me njera tjetren per te miratuar nje reforme. Sipas tyre kjo reforme do ti sjelle me ne fund popullit shqiptar drejtesine e munguar. “Betejat” mediatike gjate ketyre muajve te gjate, kane shpalosur me ze dhe me figure, brenda dhe jasht vendit, korrupsionin galopant dhe grabitjet e faktuara qe secila pale i faturon pales tjeter. Sado qe palet u perpoqen gjate kësaj kohe “te merren vesh” me njera tjetren per ceshtje te caktuara me interes publik (qe ne fakt nuk u bene publike) asnjehere nuk u arrit marrëveshja e kërkuar. U harxhua kohe, energji, para dhe stres per publikun e gjere. “Betejat” zaptuan sheshet mediatike por rezultati nuk dukesh ne horizont. Nga ana tjeter u vertetua edhe nje here se “ujku mjegull kërkon” dhe ne keto periudha trazirash, hajdutet i shtuan te ardhurat e tyre ne kurriz te popullit fukara (ose budalla).
Beteja me e rendesishme ishte lene per 21 Korrik. Qe ne mengjes, kryetari i bandes se parlamentit, ne përpjekje per te zgjidhur situaten “ne favor te popullit”, u duk i nervozuar dhe i vendosur per te arritur “konsensusin” e shumëpritur nga palet. Mbas përpjekjeve titanike (sipas kronikaneve) te këtij kryetari dhe me asistencen e pakursyer te nderkombetareve, bandat u muarren vesh dhe u mblodhen (pak me vonese) ne sallen e parlamentit, ne oren 11 te nates. Edhe pse u duk qe marrëveshja me ne fund ishte arritur, secila pale deshironte te merrte meritat e rastit. E filloi ligjërimin kryetari i nje bande te vogel, emri i te cilit megjithëse i transformuar disa here ne regjistrat e gjendjes civile ne Shqiperi, eshte i njohur nga organet e drejtesise evropiane, por edhe edhe asaj amerikane, sepse amerikanet nuk te falin, sidomos kur te bejne dhe partner ushtarak. Ai deklaroi se populli me ne fund eshte i fituar nga konsensusi i arritur. Me pas u ngrit nje zonje, qe karieren e saj ja dedikon aftesise per tu servirur ne sa me shume banda. Tani se fundi perfaqeson nje bande tejet patriotike dhe sidomos konservatore sepse ka si qellim madhor ruajtjen e vlerave te familjes shqiptare. Radha i erdhi dhe nje eksperti te bandes se “opozites” i cili sado qe eshte i shkolluar ne perëndim dhe ne moshe relativisht te re, nje shkodrani te vemendshem do ti kujtonte “qenin e rrahun prej s’voglit”. Perfaqesuesi i kryetarit te parlamentit dukej i ngazellyer per meritat e padiskutueshme te kryetarit te tij ne arritjen e konsensusit historik. Nuk mund te rrinte pa folur ne ate ore te vone, pas mesit te nates, dhe kryeministri i vendit qe pasi përshkroi me nota ironie palen “kundershtare” theksoi përpjekjet dhe udhëtimin e mundimshem dhe te pabesueshme qe ekspertet e bandes se tij kishin arritur per te kurorëzuar suksesin e njeres prej reformave me te rendesishme qe kishte realizuar qeveria e tij. Te gjithe folësit, pa përjashtim falënderuan nderkombetaret me superlativa, pavarësisht kritikave te mëparshme per ndërhyrje ne punet e brendshme dhe sidomos ne cenimin e sovranitetit te vendit (te qeverisur nga bandat).
Ne fund te gjithe antaret e parlamentit, pa e lexuar fare draftin final te reformes ne drejtesi dhe ne shkelje te procedurave parlamentare te afateve kohore, e votuan ate njezeri dhe me konsensus te plote duke u ngritur ne kembe dhe brohoritur per fitoren e arritur.
Do thoni Ju se pse u vonua kaq muaj, nje reforme e cila ishte gati prej kohesh por i mungonte vetem “pak konsensus” per ta miratuar? Nuk eshte ndonje cudi e madhe ne Shqiperine tone te dashur. Mallkimi i voneses i ka ndjekur historikisht shqiptaret, por faji nuk eshte dhe nuk ka qene asnjehere i bandave, por i atyre qe i pelqen te sundohen nga bandat. PRANDAJ POLITIKANET TANE JANE TE QESHUR! Tek e fundit edhe nje pjese e madhe e popullit eshte e lumtur nga “suksesi” i reformes, duke i garantuar edhe me shume Ata qe e kane miratuar ate.. se nuk do tu hyje asnje gjemb neper kembe. PERPARA PER FITORE TE REJA …. mbas pushimeve te veres!
Po na tall bota.
Eshte krijuar tashme mendimi kudo se shqiptaret jane budallenj mburravec.
Po tallen ne amerike nje dore e zgjuar duke na njohur qe jemi budallenj mburravec dhe qe per cdo njeri te shquar themi ka qene shqiptare.
Ne amerike po tallen dhe thone, ehe edhe xhorxh washington ka qene shqiptare. Pastaj thone per disa artiste dhe kengetare ne hollywood. Bile edhe zezak.
Nje senator anglez u tall dy tre vjet me pare. Tha kam kontrolluar adn jam shqiptar dhe tallej. Jemi bere gazi i botes.
Alexandri shqiptar. Aristoteli. Nuk ndalojm se mburrurri.
Sa nje anglez tha edhe shekspiri eshte shqiptar.
Napoloni themi ne eshte shqiptar.
Nje anglez me ironi pyeste
Duhet te jesh shqiptar te jesh i madh??
Jemi bere pipull me bisht
Autorit te shkrimit komik:
“A doni me t’u flas per Belulin?” U dogj i shkreti promovues i veprave te Beluleve nga zjarrmia e mania per t’u vetemburrur me komiklleqet e veta,qe i perdori e ngriti lart deri ne diplomacine boterore! U dogj tani komiku per t’i dhene mend e per t’i hapur syte ketij qerrata populli “te panxene” me ironira e fjale dykuptimshme,ketij populli “gdhe” i cili s’merr e s’merr vesh edhe kur i thuhet e verteta ne sy nga Belulet vete.E thirren dikur edhe komikun ne dasmen e Malos.Kendoi e u ngjir zavalli se thurruri lavde e urime per Malon qe e thirri per te ngrene me bollek mish e per te pire raki(apo edhe Uiski dhe shampanje ne ngazellimet e me voneshme te Malos sundimtar),por erdhi dita qe “Maloja” e kish lene prapa listes dhe komiku nisi te hedhe “comage” e “vickela” komike kunder vete Malos qe e kish pasur thirrur e vene ne bash te tryezes se te pangopurve,sahanlepiresave e “Yes”-meneve te tij te paftyre.
Vetem aktor estrade nuk mund te jesh ti berishist i felliqur. Mjaft i kujtove mjeshtrit te atyre estradave, tere ato qe e kane bere te njohur e te dashur per te gjithe shqiptaret. Fjalet e ndyra qe thua mund t’i thuash per kedo se vijne nga marazi jo nga genjeshtrat prej Beluli. Ti surat thuaj, genjen ai? Nuk ishin fitimtare te gjithe? Thuaj qe e ka shpikur ate qe edhe Nano edhe Berisgha, te dy ata qe ndane stafeten e Partise se Punes nuk shtruan gosti per kushtetuten! Genjen ai? Po te genjeje shaje me rrenje e me dege. Genjen ky kur thote qe populli pret te shfaqen pranga per kusaret mafioze dhe jo shkresa dhe vota?. Per cfare genjen? Per kryetare partie qe nuk largohen nga kryesimi i partise kur humbin votat? Hoqi Rama dore me 2009? Ti e shikon qe Berisha ka hequr dore nga kryesimi i partise? Kafsho gjuhen, o sahanlepires ose mos e kafsho, po lepi sahanin qe i kujton te tjereve dhe hesht!
Shkrimi me pelqen.Fotografia:JO.
Shkrimi me pelqen.Fotografia:JO.
undefined
Aktori i estrades ! ! ! Jam lexues dhe simpatizant i P.Kulla ! ! Ato ndyresira qe thua , te perkasin ty dhe atyre qe te mbeshtesin ! ! !Turp !!!!!!!!!!!
Redaktorit:
Jam “aktori i estrades” dhe u shkruaj per komentin tim mbi shkrimin e P,Kulles qe u nisa sot.Ju nuk e botuat;duket nuk u ka pelqyer se ironizonte humorin e Kulles per parlamentin dhe deputetet shqiptare,pickonte pak tendencen e tij per te kritikuar cdo here e per cdo gje politikanet shqiptaer,sidomos ata te opozites.Mendoja se gazeta “Tema” eshte e pamvarur por po shoh se u ve vellon miqve apo bashkepuntoreve te saj,si P.Kulla,qe nga qe nuk ka me se merret ne USA deshiron te jete “aktiv” ne politiken shqiptare,ne tasjeren e te ciles ai ka levizuar si t’i donte qejfi,sa majtas e sa djathtas,e ne te kundert.