Politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe gjithë zyrtarët e korruptuar, shumë shpejt pritet që të japin llogari. Teksa me reformën në drejtësi është rritur shpresa për luftë ndaj korrupsionit, duket se mbështetja më e madhe do jetë nga amerikanët.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi buxhetin që SHBA do të shpërndajë në 2017 për vendet aleate, bashkë me planet dhe synimet e saj gjatë këtij viti. Për Shqipërinë do akordohen 14.090.000 dollarë dhe shumica do shkojnë për luftën ndaj korrupsionit, trajnime dhe pajisje. Ndërsa një pjesë tjetër do shkojë për ushtrinë, për policinë dhe për shoqërinë civile.
Mes planeve të SHBA për 2017 është trajnimi dhe asistenca teknike për prokurorinë, me qëllim luftën ndaj korrupsionit deri në nivele të larta. Duke qenë se me reformën në drejtësi nuk do ketë Prokurori të Krimeve të Rënda, por do jetë ajo Speciale Antikorrupsion, fondet do shkojnë për këtë të fundit. Pra, përveçse FBI, do ndihmojë në këtë proces, prokurorët amerikanë që do zhvillojnë trajnime antikorrupsion. “Fondet do të përdoren për të përmirësuar Shkollën e Magjistraturës.
Për të edukuar gjyqtarët dhe prokurorët mbi detyrat e tyre specifike, si dhe për të mbështetur një sistem ligjor sa më transparent që lufton korrupsionin. Përmes programeve, do ofrohet asistencë teknike për të forcuar aftësitë e Prokurorisë dhe të Njësisë së Krimeve të Rënda, për të ndjekur penalisht, arrestuar dhe gjykuar rastet e krimeve të rënda dhe korrupsionit”, thuhet aty. Duke qenë se korrupsioni ushtrohet nga pushtetarë, atëherë do ketë trajnime për arrestime VIP, raporton gazeta Sot. Nga ana tjetër thuhet se përmes USAID, do të punohet për të përmirësuar sistemin gjyqësor, sidomos në mbylljen e çështjeve sa më shpejt. Një tjetër plan i SHBA është forcimi i gazetarisë investigative me qëllim rritjen e luftës ndaj korrupsionit.
Integrimi në BE
Në dokumentin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit theksohet se Shqipëria po punon fort për integrimin në BE dhe mësohet se SHBA do japë asistencë në këtë aspekt. “Në vitin 2015, BE vuri si kusht përmbushjen e një sërë kritereve për të hapur negociatat e anëtarësimit, teksa e vuri theksin te një sërë reformash, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit. Kjo me qëllim rritjen e përpjekjeve për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. SHBA do mbështesë Shqipërinë në rrugën evropiane duke fuqizuar drejtësinë në vend”, theksohet më tej.
Ndihma për policinë
SHBA do të japë një ndihmë të madhe dhe për fuqizimin e policisë. Ashtu si për drejtësinë edhe këtu do të ketë asistencë teknike dhe financiare. “Financimet do përdoren për të ndihmuar dhe trajnuar përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtuesit e policisë në zhvillimin strategjive, organizmin e strukturave dhe vlerësimin e performancës. Fondet do përdoren për të shtuar kapacitetet në polici dhe zhvillimin e një politike që prodhon rezultat dhe sjell transparencë. Fokusi do jenë të dhënat operative dhe hetimet duke përdorur mjete të teknologjisë së lartë”, thuhet ndër të tjera aty. Fondet do shkojnë dhe për zbatimin e reformës administrative dhe përmirësimin e qeverisjes.
Te nderuar shqiptare dhe ju nderkombetare! Po te doni shenoni daten ,pseudonimin e ketij qe po ben komentin ku thuhet: Neraste se ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare QERSHOR 2017 VJEN NE PUSHTET PD_LSI te gjitha keto qe po behen per reformen ne drejtesi JANE TE VDEKURA. TE gjithe nenet do ndryshojne e perseri ne karrike do ulen ata qe do largohen. Dikush edhe do te tallet me kete thenie.po do talli ai qe do tallet pas qershorit 2017………..
Bashke me reformen. …e he
From: Alban Dega
Date: MAY 29, 2016 at 9:30:21 AM EDT
Fakte jo vetem mendime
CFARE NUK DINE JO VETEM PER POLITIKANET TANE … !?
…. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !
TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG!
Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!
E PABESUESHMJE PARA 37 VJETESH…
Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?
FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN
A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!
PO SOT !?
Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
Te gjithe pergjojne te gjithe!
Secili pergjon secilin.
Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
… Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe te pakorrupturshemin….
Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.
JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!
Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!
PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!
Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
Hajde p… jeshka me lesh!
Hajde p… jeshka pa lesh!
Paguan Paria e Tiranes….
Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!
SHENIM: SHKRUAR PER HERE TE PARE ME 29 MAJ 2016
Sigurimso jam dakord me ty por mos harro se edhe keto e kane thelluar korrupsionin dhe e kane cuar dhe me thelle. Kujto vetem juristinne shquat sajmir qorrin, financierin e famshem qe ka mbaruar per anglisht ahmetajn, hajdutin me cizme beqajn etj etj. Por dhe po e mori pd lsi me keq do behet aq me teper qe lsi eshte ngritur mbi baza hajduterie.
Ne projektbuxhetin e Reformes, a keni llogaritur dhe artikullin “Sapun Rrogozhine” per Like Floririn? ?
Koha do të jetë treguesi më i mirë nëse SH.B.A./B.E. do të triumfojë kundër K.O.S.S.(KRIMIT ORGANIZUAR SHTETËROR SHQIPTAR)…